Rruga drejt një shkolle të mesme ndërkombëtare është një udhëtim — jo një garë.

21.11.2025

Kur është koha e duhur për të filluar përgatitjen e fëmijës për një shkollë të mesme jashtë vendit?


Dërgimi i një fëmije në një shkollë me konvikt jashtë vendit është një vendim i rëndësishëm që mund të formësojë të ardhmen e tij. Ky është një hap drejt ndërtimit të një jete më të mirë, zhvillimit personal dhe një perspektive globale. Që ky tranzicion të jetë i suksesshëm dhe i qetë, nevojiten planifikim i kujdesshëm dhe përgatitje në kohë – si për prindërit, ashtu edhe për fëmijën. Pyetja që shtron shpesh është: “Kur është momenti i duhur për të filluar?”
Përgjigjja është e thjeshtë: më herët sesa mendoni, por një vit përpara është periudha ideale për të siguruar një proces të rregullt dhe pa stres.


9–24 muaj para aplikimit: Vendosja e bazave


Kjo është faza kur familja duhet të shohë panoramën e plotë dhe të përcaktojë objektivat.

 

  • Pse një shkollë te mesme jashte vendit?
  • A kërkoni një program akademik specifik, një orientim sportiv apo një mjedis më të pavarur për fëmijën?
  • A është fëmija i gatshëm?
  • Vlerësoni pjekurinë, vetëmenaxhimin dhe gatishmërinë emocionale.
  • Përgatitja financiare:
  • Informohuni për tarifat e shkollimit, kostot e jetesës dhe bursat për të krijuar një buxhet realist.
  • Zgjedhja e vendit:
  • Vendosni ku do të donit të vijojë shkollimin fëmija, duke marrë parasysh gjuhën, kulturën dhe kushtet e vizave.


Në këtë fazë, është thelbësore të bisedoni hapur me fëmijën dhe ta përfshini në vendimmarrje – kështu ai do të ndihet pjesë e procesit dhe më i motivuar për ndryshimin që e pret.


6–9 muaj para aplikimit: Kërkim dhe aplikim


Pasi qëllimet të jenë të qarta, është koha për hapa konkretë:

 

  • Kërkimi i shkollave: Shfletoni faqet zyrtare, forumet, katalogët dhe krijoni një listë shkollash që i përshtaten nevojave dhe profilit të fëmijës.
  • Prezantime virtuale: Shfrytëzoni sesionet online, ditët e hapura virtuale dhe turet digjitale që shumica e shkollave ofrojnë.
  • Procesi i aplikimit: Përgatitni dokumentet e nevojshme – notat, letrat e rekomandimit, letrën e motivimit dhe formularët e aplikimit. Kushtojini vëmendje afateve, pasi shumë prej tyre janë të hershme.
  • Bursat dhe ndihma financiare: Nëse synoni të aplikoni për bursë, ky është momenti i duhur për të nisur procesin.


3–6 muaj para aplikimit: Logjistika dhe vizitat

 

  • Vizita në shkolla (nëse është e mundur): Nëse buxheti dhe koha e lejojnë, një vizitë fizike në shkollë mund të ndihmojë shumë në marrjen e vendimit përfundimtar.
  • Viza dhe imigracioni: Verifikoni dokumentacionin e kërkuar nga vendi pritës dhe nisni procedurat me kohë.
  • Përgatitja akademike: Kontrolloni nëse shkolla kërkon teste të standardizuara ose vlerësime shtesë të njohurive.


1–3 muaj para nisjes: Përgatitjet finale

 

  • Pranimi dhe regjistrimi: Finalizoni procesin e pranimit dhe pagesat përkatëse.
  • Kontrollet mjekësore: Siguroni që fëmija të ketë të gjitha dokumentet mjekësore dhe vaksinat e kërkuara.
  • Paketimi dhe organizimi: Përgatitni veshjet, uniformën (nëse kërkohet), sendet personale dhe dokumentet e rëndësishme.
  • Përgatitja emocionale: Bisedoni hapur për pritshmëritë, emocionet, frikërat dhe entuziazmin. Ndihmojeni fëmijën të kuptojë se diferencat kulturore janë pjesë e procesit dhe se mallëngjimi është krejtësisht normal dhe kalimtar.


Rruga drejt shkollave te mesme jashtë vendit – udhëtim, jo garë


Rruga drejt një shkolle jashtë vendit është një vendim shumë i rëndësishëm që do të ndikojë jo vetëm në të ardhmen akademike të fëmijës, por edhe në formimin e karakterit dhe personalitetit të tij. Planifikimi një deri dy vite më parë i mundëson fëmijës dhe prindërve të përgatiten për të gjitha aspektet e këtij procesi dhe të bëjnë tranzicionin sa më të lehtë dhe të suksesshëm.


Shumë shkolla internate ofrojnë gjithashtu programe verore, të cilat u japin mundësinë nxënësve të përjetojnë jetën në shkollat jashte vendit përpara se të fillojnë mësimin. Kjo qasje lehtëson aspektet praktike dhe, njëkohësisht, i jep fëmijës vetëbesim dhe stabilitet emocional për t’u përshtatur në mjedisin e ri. Në fakt, është një mënyrë për të vendosur themelet e suksesit të tyre, dhe rezultatet më të mira arrihen kur planifikohet me kohë – me kujdes dhe mendje të qartë.


Si këshilltar arsimor, Integral mbështet për më shumë se 15 vite mbi 1.000 nxënës nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Serbia, Shqipëria dhe Sllovenia në nisjen e studimeve në shkolla te mesme jashtë vendit. Ne ofrojmë mbështetje në të gjitha fazat e procesit – nga zgjedhja e programit akademik të përshtatshëm, destinacionit dhe shkollës që i përshtatet interesave dhe qëllimeve të nxënësit, deri tek asistenca në aplikimet për bursa, dorëzimi i dokumenteve dhe përgatitja për provime dhe intervista, duke siguruar që kandidatët të jenë të mirëpërgatitur dhe të maksimizojnë shanset e tyre për sukses.


Prindërit që po mendojnë për nje shkolle te mesme jashte vendit për fëmijët e tyre, që kanë pyetje të ndryshme ose duan të përjetojnë atmosferën e një shkolle jashte vendit, janë të ftuar të vizitojnë eventin e dedikuar arsimit të mesëm jashtë vendit, i cila do të mbahet më 6 Dhjetor në Tiranë, në Hotel Xheko Imperial.

Regjistrohu ketu per eventin

Lajme të lidhura

BURSA NË SHKOLLAT E MESME NË ANGLI – OFERTA PËR MA...

Arsimi i mesëm është një nga fazat më të rëndësishme në formimin akademik dhe personal të një të riu. Për familjet që synojnë...
20.05.2025 Lexo me shume

Bursa deri në 35% nga Abbey College London dhe Ca...

Kolegji Abbey DLD Cambridge dhe Abbey DLD College London, në bashkëpunim me Integral, ofrojnë bursa ekskluzive për nxënësit nga Shqipëria: 25% ulje në tarif&eum...
07.05.2025 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message