KAMPE VERORE JASHTË VENDIT

Zgjidhni kampin veror të duhur për ju ose fëmijën tuaj

PSE NJË SHKOLLË VERORE JASHTE VENDIT?

Zgjidhni kampin veror të duhur për ju ose fëmijën tuaj

Të studiosh në një kurs gjuhë jashtë vendit është më shumë se thjesht pushime, më shumë se një kurs dhe diçka që mbi 95% e klientëve tanë thonë ""PO, do ta bëja përsëri"". Të entuziazmuar për komunikimin në një gjuhë të huaj, atmosferën, aktivitetet dhe kontaktet e reja, të gjithë ata praktikojnë dhe përmirësojnë njohuritë e tyre në mënyrë ekselente.

Shkolla verore na afron me kushtet në të cilat kemi mësuar gjuhën amtare në vitet e adoleshencës. Kështu, fëmijët bëjnë përparim të dukshëm në zotërimin e saj, ndërsa përjetojnë emocione unike në vetëm 2-4 javë.

PSE NJË SHKOLLË VERORE JASHTE VENDIT?

PËRMIRËSIMI I GJUHËS NË NJË MJEDIS TË PËRSHTATSHËM

Të mësuarit nga përvoja është dëshmuar të jetë metoda më efektive për të fituar njohuri cilësore dhe të qëndrueshme. Dhe a ka mënyrë më të mirë për të mësuar një gjuhë të huaj sesa të merrni pjesë në një shkollë verore jashte Shqipërise?  Ju mund të zgjidhni personalisht, në mënyrë aktive dhe me ndihmën e një konsulenti ekspert - destinacionin/vendin, llojin e vendbanimit dhe shkollën, aktivitetet dhe kohëzgjatjen.

NË SHKOLLAT VERORE JASHTE VENDIT MUND TË NJIHNI KULTURA TË NDRYSHME

Çdo udhëtim pasurohet përmes përvojave të pazëvendësueshme dhe çdo student mund të marrë përfitime të ndryshme për veten e tij në varësi të moshës, përvojës dhe interesave, duke u integruar në mjedisin e ri. Miqësi të reja emocionuese, zbulime të reja rreth zakoneve dhe traditave të huaja, prezantimi në art, sport, kuzhinë - të gjitha zgjerojnë horizontet dhe perspektivën.

NDËRTIMI I PAVARËSISË ME KAMPET VERORE

Pjesmarrja në një kamp vere jashtë vendit për të përmirësuar aftësitë gjuhësore në mënyrë të pashmangshme kërkon dhe ndërton cilësi të tilla si komunikimi, pavarësia në marrjen e zgjedhjeve të ndryshme ditore dhe vetbesim më të madh. Në mjedisin e ri, kjo ndodh natyrshëm dhe spontanisht, pa tension, ndërkohë që nxënësi është i zhytur në aktivitetet e tij.

ZGJIDHNI ARGËTIMIN APO PËRGATITJEN AKADEMIKE

KAMPE VERORE JASHTË VENDIT PËR FËMIJË (7-18 vjeç)

Kampet verore janë të përshtatshme për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 7 deri në 18 vjeç. Programet e tyre zakonisht përfshijnë ekskursione, aktivitete shtesë në bazë të interesave.

Lexo me shume

KURSE GJUHE JASHTË VENDIT PËR ADOLESHENTË DHE TË RRITUR (16+)

Këto programe janë krijuar për të rinjtë dhe të rriturit më të pavarur. Ato nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me një program dhe aktivitete shtesë të kohës së lirë.

Lexo me shume

SHTETE

ÇFARË BËJMË NE PËR JU?

ÇFARË BËJMË NE PËR JU?

KONSULENCA FILLESTARE

Ju do të diskutoni qëllimet, nevojat, preferencat dhe opsionet tuaja me konsulentin tuaj personal të edukimit. Ju do të merrni një listë me propozime për kampe verore dhe kurse gjuhe jashte vendit, nga konsulenti arsimor, si dhe rekomandime se cilat do të ishin më të përshtatshmet per ju.

ZGJEDHJA DHE KONFIRMIMI I PROGRAMIT

Konsulenti juaj do të kujdeset për të gjitha hapat e aplikimit dhe të gjithë komunikimin me kampin veror ose shkollen e zgjedhur të gjuhës.

PËRGATITJA

Ju do të merrni udhëzime të plota dhe një “travel-kit” me informacione për përgatitjen para nisjes, udhëtimin, qëndrimin jashtë vendit dhe kthimin në Shqipëri.

ORGANIZIMI I UDHËTIMIT

Duke ditur në detaje specifikat e udhëtimit jashtë vendit si për të rritur ashtu edhe për fëmijë, ne ju informojmë plotësisht rreth procesit.

PLANI PËR ARRITJET E ARDHSHME AKADEMIKE

Bazuar në përshtypjet tuaja nga udhëtimi fundit dhe qëllimet tuaja të ardhshme personale arsimore, konsulentët tanë do t'ju ndihmojnë të zhvilloni një plan gjithëpërfshirës për t'i arritur ato. 

PSE TË ZGJIDHNI INTEGRAL?

NJË LARMISHMËRI PROGRAMESH
NJË LARMISHMËRI PROGRAMESH

Mbi 300 shkolla verore për të gjitha moshat. 7 gjuhë, në mbi 25 vende, me opsione për programe të ndryshme, nivele gjuhësore, akomodim dhe mjedis sipas preferencave të klientit.

MBËSHTETJE NGA EKSPERTË DHE QASJE PERSONALE
MBËSHTETJE NGA EKSPERTË DHE QASJE PERSONALE

Ne kujdesemi për secilin student individualisht - nga zgjedhja e shtetit, vendndodhjes dhe programit më të përshtatshëm, te përgatitja dhe organizimi i udhëtimit, mbështetja gjatë kampit dhe pas tij.

JO TARIFA TË FSHEHURA APO KOSTO SHTESË
JO TARIFA TË FSHEHURA APO KOSTO SHTESË

Si konsulenti nr.1 për arsimin jashtë vendit, Integral negocion me sukses me shkollat verore kushte të favorshme për klientët e saj. Cmimet janë të percaktuara që në fillim në kontratën e paraqitur klientit.

SI TJETËR MUND TË JEMI NDIHMË?

Kampe verore per femijë

Kurse gjuhësh jashtë vendit 16+

Kurse gjuhësh online

KAMPE VERORE JASHTË VENDIT

LAJMET E FUNDIT

Si kampet verore i bejnë femijët më të aftë?

Pavarësisht se cilat janë planet tuaja për të ardhmen, të flasësh më shumë se një gjuhë është gjithmonë një aftësi tepër...
27.02.2024 Lexo me shume

Europa - vendi ideal për një kamp veror për fëmijë...

Në Europë ndodhen shkollat më elitare dhe universitetet më prestigjoze të cilat ofrojnë mundësi të pafundme nga ana akademike. Për më të vegjlit,...
26.02.2024 Lexo me shume

Si është të jesh nxënës në Zvicër?

Nga 29 Janari deri më 2 shkurt, Integral organizon “Swiss Week”, e cila u dedikohet familjeve të interesuara për t’u dhënë fëmijëve të tyre mu...
19.01.2024 Lexo me shume

Kampe verore për orientim profesional

Kampet verore ndihmojnë në zhvillimin e aftësive ndërpersonale dhe i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se si të bashkëpunojnë me të tjer&eu...
15.01.2024 Lexo me shume

Zbuloni ofertën nga Integral per kampet e verës në...

Gjatë verës ju mund të dergoni fëmijen tuaj në një shkollë verore jashtë Shqipërisë, pikërisht në Evropë ku ata pervec argetimit,...
08.01.2024 Lexo me shume

Eksperienca ime si Group Leader në shkollën verore...

2 jave ne Angli – Eksperience e pa besueshme ne zemer te Londres. "Qe ne janar te vitit 2023, kur vendosem se do te isha shoqeruesja e grupit te shkolles verore ne Angli, mendova se do t...
08.01.2024 Lexo me shume

Përse një kamp veror jashtë vendit?

Pse ndodh që çdo vit gjithnjë e më shumë fëmijë, të rinj dhe studentë të rritur zgjedhin të mësojnë një gjuhë të huaj...
29.12.2023 Lexo me shume

REZERVO NJË KONSULENCË

KONTAKTONI KONSULENTËT TANË

Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë.

Rezervoni

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message