Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një nga konsulentët tanë.
PYETJE TË SHPESHTA
Megjithëse regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, ka shumë informacione të reja. Për këtë arsye, ne përgatitëm dhe renditëm menjëherë për ju përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta të studentëve.
Sa zgjat pjesa e punës së programit dhe grace period?
Studentët shqiptarë lejohen të punojnë legalisht nga 15 korriku deri më 15 tetor. Sa kohë do të punoni varet nga ju dhe marrëveshja juaj me punëdhënësin. Pasi të keni mbaruar pjesën e punës së programit, një pjesë turistike e programit pra një periudhë e programit e destinuar për udhëtime dhe eksplorime në SHBA, është e mundur. Pjesa turistike e programit mund të zgjasë maksimumi 30 ditë, me faktin se duhet të largoheni nga territori i SHBA-së brenda datës 10 nentor!
A mund të aplikojnë grupet?
Sigurisht! Shumë punëdhënës janë në kërkim të një numri të madh punëtorësh sezonalë, gjë që ju ofron juve dhe miqve tuaj mundësinë të aplikoni së bashku dhe të përjetoni të gjitha hijeshitë e stilit të jetesës amerikane.
A duhet të paguaj taksa në SHBA?
Si punëtorë të punësuar ligjërisht, të gjithë pjesëmarrësit e programit u kërkohet të paguajnë taksa federale dhe shtetërore (nganjëherë lokale) gjatë pjesës së punës të programit. Por, pas kthimit nga programi, ju keni të drejtë për një rimbursim tatimor.
Çfarë është DS-2019?
DS -2019 eshte pikerisht formulari i lejes se punes i leshuar nga sponsori. Datat e treguara në këtë formular tregojnë fillimin dhe përfundimin e pjesës së punës të programit. Data e përfundimit e treguar në formular është edhe data e fillimit të pjesës turistike të programit.
A duhet të gjej një punë përpara se të shkoj në program?
Po, të gjithë pjesëmarrësit e programit duhet të kenë një ofertë pune nga një punëdhënës i miratuar përpara se të aplikojnë për lejen e punes (formulari DS-2019) dhe intervistën për vizë.
A duhet të kem sigurim shëndetësor në SHBA?
Po! Sigurimi shëndetësor, i cili mbulon si pjesën e punës ashtu edhe atë turistike të programit, përfshihet në çmimin e shërbimit tonë. Pjesëmarrësit e programit aplikojnë për një vizë J-1 vetëm pasi marrin një ofertë pune, agjencia e miraton atë dhe programi paguhet plotësisht. Të gjithë pjesëmarrësit e programit mund të presin ndihmë në caktimin e takimeve për vizë dhe përgatitjen për intervistën për vizë.
Cilat punë lejohen në program?
Të gjitha punët me natyrë sezonale në vende më të vogla turistike, si p.sh. punë në hotele, restorante, parqe ujore dhe kombëtare e të ngjashme.
Po akomodimi?
Shumë punëdhënës ofrojnë strehim për punëtorët e tyre. Nëse nuk është kështu, mund të mbështeteni në ndihmën e tyre në kërkimin tuaj! Opsioni i tretë janë grupet e shumta në Facebook ku mund të gjeni shokët tuaj të ardhshëm të dhomës dhe të kërkoni akomodim me ta.