Po! Studimi jashtë vendit ofron këtë mundësi emocionuese dhe sfiduese. Kombinimi i programeve përcaktohet nga politika e institucionit arsimor, rregullat e studimit të vendosura në shtet, akreditimi dhe natyra e vetë programeve. Studimet ne Angli dhe Amerike mundesojne që studentët të studiojnë dy programe paralelisht, pa qenë domosdoshmërisht në fusha të ngjashme. Biznesi dhe shkencat kompjuterike, psikologjia dhe kriminologjia, ekonomia dhe drejtësia janë vetëm disa nga kombinimet e mundshme dhe më të zakonshme. Në SHBA, si dhe në një sërë vendesh të tjera, ekziston programi i Arteve Liberale, në të cilin studentët mund të kombinojnë studimin e lëndëve nga fusha të ndryshme - shkencat humane dhe natyrore, inxhinieri, teknologjinë e informacionit. Kjo është e përshtatshme për kandidatët me një gamë të gjerë interesash dhe njohurish për të studiuar paralelisht lëndë të ndryshme, duke vazhduar me specializimin e tyre pas vitit të parë ose të dytë të studimeve.
A është e mundur të kombinohen dy drejtime?
A është e mundur transferimi në një specializim tjetër?
Transferimi në një drejtim tjetër nuk është një praktikë e zakonshme jashtë vendit dhe ne i këshillojmë aplikantët të bëjnë një zgjedhje të mirëinformuar të fushës dhe drejtimit përpara se të fillojnë studimet e tyre. Çdo program ka module të veçanta të detyrueshme në vitin e parë që janë specifike për specializimin përkatës. Një transferim do të ishte i mundur vetëm nëse programi i dëshiruar i transferimit ka të njëjtat module. Nëse studenti vendos të bëjë një ndryshim dhe të transferohet në një fushë tjetër pas vitit të parë në një program të caktuar, ai do të fillojë studimet nga fillimi.
SHTETE
REZERVO NJË KONSULENCË
KONTAKTONI KONSULENTËT TANË
Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë.