Studioni Dizajn në Itali dhe Spanjë në Kampet Kreative më të mira

10.03.2026

Creative Summer Camps për adoleshentë: Studioni Dizajn në Itali dhe Spanjë me Nuova Accademia di Belle Arti dhe Istituto Europeo di Design


Për ata që duan të zhyten në botën e artit dhe dizajnit, disa nga përvojat verore frymëzuese janë në qendrat kreative më të mira të Italisë dhe Spanjës. Dy nga institucionet më prestigjioze në këtë fushë, Nuova Accademia di Belle Arti (NABA) dhe Istituto Europeo di Design (IED), ofrojnë programe intensive verore që kombinojnë ekselencën akademike me atmosferën kulturore të qyteteve si Milano, Roma, Madridi dhe Barcelona.


Për nxënësit e shkollës së mesme me pasion për kreativitetin, një kamp veror jashtë vendit nuk është thjesht një pushim veror, është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një portofoli profesional dhe një pikënisje drejt një karriere në industrinë kreative. Si NABA ashtu edhe IED kanë krijuar programe verore për vitin 2026 të dedikuara për studentë të moshës 15–18 vjeç, duke ofruar një ambjent profesional ku ata mund të eksplorojnë interesin e tyre për modën dhe dizajnin.


NABA: Kurs Veror Për Krijuesit e Rinj 

Nuova Accademia di Belle Arti ofron një ambjent akademik prestigjioz të krijuar posaçërisht për nxënës të shkollës së mesme, edhe pa përvojë të mëparshme në art. Programi “Kurs Veror Për Krijuesit e Rinj” u jep studentëve mundësinë të zbulojnë potencialin e tyre në zemër të dizajnit italian.
I krijuar për të ofruar një version të përmbledhur të ekspertizës më të rëndësishme të Akademisë, programi u jep studentëve mundësinë të fokusohen në një sesion të vetëm ose të kombinojnë disa module në një eksperiencë 2, 4 ose 6-javore, duke përjetuar kështu një qasje vërtet ndërdisiplinore në botën e dizajnit, modës, medias dhe arteve vizuale.

Informacion kryesor:

  • Mosha: 15–17 vjeç në Milano dhe 15–18 vjeç në Rome
  • Struktura: programe intensive dyjavore
  • Gjuha: të gjitha kurset zhvillohen në anglisht


Sesione për vitin 2026:
•    Sesioni 1: 30 Qershor – 10 Korrik
•    Sesioni 2: 14 Korrik – 24 Korrik 
•    Sesioni 3: 28 Korrik – 7 Gusht
•    “Dy Qytete, Një Vizion”: 6 Korrik – 17 Korrik (një javë në Romë dhe një javë në Milano)

Fusha kryesore të studimit

Kurset ofrohen në pesë fusha kryesore:

  • Komunikim dhe Dizajn Grafik: përfshirë ilustrimin me AI dhe Grafikë në Lëvizje
  • Dizajn: dizajn produkti, dizajn interiori dhe dizajn ndricimi
  • Fashion Design: nga stilimi dhe marketingu deri te tekstil dhe dizajn aksesoresh 
  •  Media Design & Teknologji të Reja: Dizajn karakteresh 3D, zhvillim lojërash dhe aplikime të Inteligjencës Artificiale (AI)
  • Arte Vizuale: fokus në studime kuratoriale, dizajn ekspozitash dhe ilustrime praktike 

 

Lokacione ikonike dhe mundësi unike

  • Kampusi në Milano: i vendosur në zonën e gjallëruar të Navigli, në kryeqytetin ndërkombëtar të modës.
  • Kampusi në Romë: në distriktin Ostiense, ku historia dhe inovacioni ndërthuren. 
  • “Dy Qytete, Një Vizion”: një program unik ku studentët kalojnë një javë në Romë dhe një në Milano, duke marrë frymëzim nga dy kontekste kreative shumë të ndryshme.
  • Joint Summer Course: NABA ofron gjithashtu një kurs prestigjioz në Fashion Design në bashkëpunim me Central Saint Martins, pjesë e University of the Arts London, ku studentët kalojnë pesë javë mes Londrës dhe Milanos. 

 

IED: Kurse Verore për të Rinj dhe Profesionistë

Një kurs veror në Istituto Europeo di Design është një mundësi për networking ndërkombëtar dhe një zhytje e plotë në filozofinë e “Made in Italy” dhe Spanish Design. Me kampuse në disa nga qytetet më frymëzuese të Europës — përfshirë Firenze, Barcelona dhe Madrid — IED ofron mjetet dhe prestigjin për ta kthyer pasionin në një rrugë profesionale. 

Informacion kryesor:

  • Mosha: 15–18 vjeç
  • Lokacionet: Milano, Romë, Firence, Madrid, Barcelona dhe Bilbao
  • Gjuha: kurset ofrohen në anglisht dhe spanjisht

Një qendër globale e kreativitetit

Kurset verore të IED janë ndërtuar rreth eksperiencës së jetës në qytetin e dizajnit. Qoftë duke skicuar arkitekturën e Rilindjes në Firence apo duke eksploruar skenën moderne të graphic design në Barcelonë, çdo qytet shndërrohet në një laborator të hapur kreativ.

Fusha të ndryshme studimi

Programi i IED përfshin një gamë të gjerë të industrive kreative:

  • Modë: Dizajn i Koleksioneve Capsule (Firence), Marketing Mode (Milano), Modë e Qëndrueshme (Barcelona)
  • Dizajn: Dizajn Interioresh & Showroom, Dizajn Produkti dhe Dizajn Automobilash në Torino
  • Arte Vizuale & Komunikim: Dizajn Grafik i Avancuar, Prodhim Video dhe Kreativitet & Inteligjencë Artificiale
  • Menaxhim: Menaxhim i Arteve, Menaxhim i Brandeve të Modës dhe Strategji Digjitale

 

Metodologjia “Learning by Doing”
Një nga elementet kryesore të edukimit në IED është lidhja mes teorisë dhe praktikës. Programet verore (1–4 javë) përfshijnë:

  1. Workshops dhe laboratorë praktikë me përdorim të software profesional si Adobe Creative Suite.
  2. Vizita studimore në showrooms, studio dizajni dhe galeri arti.
  3. Takime me profesionistë të industrisë, të cilët ndajnë përvoja reale nga tregu aktual.

 

Cili program është i duhuri për ty?

  • Zgjidh NABA nëse kërkon një ambient akademik shumë prestigjioz dhe dëshiron të përjetosh një eksperiencë mes bukurisë historike të Romës dhe energjisë kreative të Milanos.
  • Zgjidh IED nëse të interesojnë specializime më specifike dhe moderne, si AI në design, ose nëse të tërheq veçanërisht kultura e dizajnit në Spanjë.

 

Merr këshillim profesional

Nëse nuk jeni të sigurt se cili program veror në fushën kreative është më i përshtatshëm për ju ose për fëmijën tuaj, konsulentët tanë me eksperiencë janë këtu për t’ju ndihmuar të zgjidhni kursin veror që përputhet më mirë me interesat dhe objektivat afatgjata akademike dhe profesionale.

Na kontaktoni
☎ 0698040601
✉ anka@integral.al
 

REZERVO NJË KONSULENCË

 

Etiketa:
kampe verore

Lajme të lidhura

Gjeni kampin veror perfekt në Zvicër me Integral A...

Nga argëtimi në natyrë deri te ekselenca akademike – Zvicra është destinacioni perfekt për kampe verore gjuhësore dhe edukative. Zvicra, e njohur për nat...
14.01.2026 Lexo me shume

10 pyetjet kryesore që kanë prindërit rreth Kampev...

Dërgimi i fëmijës tuaj në kampin veror në Zvicër është një mundësi emocionuese, por është e natyrshme të keni pyetje. Ne kemi për...
12.01.2026 Lexo me shume

Udhëtoni dhe Mësoni: Eksperienca në Kampet Verore...

Në këtë artikull, ne do të eksplorojmë botën e larmishme të kampeve verore në Angli, Gjermani dhe Spanjë, bazuar në reagimet dhe përshtypjet nga...
25.04.2025 Lexo me shume

Kampi veror në Toledo: Aventura dhe mësimi i gjuhë...

Imagjinoni një verë ku fëmija juaj nuk është i kufizuar në shtëpi, por është vërtet i emocionuar për të mësuar spanjisht ose anglisht,...
29.03.2025 Lexo me shume

Ditë Konsultash me TASIS në Tiranë!

TASIS – The American School in Switzerland është një nga shkollat më të vjetra dhe prestigjioze ndërkombëtare, e vendosur në Lugano, Zvicër. E njohur...
13.01.2025 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message