USA: Land of the Free, Home of the Brave
Amerika është e famshme për gjithcka:për shfaqjet televizive, vendet e mahnitshme, ushqimin dhe njerëzit - dhe mbi të gjitha, ndjenjën unike me të cilën ka aftësi të frymëzojë. Gjithnjë e më shumë studentë po zgjedhin të punojnë në Amerikë se kurrë më parë. Po përse ndodh kjo?
Për t'ju përgatitur dhe për t'ju njohur me mundësitë e mëdha të “Work and Travel in USA” që do të hasni gjatë aventurës suaj të punës dhe udhëtimit, ne ndajmë me ju disa nga faktet më interesante.
- Do njiheni me njerëz nga kultura të ndryshme
Do të takoni miq të përjetshëm nga vende si e gjithë bota (Australi, Amerika e Jugut, Azi, dhe vende në të gjithë Evropën, për të përmendur vetëm disa). USA është një nga vendet më me diversitet në botë. Është e mrekullueshme të shkosh në një vend ku njerëzit flasin gjuhë të ndryshme dhe pse jo të mësoni nga ta dhe e kundërta. Udhëtimi, fakti që do të jeni vetëm në një vend të ri, mund të jetë disi dërrmuese - veçanërisht nëse nuk jeni mësuar me të, por është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar të zbuloni botën vetë.
- Vendet - Do të shihni më shumë shtete sesa vetëm atë në të cilën punoni
Ndoshta kjo është pjesa më e bukur e Work and Travel.
Udhëtimi nëpër USA mund të jetë veçanërisht i lirë nëse krahasoni edhe çmimet e linjave ajrore. Kur të jeni në SHBA, mund të përfitoni sa më shumë nga të qenit atje. Fluturimet e brendshme përdoren jashtëzakonisht shumë, prandaj mund të merrni fluturimet më të lira brenda qyteteve. Merni cantën e shpinës dhe nisni udhëtimin tuaj. Për shembull, mund të vizitoni parqet kombëtare, si Yellowstone, një nga mrekullitë e Amerikës; Kanionet e Kolorados, dhe më shumë.
- Eksperienca - Do të keni disa nga përvojat më unike të jetës
Dilni nga zona e konfortit. Amerika ka shumë më tepër sesa qytetet me gradacela. Eksploroni vërdallë, pyesni vendasit për historinë që t’ju tregojnë xhevahiret e fshehura të vendit përkatës. Gjithashtu do të mësoni për kultura të ndryshme nëpërmjet miqve që është akoma më mirë. Këta janë njerëzit me të cilët do të kujtoni historitë e udhëtimit tuaj dhe kur ta shihni përsëri njëri-tjetrin, do të jetë sikur të mos jeni ndarë asnjëherë.
- Kuzhina Amerikane - Diversitet dhe shije
SHBA është vend multikulturor dhe si e tille është ndikuar ndjeshëm nga shumë kultura dhe tradita të tjera. Si askush tjetër është munduar të përmirësojë dhe (ndoshta) të përsos pjata të ndryshme, unike për kultura të ndryshme. Pra, Amerika kryeson edhe në këtë drejtim. Le të permendim disa nga ushqimet dhe vendet me te famshme dhe interesante për të cilat me siguri keni dëgjuar shpesh të flitet. Burgers të McDonald's; deep dish pizza e Chicago; doughnuts në New York; fresh fish tacos në New Mexico dhe më shumë.
Në çdo shtet të ndryshëm do të keni mundësi të shijoni lloje të ndryshme ushqimesh. Disa nga qytetet kryesore në Amerikë janë qendra të ushqimeve më unike që mund t'i provoni, shpesh të gatuara nga kuzhinierë autentikë nga e gjithë bota dhe kultura të ndryshme.
Gati për të filluar aventurën më të bukur të verës?
US është një vend ndryshe nga kudo tjetër në botë - ne mund t'ju japim plot arsye. Madje nuk do të pendoheni nëse zgjidhni programin 'Work and Travel in USA'. Do të fitoni përvojë, njohuri, kujtime të pabesueshme, vetë-zhvillim dhe më shumë. Nuk ka mënyrë më të mirë për të eksploruar një vend të ri dhe kultura të reja sesa Work & Travel USA- dhe të merrni shumë me vete. Përvoja juaj do të jetë krejtësisht unike dhe do të keni kohën e jetës suaj!
Për më shumë informacion na kontaktoni:
+355 69 40 40 901
xhensila@integral.al