Ne kemi çmimin më të mirë për Work and Travel si per opsionet e sigurimit te punës nga Integral "pre-arranged" dhe për sigurimin e punes personalisht "self-arranged".
PËRSE TË BËHENI PJESË E WORK AND TRAVEL?
EKSPERIENCA
Pjesëmarrja në program është përvojë e vlefshme si dhe një referencë e shkëlqyer në CV-në tuaj. Punëdhënësit amerikanë janë të gatshem kur bëhet fjalë për rekomandime dhe ju mund të mbështeteni në ndihmën dhe mbështetjen e tyre sapo të bëheni pjesë e tregut të punës.
PAGESA
Programi ju ofron mundësinë për të punuar në pozicione që paguhen shumë më mirë se çdo punë verore në Shqipëri. Mjafton të thuhet se disa studentë, përveçse nuk e kanë problem të mbulojnë të gjitha shpenzimet pas kthimit nga programi, kanë udhëtuar në të gjithë Ameriken dhe më pas kanë vizituar disa qytete të mëdha evropiane.
PAVARËSIA
Sfida më e madhe për të gjithë pjesëmarrësit është distanca nga miqtë, familja dhe të dashurit mijëra milje larg për muaj të tërë. Por është gjithashtu një mundësi për të dalë nga zona juaj e rehatisë dhe në të ardhmen për të marrë të gjitha sfidat në hapin tuaj!
NJOHJE DHE MIQ TË RINJ
Gjatë disa muajve të verës, ju do të punoni krah për krah me amerikanë nga e gjithë Amerika, si dhe studentë nga pjesë të tjera të Evropës dhe botës. Si rezultat, do të takoni shumë fytyra të reja dhe mundesisht të beni miq.
UDHËTONI
Work and Travel USA ju ofron një mundësi unike për të parë disa nga vendet më të famshme në botë, për të shijuar natyrën mahnitëse, për të qenë pjesë e festave dhe festivaleve amerikane - e gjithë kjo dhe më shumë janë pjesë e përvojës Work&Travel USA!
PSE TË ZGJIDHNI INTEGRAL?
Ne bashkëpunojme me dy sponsorët më të medhenj dhe të besueshëm për programin Work and Travel USA Albania: InterExchange dhe CIEE
CMIMI ME I MIRE
SHUMLLOJSHMERI OFERTASH PUNE
Ne kemi oferta të shumta për punë, si në pozicione dhe ne vendndodhje. Përveç kësaj, ne përpiqemi ta bëjmë më të lehtë për ju gjetjen e punëdhënësit më të mirë.
MËNYRA MË LEHTË DHE MË SHPEJTË PËR TU REGJISTRUAR NE WAT
Konsulentët tanë jua lehtësojne të gjithë procesin e aplikimit.
REZERVO NJË KONSULENCË
KONTAKTONI KONSULENTËT TANË
Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë.