Pse t’i Besoni Integral
VITE EKSPERIENCE
ZYRA NË 6 VENDE
PARTNERË NË MË SHUMË SE 25 SHTETE
KLIENTË TË KËNAQUR
ARSIMI JASHTË VENDIT
PROGRAMET
Nga aplikimet universitare dhe shkollat e mesme jashtë vendit, te kampet verore, kurset përgatitore dhe Work & Travel USA — Integral mbështet studentët shqiptarë në çdo hap të rrugëtimit të tyre akademik ndërkombëtar.
UNIVERSITETE JASHTË VENDIT
Gjithçka në lidhje me universitetet jashtë vendit - përzgjedhje, përgatitje, aplikim.
SHKOLLA TË MESME JASHTË VENDIT
Arsim me cilësi të lartë dhe diploma të njohura ndërkombëtarisht në kolegje elitare.
KAMPE VERORE JASHTË VENDIT
Kurse dhe kampe gjuhësore në 25 vende - mësimi i një gjuhe përmes një përvoje unike.
KURSET PERGATITORE
Kurse, teste, trajnime- zgjidhje profesionale për një aplikim të suksesshëm!
WORK AND TRAVEL USA
Mënyra më e lehtë për të punuar dhe për të udhëtuar në Amerikë është përmes programit veror të shkëmbimeve kulturore.
WORLD EDUCATION FAIR
Gjithçka rreth arsimit jashtë vendit në panairin më të madh të edukimit në rajon.
Ekspertët Tanë të Edukimit Ndërkombëtar
Leidia Lleshaj
Higher Education ManagerXhensila Rizaj
Head of SalesAnka Hasi
Manager Secondary Education and Summer ProgramsLivia Lleshaj
WAT Consultant and Finance DepartmentMelisa Hidri
Junior ConsultantBruno Elezi
Country ManagerFAQ
Si ndihmon Integral në aplikimet universitare?
Integral Educational Programs ofron mbështetje të plotë gjatë gjithë procesit të aplikimit universitar jashtë vendit. Konsulentët tanë ndihmojnë studentët në përzgjedhjen e universitetit dhe programit të duhur, përgatitjen e dokumenteve të aplikimit, shkrimin e motivational letter dhe personal statement, aplikimet online, komunikimin me universitetet, aplikimet për bursa, si dhe orientimin për akomodimin dhe vizën studentore. Qëllimi ynë është të sigurojmë një proces sa më të thjeshtë, profesional dhe të suksesshëm për çdo student.
A ndihmon Integral me bursat?
Po, Integral ndihmon studentët në identifikimin dhe aplikimin për bursa dhe zbritje të ndryshme që ofrohen nga universitetet partnere dhe institucionet arsimore ndërkombëtare. Konsulentët tanë informojnë studentët mbi kriteret e bursave, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet e aplikimit, duke maksimizuar mundësitë për të përfituar mbështetje financiare për studimet jashtë vendit.
Çfarë është Work and Travel USA?
Work and Travel USA është një program shkëmbimi kulturor për studentët universitarë, i cili u jep mundësinë të punojnë dhe të udhëtojnë në SHBA gjatë sezonit veror. Programi kombinon eksperiencën profesionale me mundësinë për të eksploruar kulturën amerikane, për të përmirësuar anglishten dhe për të krijuar eksperienca ndërkombëtare. Integral Educational Programs është një nga agjencitë lider në Shqipëri për këtë program dhe ka ndihmuar mijëra studentë shqiptarë të përjetojnë Amerikën përmes Work and Travel USA.
Çfarë eventesh edukative organizon Integral?
Integral Educational Programs organizon gjatë gjithë vitit evente dhe seminare edukative të dedikuara për studimet jashtë vendit, duke përfshirë tematika si Study in USA, Study in UK, Study in Italy dhe programe të specializuara për Art & Design. Gjatë këtyre eventeve, studentët dhe prindërit kanë mundësinë të takojnë përfaqësues të universiteteve ndërkombëtare, të informohen mbi aplikimet, bursat, vizat studentore dhe mundësitë e studimit në vende të ndryshme të botës.
Integral njihet gjithashtu si një nga ekspertët kryesorë në tregun shqiptar për studimet Art & Design jashtë vendit, duke ndihmuar studentët të aplikojnë në universitete prestigjioze për fusha si Fashion Design, Architecture, Graphic Design, Interior Design, Film, Animation dhe programe të tjera kreative.
Në cilat shtete mund të studioj me Integral?
Integral ndihmon studentët shqiptarë të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Itali, Zvicër, Gjermani, Spanjë, Holandë, Austri, Francë, Kanada dhe shumë vende të tjera ndërkombëtare. Ne bashkëpunojmë me më shumë se 300 universitete dhe institucione arsimore në mbarë botën, duke ofruar programe bachelor, master, shkolla të mesme ndërkombëtare, kampe verore dhe programe gjuhësore.
A ofron Integral ndihmë për vizat studentore?
Po, Integral ofron asistencë dhe udhëzim gjatë procesit të aplikimit për vizë studentore. Ne ndihmojmë studentët në përgatitjen e dokumenteve të nevojshme, plotësimin e formularëve, rezervimet e intervistave dhe orientimin mbi procedurat specifike të çdo shteti. Eksperienca jonë shumëvjeçare ndihmon që procesi të jetë më i qartë dhe më i organizuar për studentët dhe familjet e tyre.
A organizon Integral panaire edukimi?
Po, Integral organizon prej më shumë se 20 vitesh panairin ndërkombëtar të edukimit World Education Fair, një nga eventet më të mëdha të edukimit në Ballkan dhe Evropën Juglindore. Panairi organizohet çdo vit në pranverë dhe në vjeshtë dhe sjell në Shqipëri përfaqësues të universiteteve, shkollave dhe institucioneve arsimore prestigjioze nga e gjithë bota. Studentët dhe prindërit kanë mundësinë të takohen direkt me universitetet, të marrin informacion mbi programet e studimit, bursat dhe aplikimet ndërkombëtare.
Konsulencë për studime jashtë vendit
Educational consultancy
Konsultë falasIntegral Albania
-
Profili i Integral