Ky është programi më i njohur për studentë. Qëllimi i këtij programi është t’ju mundësojë studentëve të huaj, që gjatë stinës së Verës të jetojnë dhe punojnë në USA dhe në këtë mënyrë të përvetësojnë edhe gjuhën Angleze, të njohin jetën amerikane dhe të njohin miq të rinj. Për të mbuluar shpenzimet e jetesës në USA pjesmarrësit e programit do të kenë mundësi të punojnë në pozicione pune në fushën e turizmit, hotelerisë, tregti dhe të tjera.
Përse duhet të zgjidhni programin WORK & TRAVEL USA?
- Kaloni verën në Shtetet e Bashkuara
- Bëni miq të rinj nga gjithë bota
- Vizitoni vendet që keni ëndërruar gjithmonë
- Përfitoni eksperiencë pune
- Eksperiencë e vlefshme për CV-n tuaj
- Praktikoni anglishten
- Provoni stilin e jetëses Amerikane
Përse duhet të zgjidhni Integral Educational Programs?
- Integral group ka dërguar mbi 25,000 studentë në programin veror Work and Travel në Amerike
- Ne kemi oferta të shkëlqyeshme për punë! Përveç kësaj, ne përpiqemi ta bëjmë më të lehtë për ju gjetjen e punëdhënësit më të mirë.
- Ne jemi në dispozicionin tuaj në maksimum! Ju zgjidhni mënyrën e komunikimit – telefonatë, mesazh, email, WhatsApp, Viber.
- Ne organizojmë një aplikim të shpejtë dhe pa shqetësime
- Ne ofrojmë siguracion për rimbursim në raste të ndryshme.
- Ne kemi çmimin më të mirë për Work and Travel.
- Të gjithë klientët tanë janë të siguruar gjatë programit.
- Ne punojmë me dy sponsorët më të medhenj dhe të besueshëm për programin Work & Travel USA : InterExchange dhe CIEE
Kush mund të marrë pjesë në program?
Kushtet e pjesmarrjes në Work & Travel USA
- Studentë Bachelor, studentë master të vitit të 1 të regjistruar në një program master 2 vjecar
- Student me kohë të plotë në një universitet të akredituar
- Studentë të moshës 18-28 vjeç
- Studentë me të paktën një nivel mesatar të gjuhës angleze
- Studentët që duan të zbulojnë kulturën dhe stilin e jetës amerikane
Cila është kohëzgjatja maksimale e programit Work and Travel USA?
Periudha maksimale në të cilën mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara është 4 muaj e gjysëm
- 3 muaj e gjysëm është periudha maksimale e punës ( 1 Korrik – 15 Tetor )
- 1 muaj është periudha maksimale për të vizituar vende si turist (15 Tetor – 15 Nëntor )
Para se të filloni paketimin, duhet të plotësoni hapat më poshtë. Me të gjitha hapat e procesit të aplikimit ne jemi me ju!
Si ta filloni ëndrrën tuaj Amerikane?
- Fillimisht rezervoni një konsulencë online në Whatsapp ose Skype me konsulenten tonë
- Dërgoni me email një kopje të pasaportës tuaj dhe një vertetimi studenti
Hapat e aplikimit
1-Aplikoni për programin
2-Zgjidhni punëdhënësin
3-Intervista me punëdhënësin
4-Aplikimi për vizë
5-Rezervoni fluturimin tuaj
Shërbimet që ofrojmë për programin Work & Tavel USA?
➲ 24/7 Suport dhe Asistencë
Jemi pranë jush në cdo moment dhe cdo hap të procedures. 24 orë , 7 ditë të javës.
➲ Seanca Këshilluese
Orientim, trajnim dhe asistencë për jetesën dhe adaptimin me kulturën amerikane.
➲ Aplikim i shpejtë
Aplikim i thjeshtë dhe i shpejtë. Konsulencë paraprake përpara aplikmit.
➲ Mundësi Punësimi
Mundësi të shumta për të zgjedhur punën që ju përshtatet dhe vendin që ju dëshironi të shkoni.
➲ Trajnim Profesional
Nëse nuk jeni të sigurt në punën që do të bëni, mos u shqetësoni! Ju do të trajnoheni nga specialistët amerikanë.
➲ Siguri dhe kofidencialitet
Ne ju vlerësojmë ju dhe të dhënat tuaja. Ju garantojmë siguri të plotë për cdo të dhënë që do të na besoni.
➲ Siguracion Premium
Ju jeni gjithnjë të parët për ne! Brënda paketës sonë është i përfshirë edhe siguracioni i plotë premium
➲ Rimbursim në shërbim
Nëse rast refuzimi vize, ne ju rimbursojmë tarifat e paguara sikundër është rënë dakort më parë nga të dyja palët.
✯ Programi Work and Travel ju ofron!
➽ JOB PLACEMENT – ky opsion e bën më të lehtë për ju pjesmarrjen në këtë program dhe gjetjen e punëdhënësit. Me një nga agjensitë sponsorizuese ne ju lidhim me punëdhenësit të cilët kërkojnë punëmarrës J-1.
Me një qasje të personalizuar, përpiqemi t’i ofrojmë secilit student një punëdhënës i cili do t’i plotësojë të gjitha kriteret e tij, qofshin pozicioni i punës, një mbikëqyrës, një rajon apo një shtet federal etj.
✯ Çfarë mund të punoj gjatë këtij programi?
Si pjesëmarrës në këtë program, ju mund të punoni në një ose më shumë pune sezonale , me student të tjerë ndërkombëtarë ose Amerikan. Punët zokonisht ndodhen në vënde të vogla turistike.
Veçantia e këtij programi është se ju ofron të drejta të barabarta me punëmarrësit amerikan, që do të thotë që do të paguheni në menyrë të drejtë dhe janë të punësuar ligjërisht nga çdo punëdhënës i cili punëson studentë J-1 në punë sezonale.
Per me shume info rreth programit klikoni ketu
+355 69 40 40 901
xhensila@integral.al Skype: Xheni IntegralAlb