SHKENCA KOMPJUTERIKE

Rruga drejt mundësive të reja dhe premtuese të karrierës

Shkencat kompjuterike ka qenë një nga fushat me rritje më të shpejtë në dekadat e fundit. Këto përfshijnë kuptimin e hardware dhe software dhe përdorimin e tyre për përpunimin e informacionit, si dhe studimin e algoritmeve, përdorimin dhe përpunimin e bazave të të dhënave, dizajnimin dhe modelimin e sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike dhe krijimin e inteligjencës artificiale. Kjo fushë shtrihet nga komponentët e vegjël të procesorit, përmes gjuhëve të programimit, simulimeve kompjuterike, imazheve vizuale dhe grafikëve, lidhjes së pajisjeve dhe objekteve në një rrjet global interneti deri te hapësirat cloud dhe realiteti virtual. 

Çfarë mund të studioni?

Shkenca kompjuterike është një aktivitet madhor me shumë disiplina të mbivendosura si programimi, matematika, teknologjia e informacionit (IT), logjika, inxhinieria. Në thelbin e saj, krijimi i software shërben për zgjidhjen e problemeve komplekse në fusha të ndryshme si elektronikë, fizikë, biologji, kimi, financa, psikologji etj. Në teknologjinë e informacionit fokusi është në transferimin dhe ruajtjen e informacionit, ndërsa inxhinieria softuerike kombinon programimin me përdorimin e teknikave dhe aftësive inxhinierike. Aftësitë e komunikimit dhe të punës në grup janë cilësi të kërkuara dhe shumë programe përfshijnë module të tilla. Së bashku me disa nga gjuhët e programimit më të përdorura - C#, Java, JavaScript, Python, HTML, CSS, Oracle, studentët gjithashtu kanë mundësinë të studiojnë lëndë si Siguria Kibernetike, Open Source Software Development, Programimi i Realitetit Virtual dhe inteligjencë artificiale, programim web. Zakonisht, në vitin e parë të studimit, programi përfshin module të detyrueshme, ndërsa kalimi në një kurs të lartë, studentëve u jepet më shumë liri për të zgjedhur profilin ose specializimin në këtë fushë. Praktika është shpesh një element i detyrueshëm i trajnimit.

Çfarë karriere mund të ndiqni pas diplomimit?

Si një nga industritë më dinamike në zhvillim, fusha e IT ofron vazhdimisht mundësi të reja dhe premtuese karriere. Të diplomuarit punojnë si inxhinierë softuerësh dhe harduerësh, zhvillues softuerësh dhe aplikacionesh, arkitektë softuerësh, menaxherë projektesh IT, analistë të të dhënave, krijues të lojërave kompjuterike, si dhe sipërmarrës IT.

PROGRAME

Specializime në fushën e informatikës

  • IT- Informatikë
  • Informatika e Biznesit
  • Siguria Kompjuterike
  • Modelimi i IT-së dhe Sistemeve të Biznesit
  • AI- Inteligjenca Artificiale
     
  • Projektimi dhe zhvillimi i lojërave kompjuterike
  • Siguria kibernetike dhe hakërimi etik
  • Matematikë dhe shkenca kompjuterike
  • Teknologjia e Informacionit dhe Inxhinieria Softuerike
  • Projektimi dhe programimi i sistemeve të integruara (MA)
Shtete ku mund të studiohen programe të lidhura me shkenca kompjuterike

SHTETE

SI TJETËR MUND TË JEMI NDIHMË?

Orientim profesional

Letër motivimi

Bursat dhe tarifat e shkollimit

REZERVO NJË KONSULENCË

KONTAKTONI KONSULENTËT TANË

Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë.

Rezervoni

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message