Unë jam Ergi dhe qellimi im kryesor ishte te nisja programin Master ne UK dhe te perfitoja nje burse te mire per te ulur sadopak shpenzimet e mia.Me mbështetjen profesionale të Integral aplikova në tre universitete të ndryshme dhe falë përkushtimit dhe ndihmes se tyre arrita te perfitoja bursen maksimale ne Middlesex University.
Holanda
Danimarka
Suecia
Finlanda
Belgjika
Itali
Austri
Zvicër
Franca
Mbretëria e Bashkuar
Gjermania
Amerika (SHBA)
Irlanda
TARIFAT E SHKOLLIMIT DHE BURSAT PËR TË STUDIUAR JASHTË VENDIT
HOLANDA
Në Holandë, studentët nga jashtë BE-së/EEA-së, përfshirë studentët shqiptarë, zakonisht paguajnë tarifa ndërkombëtare të shkollimit. Për vitin akademik 2026–27, tarifat ndryshojnë sipas universitetit dhe programit, por në përgjithësi variojnë rreth €9,000–€20,000 në vit për Bachelor dhe €12,000–€30,000 për Master. Programet dhe universitetet specifike mund të kenë tarifa më të larta ose më të ulëta. Studentët ndërkombëtarë kanë gjithashtu mundësi të përfitojnë nga bursa dhe zbritje të ndryshme në tarifat e shkollimit, të ofruara nga universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë. Një nga mundësitë kryesore është NL Scholarship, e cila për studentët nga jashtë EEA-së ofron €5,000 për vitin e parë të studimeve, si për programe Bachelor ashtu edhe Master. Kjo bursë nuk mbulon të gjithë tarifën e shkollimit dhe është e disponueshme vetëm në institucionet pjesëmarrëse. Përveç NL Scholarship, universitetet holandeze ofrojnë edhe bursa të tjera institucionale dhe të bazuara në meritë, me kritere që mund të përfshijnë rezultatet akademike, nivelin e gjuhës, motivimin dhe profilin e aplikantit. Vlera dhe kushtet ndryshojnë sipas universitetit dhe programit, ndaj një profil i fortë akademik dhe aplikimi në kohë janë të rëndësishme për të përfituar nga këto mundësi.
TARIFAT E SHKOLLIMIT DHE BURSAT PËR TË STUDIUAR JASHTË VENDIT
DANIMARKA, SUECIA DHE FINLANDA
Për studentët nga jashtë BE-së, përfshirë studentët shqiptarë, tarifat e shkollimit në Danimarkë, Suedi dhe Finlandë nuk janë falas dhe zakonisht duhet të paguhen të plota. Tarifat ndryshojnë sipas vendit dhe universitetit, duke luhatur afërsisht nga 10,000 € deri në 18,000 € në vit për programet Bachelor dhe Master. Megjithatë, të gjitha tre vendet ofrojnë bursa qeveritare dhe universitare që mund të mbulojnë pjesërisht ose tërësisht tarifat e shkollimit, dhe disa herë edhe një stipend për jetesën. Në Danimarkë, bursat bazohen kryesisht në meritë dhe mund të ofrojnë mbulim për shpenzime të ndryshme. Në Suedi dhe Finlandë, shumë universitete japin përjashtime të tarifave deri në 100% për studentët e kualifikuar, duke i bërë studimet të përballueshme për studentët ndërkombëtarë me rezultate të larta akademike. Kërkesa dhe kriteret ndryshojnë sipas universitetit, ndaj aplikimi i hershëm dhe një profil akademik i fortë janë shumë të rëndësishëm.
TARIFAT E SHKOLLIMIT DHE BURSAT PËR TË STUDIUAR JASHTË VENDIT
BELGJIKA
Në Belgjikë, studentët nga jashtë BE‑së zakonisht duhet të paguajnë tarifa të plota të shkollimit, dhe te universitetet private ato janë më të larta. Për studentët jo‑BE, tarifat zakonisht variojnë rreth 6,000 € deri në 20,000 € në vit në universitetet private për programet Bachelor dhe Master, ndërsa programet shumë specializuara si MBA mund të kushtojnë edhe më shumë.
TARIFAT E SHKOLLIMIT DHE BURSAT PËR TË STUDIUAR JASHTË VENDIT
ITALI
Në Itali, tarifat e shkollimit ndryshojnë shumë në varësi të universitetit, nëse është publik apo privat. Tek universitetet publike, studentët jo-BE zakonisht paguajnë midis 1,000 € dhe 4,000 € në vit, por shuma e saktë mund të varet nga të ardhurat dhe statusi socio-ekonomik i familjes, i cili duhet të dokumentohet. Tek universitetet private, tarifat janë më të larta dhe zakonisht variojnë nga 8,000 € deri në 25,000 € në vit, në varësi të programit dhe institucionit. Shumica e universiteteve italiane gjithashtu ofrojnë bursa dhe mbështetje financiare për studentët jo-BE. Këto mund të bazohen në meritë akademike, portofolin e studentit, ose cilësinë e paketës së aplikimit. Disa bursa mund të mbulojnë pjesërisht ose plotësisht tarifat e shkollimit, dhe në disa raste edhe shpenzimet e jetesës. Aplikimi i hershëm dhe prezantimi i një rekordi të fortë akademik rrisin ndjeshëm mundësinë për të përfituar mbështetje financiare.
UNIVERSITETET NË ITALI QË OFROJNË BURSA
John Cabot University
Romë, Itali
Universiteti ofron çdo vit mundësi të ndryshme bursash dhe mbështetjeje financiare, të bazuara në performancën akademike të studentëve dhe nevojat e tyre financiare.
Nuova Accademia di Belle Arti (NABA)
Milano, Romë, Itali
NABA ofron mundësi bursash për studentë ndërkombëtarë të talentuar dhe të motivuar, duke mbështetur ekselencën akademike dhe krijuese. Bursat ofrojnë mbulim të pjesshëm të tarifave të shkollimit dhe janë të disponueshme si për programet Bachelor, ashtu edhe për programet Master dhe Academic Master në kampuset e NABA në Milano dhe Romë. Për vitin akademik 2026–2027, bursat variojnë nga €6,000 deri në €7,000, në varësi të programit dhe konkursit të bursës.
Istituto Europeo di Design (IED)
Milano, Roma, Torino, Firenze, Cagliari, Como
IED organizon çdo vit konkurse bursash për studentë të talentuar dhe kreativë, me mundësi për mbulim të pjesshëm ose të plotë të tarifës së shkollimit. Përveç bursave, studentët mund të përfitojnë edhe nga mundësi të ndryshme mbështetjeje financiare, duke e bërë studimin në IED më të përballueshëm.
Bursat dhe mundësitë e mbështetjes financiare janë të disponueshme për programe Bachelor, Foundation dhe Master në fusha si Dizajn, Modë, Arte Pamore, Komunikim, Art dhe Restaurim.
Istituto Marangoni
Milano, Firenze
Universiteti ofron një bursë deri në €5000 për kampuset në Europë dhe në Londër, e cila është e vlefshme për programet e ciklit të Bachelor dhe Master. Afati i aplikimeve - 8 mars.
UNIVERSITETET NË AUSTRI QË OFROJNË BURSA
AUSTRI
Webster Vienna Private University
Vjenë, Austri
Webster University ofron bursa vjetore për studentët e rinj Bachelor dhe Master, të përcaktuara në bazë të rezultateve akademike, nivelit të anglishtes, nevojës financiare, esesë dhe rekomandimeve. Për programet Bachelor, bursat variojnë nga €4,000 deri në €12,000 në vit, ndërsa për Master nga €3,000 deri në €8,000 në vit. Kërkesat akademike nisin nga një GPA 3.0, ndërsa për nivelin më të lartë të bursës kërkohet GPA 3.5 dhe nivel C1 në anglisht. Bursat janë të disponueshme për studentët e rinj që fillojnë studimet në semestrin e vjeshtës ose të pranverës.
MODUL University Vienna
Vjenë, Austri
Modul University Vienna ofron mundësi të ndryshme për të ulur koston e studimeve. Studentët me rezultate të larta akademike mund të përfitojnë 10%, 15% ose 20% bursë, në varësi të GPA-së, si në programet Bachelor ashtu edhe në Master.
Aplikantët që aplikojnë brenda afateve të Early Bird mund të përfitojnë €2,000 zbritje, ndërsa për pagesat e tarifave ofrohen gjithashtu lehtësime: 3% zbritje për pagesën e plotë të programit dhe 1.5% zbritje për pagesën e një viti akademik.
UNIVERSITETET NË ZVICËR QË OFROJNË BURSA
ZVICËR
Swiss Education Group
Le Bouveret, Brig, Montreux, Caux, Leysin
Swiss Education Group u ofron studentëve mundësi për të kursyer në tarifat e studimit që në momentin e aplikimit. Aplikimi online ju kursen CHF 100, ndërsa pagesa e tarifave të studimit tre muaj para fillimit të programit mund t'ju sigurojë një Early Bird Discount. Studentët me rezultate të shkëlqyera akademike mund të aplikojnë gjithashtu për bursa të bazuara në merita, duke e kthyer performancën e tyre akademike në një mundësi konkrete për të reduktuar koston e studimeve.
UNIVERSITETET NË FRANCË QË OFROJNË BURSA
FRANCA
Le Cordon Bleu
Paris, Francë
- Bursa Ndërkombëtare – Bursa jepet në bazë të një konkurimi në institutet e Le Cordon Bleu, nga ku vetëm një konkurrent nga çdo institut kalon në finale, pra një total prej 16 finalistësh.
- Bursa Shtesë: Ofrohen nga kampuset (Londër, Paris, Malajzi, etj.)
- Kampuset gjithashtu ofrojnë bursa shtesë të organizuara me institucione të jashtme, si The James Beard Scholarship ose the Julia Child Scholarship.
ESSEC International Business School
Paris, Francë
- Për studentët e ciklit Bachelor universiteti ofron një bursë deri në 25% të tarifës totale së shkollimit, bazuar në shkëlqimin akademik dhe rezultatet e intervistës së selektimit.
- Universiteti ofron edhe një bursë diversiteti deri në 25% të shumës totale të tarifës së shkollimit për studentët nga zona të ndryshme gjeografike.
TARIFAT E SHKOLLIMIT DHE BURSAT PËR TË STUDIUAR JASHTË VENDIT
MBRETËRIA E BASHKUAR
Studentët shqiptarë, si studentë ndërkombëtarë, zakonisht paguajnë tarifat ndërkombëtare të shkollimit në universitetet britanike. Kostoja ndryshon në varësi të universitetit, programit dhe nivelit të studimit. Tarifat për programet Bachelor variojnë gjerësisht, me një kosto mesatare prej rreth £15,000- £20,000 në vit, ndërsa programet Master kanë një kosto mesatare prej rreth £17,109 në vit. Për programe dhe universitete të caktuara, tarifat mund të arrijnë deri në £38,000 ose më shumë, veçanërisht në fusha të specializuara. Studentët ndërkombëtarë kanë mundësi të përfitojnë nga bursa dhe zbritje në tarifat e shkollimit, të cilat ndryshojnë sipas universitetit dhe programit. Mundësitë mund të bazohen në meritën akademike, arritjet e studentit, talentin sportiv ose kritere të tjera specifike, dhe në shumë raste bursat ofrojnë një reduktim të pjesshëm të tarifës së shkollimit. Për këtë arsye, kriteret dhe vlera e bursës duhet të kontrollohen për çdo universitet veçmas.
UNIVERSITETE NË MBRETËRINË E BASHKUAR QË OFROJNË BURSA
Universiteti i Portsmouth
Portsmouth
Bursat në Universitetin e Portsmouth-it për studentët ndërkombëtarë janë kryesisht bursa meritore, të cilat vlerësohen dhe caktohen bazuar në arritjet akademike të studentit. Shuma e bursës zakonisht është një ulje e pjesshme e tarifës së shkollimit dhe mund të ndryshojë sipas performancës dhe dokumentacionit të paraqitur nga studentët.
Universiteti i Bournemouth
Bournemouth
Universiteti i Bournemouth ofron mundësi të ndryshme bursash për studentët ndërkombëtarë, si në programet Bachelor ashtu edhe në Master. Studentët me rezultate të shkëlqyera akademike mund të përfitojnë deri në £2,500 në Bachelor dhe deri në £4,500 në Master, me bursat akademike që vlerësohen automatikisht. Përveç bursave akademike, universiteti ofron edhe mundësi për studentët me talent në muzikë dhe për sportistë me performancë të lartë, me mbështetje financiare që mund të arrijë deri në £5,000. Këto mundësi u japin studentëve mundësinë të reduktojnë kostot e studimit duke u shpërblyer për arritjet akademike, talentin dhe performancën e tyre.
Universiteti i Westminster
Westminster
Skema e Bursave “EU Qualifications Welcome Award”
Një bursë deri në £3,000 jepet për ata studentë në bazë të arritjeve të tyre.
Royal Holloway, Universiteti i Londrës
Londër
- Bursa për Liderët e Ardhshëm Ndërkombëtarë
Një numër i kufizuar bursash për programet bachelor që bazohen në ekselencë, prej £6,000, që zbriten nga tarifat e shkollimit për vitin e parë. - Bursat Sportive
Kjo bursë është e hapur për ato studentë të bachelorit dhe masterit, që janë të përfshirë në sporte dhe garojnë në nivel kombëtar. Bursa përfshin përfitime të ndryshme deri në vlerën £1,000. Një numër i kufizuar bursash prej £5,000 jepen për studentët që kanë të paktën një mestare 10 në shkollën e mesme dhe që kanë zgjedhur të studiojnë degë të caktuara.
Universiteti i Essex
- Bursat Sportive
Bursa jepet për atletë që garojnë në nivel rajonal, kombëtar ose ndërkombëtar dhe mund të mbulojë deri në 100% të kostove të shkollimit të atletit. Kjo bursë është e vlefshme për studentët që aplikojnë në bachelor ose master. - Bursa Ndërkombëtare e Arritjeve Akademike për Master
Bursa prej £5,000 zbritet nga tarifa vjetore e shkollimit. Jepet për studentët e nivelit pasuniversitar (Master) që kanë pasur rezultate të shkëlqyera në nivelin bachelor.
Universiteti Brunel, Londër
- Çmimet për Muzikë
Bursat e muzikës mund të mbulojnë tarifat e shkollimit tërësisht ose pjesërisht. - Programi i Bursave Sportive
Universiteti jep shpërblime monetare me vlera të ndryshme dhe përfitime të tjera për atletët që garojnë në nivel ndërkombëtar. - Për Programet Master
Bursa për Arritje Akademike: Zbritje 15% e tarifës së shkollimit për të gjithë studentët e pranuar në programin Master që kanë diplomë bachelor me një mesatare 9.5.
Universiteti i Sunderland
Sunderland
Universiteti i Sunderland ofron zbritje të konsiderueshme në tarifat e shkollimit për studentët ndërkombëtarë për vitin akademik 2026/27. Studentët e rinj mund të përfitojnë deri në £6,000 zbritje për programet Bachelor, ndërsa për programet Master zbritja arrin deri në £5,500. Për programin MPharm Pharmacy, ofrohet një zbritje prej £4,000. Kjo mundësi vlen për studentët nga vendet e pranueshme që ndjekin programe në kampus dhe që ende nuk kanë kryer pagesën e depozitës.
Universiteti i Coventry
Coventry
- Zbritja për Alumni
Universiteti ofron deri në 20% zbritje të tarifës së shkollimit për studentët Master që kanë përfunduar një diplomë bachelor në Coventry University. - Bursat Sportive
Çdo vit, universiteti ofron rreth 40–45 bursa sportive për studentë bachelor dhe master që janë të përfshirë në sporte dhe mund të përfaqësojnë universitetin në turne të nivelit të lartë. Ndihma financiare varion nga £1,500 deri në £3,000.
Universiteti i Greenwich
Greenwich
Bursat arrijnë deri në vlerën e £5000 për studentët Bachelor dhe Master.
Universiteti i South Wales
South Wales
Studentët ndërkombëtarë që financojnë vetë studimet e tyre në University of South Wales mund të përfitojnë nga bursa deri në £2,000, të cilat merren në konsideratë automatikisht gjatë procesit të aplikimit. Për programet Bachelor, bursa mund të jetë deri në £1,500, ndërsa për programet Master deri në £2,000. Studentët full-time mund të përfitojnë gjithashtu një zbritje prej £300 nëse paguajnë tarifën e plotë të vitit brenda 14 ditëve nga fillimi i programit, sipas kushteve të universitetit.
Universiteti i Leeds
Leeds
Bursa e Ekselencës International Business School
Universiteti jep një numër të kufizuar bursash për studentët ndërkombëtarë me rezultate të shkëlqyera akademike që janë pranuar për studime pasuniversitare.
Universiteti i Arteve
Londër
Të gjitha aplikimet nga studentët e ardhshëm konsiderohen automatikisht për ndihmë financiare bazuar në arritjet akademike dhe arritje të tjera – portofoli, audicion, intervistë. Nuk ka nevojë të aplikohet veçmas për bursë.
Universiteti i Strathclyde
Glasgow
Studentët ndërkombëtarë që aplikojnë në programe të përzgjedhura Bachelor dhe Master mund të përfitojnë deri në 30% zbritje nga tarifa e shkollimit. Kjo mundësi u jep studentëve mundësinë të reduktojnë kostot e studimeve dhe të investojnë në një arsim ndërkombëtar në fusha të ndryshme akademike dhe profesionale. Bursa aplikohet direkt në tarifën e shkollimit, ndërsa përqindja e përfitimit varet nga programi dhe kriteret përkatëse të universitetit.
Universiteti Oxford Brookes
Oxford
Bursa për Studentët Ndërkombëtarë – Rregjistrimet për Shtator
Studentët bachelor dhe master mund të aplikojnë për ndihmë financiare prej £2,000. Kushti është që të jenë studentë ndërkombëtarë dhe që tarifat e tyre të shkollimit të jenë të ndryshme nga ato të studentëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Universiteti Liverpool Hope
Liverpool
Universiteti Liverpool Hope ofron bursa tërheqëse për studentët ndërkombëtarë, me mundësi për të ulur ndjeshëm koston e studimeve. Studentët Bachelor mund të përfitojnë të paktën £2,000 zbritje në vitin e parë, si dhe £1,000 zbritje shtesë në vitet e dyta dhe të treta nëse arrijnë rezultat të paktën 60%. Për programet Master, studentët mund të përfitojnë deri në £2,500 zbritje nga tarifa e shkollimit, ndërsa për programe të tjera ofrohet një zbritje prej £2,000. Për më tepër, studentët që kryejnë pagesën e plotë të tarifës brenda afatit të përcaktuar mund të përfitojnë edhe £500 zbritje shtesë, e cila mund të kombinohet me bursat e universitetit.
Universiteti i Richmond
Londër
Universiteti jep bursë për studentët me performancë të shkëlqyer dhe ka dy lloje bursash për studentët e programit bachelor:
- Liberal Arts International Excellence Award: Zbritje prej £3,000 në vit.
- Liberal Arts International Attainment Award: Zbritje prej £2,000 dhe për studentët që kanë përfunduar një diplomë bachelor në universitet dhe po rikthehen për të ndjekur një program master ose për ata që kanë arritur rezultate të shkëlqyera pas përfundimit të studimeve bachelor, ofrohet një zbritje nga 10% deri në 20%.
Universiteti i Leicester
Leicester
Universiteti i Leicester ofron mundësi të ndryshme bursash për studentët ndërkombëtarë, si në programet Bachelor ashtu edhe në Master. Studentët mund të përfitojnë një zbritje prej £5,000 në vit përmes International Merit Scholarship, ndërsa Chancellor’s International Scholarship ofron £3,000 zbritje në vit nga tarifa e shkollimit. Studentët përzgjidhen automatikisht për këto bursa në bazë të kritereve të pranimit. Për studentët Master me rezultate të shkëlqyera akademike, Global Excellence Scholarship ofron £7,000 zbritje nga tarifa e shkollimit, me vetëm 10 bursa të disponueshme. Studentët ndërkombëtarë që kanë përfunduar më parë një program Bachelor, Master, PGCE, Study Abroad ose Erasmus në University of Leicester dhe vazhdojnë në një nivel më të lartë studimi mund të përfitojnë gjithashtu një zbritje prej 20% të tarifës së programit të ri.
Universiteti i Hertfordshire
Hertfordshire
Universiteti i Hertfordshire ofron mundësi të ndryshme bursash dhe zbritjesh për studentët ndërkombëtarë, me përfitime që variojnë nga £500 deri në £4,000. Përveç tyre, studentët mund të përfitojnë edhe një zbritje prej £1,000 nëse zgjedhin të paguajnë të plotë tarifën e shkollimit. Disa nga këto mundësi ofrohen automatikisht, ndërsa të tjerat kërkojnë aplikim.
Universiteti Regent’s i Londrës
Londër
Universiteti Regent’s i Londrës ofron mundësi të ndryshme bursash dhe zbritjesh për studentët ndërkombëtarë, si në programet Bachelor ashtu edhe në Master. Studentët që fillojnë studimet në janar 2027 mund të përfitojnë £1,500 zbritje nga tarifa e vitit të parë, ndërsa për programet LLB (Hons) Law dhe BA (Hons) Architecture ofrohen bursa prej £5,000 në vit, të disponueshme vetëm për 5 studentë për secilin program. Përveç këtyre mundësive, studentët që kanë përfunduar më parë një Bachelor ose Study Abroad në Regent’s dhe vazhdojnë me një program Master mund të përfitojnë një zbritje prej 20% të tarifës së shkollimit. Për zbritjen prej £1,500 kërkohet që aplikimi dhe pagesa e depozitës të përfundojnë deri më 7 shtator 2026, ndërsa për bursat prej £5,000 rekomandohet aplikimi i hershëm.
TARIFAT E SHKOLLIMIT DHE BURSAT PËR TË STUDIUAR JASHTË VENDIT
GJERMANIA
Në Gjermani, studentët jo-BE mund të përfitojnë nga bursat DAAD që mbulojnë tarifat e shkollimit, shpenzimet e jetesës dhe sigurimin shëndetësor. Këto bursa janë për studentët me arritje të larta akademike dhe mund të ofrojnë deri në €992 në muaj. Po ashtu, Deutschlandstipendium ofron €300 në muaj për studentë të talentuar dhe është e hapur edhe për studentët ndërkombëtarë. Gjithashtu, ka bursa të tjera si ato të Heinrich Böll Foundation dhe Erasmus Mundus, që mbulojnë shpesh shpenzimet e jetesës dhe tarifat e shkollimit. Bursat janë të bazuara në meritë akademike dhe kërkojnë aplikim të mirëgatë dhe dokumentacion të fortë.
UNIVERSITETE NË GJERMANI QË OFROJNË BURSA
Lancaster University Leipzig
Leipzig
Studentët ndërkombëtarë mund të përfitojnë bursa të konsiderueshme për programet Bachelor dhe Master, duke ulur ndjeshëm koston totale të studimeve. Për programet Bachelor 3-vjeçare, bursa mund të arrijë deri në €8,000, ndërsa për studentët që ndjekin Foundation + 3 vite Bachelor, mbështetja totale mund të shkojë deri në €12,500. Në vitin e Foundation, bursa mund të arrijë deri në €6,500, me zbritje shtesë në vitet e Bachelor-it. Për programet Master, studentët ndërkombëtarë mund të përfitojnë deri në €8,000 bursë, ku për programet Pre-Master’s ajo ndahet në €4,000 për Pre-Master’s dhe €4,000 për MSc, me kusht vazhdimin me sukses në programin Master. Gjithashtu, kandidatët me diplomë Bachelor me rezultat 2:1 ose ekuivalent mund të përfitojnë deri në €5,000 zbritje në programe të përzgjedhura MSc, përfshirë Business Management, Logistics and Supply Chain Management, Business Analytics, Cyber Security dhe Data Science.
Constructor University
Bremen
Bursa për studentët Bachelor (Undergraduate) €3000– deri në 10,000 €, në varësi të performancës akademike.
SRH Berlin University of Applied Sciences
Berlin
Bursa të pjesshme bazuar në performancën akademike dhe motivimit të shkëlqyer të demonstruar nga ana e studentëve.
BIMM Berlin
Berlin
Të gjithë studentët ndërkombëtarë përfitojnë një zbritje prej 2,000 £ në Mbretërinë e Bashkuar dhe 2,000 € në Gjermani dhe Irlandë. Universiteti ka krijuar Fair Access Fund për të mbështetur studentët me nevoja të ndryshme, duke ofruar bursa deri në £1,500 për vit akademik.
TARIFAT E SHKOLLIMIT DHE BURSAT PËR TË STUDIUAR JASHTË VENDIT
AMERIKA (SHBA)
Tarifat e studimit në SHBA ndryshojnë ndjeshëm në varësi të universitetit, programit dhe llojit të institucionit. Për studentët ndërkombëtarë, universitetet publike zakonisht aplikojnë tarifat out-of-state, ndërsa universitetet private kanë tarifa më të larta. Si orientim, të dhënat e fundit kombëtare tregojnë se tarifat vjetore mund të variojnë nga rreth $25,000 në universitetet publike për studentët out-of-state deri në $45,000 ose më shumë në universitetet private, pa përfshirë gjithmonë shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe jetesës. Universitetet më prestigjioze, përfshirë institucionet Ivy League, mund të kenë tarifa edhe më të larta. Për programet Master dhe pasuniversitare, kostot ndryshojnë ndjeshëm sipas universitetit dhe fushës së studimit. Në universitetet më prestigjioze, tarifat mund të kalojnë $60,000 në vit për programe të caktuara.
Studentët ndërkombëtarë kanë gjithashtu mundësi të aplikojnë për bursa merit-based, need-based dhe sportive, të cilat mund të reduktojnë ndjeshëm koston e studimeve. Disa universitete ofrojnë edhe financial aid bazuar në nevojën financiare. Në këtë kontekst, termat need-blind dhe need-aware përshkruajnë mënyrën se si nevoja financiare merret në konsideratë gjatë procesit të pranimit. Në procesin e pranimit need-blind, institucionet nuk e marrin parasysh gjendjen financiare të aplikantit gjatë vendimmarrjes për pranim, duke siguruar që të gjithë studentët të kenë shanse të barabarta pranimi, pavarësisht rrethanave financiare. Nga ana tjetër, në procesin e pranimit need-aware, nevoja financiare e studentit merret parasysh gjatë vendimmarrjes, që do të thotë se faktorët financiarë mund të ndikojnë në pranimin e aplikantit, veçanërisht në situata konkurruese. Ky dallim është i rëndësishëm për studentët, pasi ndikon në shanset e tyre për pranim në varësi të sfondit financiar.
TARIFAT E SHKOLLIMIT DHE BURSAT PËR TË STUDIUAR JASHTË VENDIT
IRLANDA
Në Irlandë, studentët ndërkombëtarë, përfshirë studentët shqiptarë, kanë mundësi të përfitojnë nga bursa dhe zbritje të ndryshme në tarifat e shkollimit, të ofruara nga universitetet. Mundësitë ndryshojnë sipas institucionit dhe programit, ndërsa bursat mund të bazohen në meritën akademike, rezultatet e studimeve dhe profilin e aplikantit. Disa universitete ofrojnë zbritje të konsiderueshme në tarifën e shkollimit për studentët ndërkombëtarë, si në programet Bachelor ashtu edhe në Master. Bursat janë shpesh konkurruese dhe mund të kërkojnë rezultate të mira akademike, një deklaratë motivimi dhe dokumentacion të plotë. Për këtë arsye, aplikimi i hershëm dhe përgatitja e një aplikimi të fortë janë të rëndësishme për të maksimizuar mundësitë për përfitim nga këto skema financimi.
NXËNËSIT DHE STUDENTËT TANË
Lorenco Mingla
Student në Hofstra University, SHBA
Unë jam shumë mirënjohës për ndihmën e ekipit të Integral gjatë procesit të aplikimit në Hofstra University në SHBA. Falë udhëzimeve të tyre të qarta dhe mbështetjes së vazhdueshme, aplikimi im shkoi pa probleme dhe unë pata mundësinë të përfitova një bursë të rëndësishme si rezultat i partneritetit të ngushtë midis Integral dhe universitetit. Pa ndihmën e tyre, ky sukses nuk do të ishte i mundur. Ata më dhanë besim, informacione të sakta dhe mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit tim drejt studimeve jashtë vendit. Ju rekomandoj fuqimisht të punoni me Integral nëse dëshironi të arrini të njëjtat rezultate.
Mario Jakupas
student në Montclair State University, SHBA
Aplikimi im në Montclair State University nuk do të kishte qenë kaq i lehtë pa ndihmën e Integral. Ekipi i tyre më udhëhoqi hap pas hapi gjatë gjithë procesit, duke më dhënë këshilla të qarta dhe mbështetje të vazhdueshme. Falë profesionalizmit të tyre dhe partneritetit që kanë me universitetin, unë arrita të siguroj pranimin dhe të përfitova një bursë që më lehtësoi shumë rrugëtimin tim akademik. Integrali më dha besim dhe informacion të saktë, duke e bërë të mundur që ëndrra ime të studioj jashtë vendit të realizohej.
Sibora Havaraj
University of Westminster, United Kingdom
Falë Integral, nuk u ndjeva i humbur gjatë procesit të aplikimit në UK. Ata më ndihmuan të siguroja bursën që synoja dhe qe me ndihmoi sadopak te nisja studimet pa stres financiar. Nuk do ta kisha arritur pa ta.
Venera
University of Northampton, United Kingdom
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Integral Tirana dhe vecanërisht znj. Xhensila Rizaj për mbështetjen e jashtëzakonshme që më ofruan gjatë gjithë procesit për të ardhur dhe studiuar në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga hapat e parë e deri në finalizimin e procedurave, çdo gjë u menaxhua me saktësi, korrektësi dhe konsistencë.
Stafi ka qenë gjithmonë i gatshëm të më ndihmojë dhe të më udhëzojë në çdo detaj, përfshirë dokumentacionin, pagesat dhe procedurat përkatëse. Ajo që e vlerësova më shumë ishte komunikimi i shpejtë dhe i vazhdueshëm — edhe kur i shkruaja në orare të vona, gjithmonë merrja përgjigje dhe zgjidhje me profesionalizëm.
Falë përkushtimit të tyre, i gjithë procesi ishte shumë i qetë dhe pa stres, sepse ata u kujdesën për gjithçka dhe ma lehtësuan maksimalisht këtë periudhë. I falënderoj shumë për punën, seriozitetin dhe mbështetjen e dhënë. I rekomandoj me besim të plotë për këdo që kërkon një shërbim të sigurt, të saktë dhe profesional.
REZERVO NJË KONSULENCË
KONTAKTONI KONSULENTËT TANË
Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë.