Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë.
PROGRAMET BACHELOR | PROGRAMET MASTER | |
---|---|---|
TARIFAT E SHKOLLIMIT | 11 000 - 32 000 GBP / vit | 12 000 - 30 000 GBP / vit |
FINANCIMI I BURSËS | pjesërisht | pjesërisht |
BURSAT | ✓ | ✓ |
AKOMODIMI | 350 - 600 EUR / muaj | 350 - 600 EUR / muaj |
SHPENZIMET E JETESËS | 200-350 GBP / muaj | 200-350 GBP / muaj |
ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME TË DIHET
Bursat në Angli ndahen në kategoritë e mëposhtme:
- Akademike - jepet në bazë të performancës së shkëlqyer gjatë shkollës së mesme ose arsimit të lartë me mundësi vazhdimi për vitet e mëpasshme të studimit duke ruajtur performancën e lartë akademike. Shuma e kësaj burse varion nga 1,000 ₤ deri në 5,000 ₤ në vit.
- Në bazë të konkursit - aplikimi përmes një letre motivuese, video ose lloji tjetër të projektit përkatës. Përfituesit e kësaj burse përgjithësisht marrin një shumë të përgjithshme që varion nga 1000 ₤ deri në 3000 ₤.
- Sport - për kandidatët me arritje të shkëlqyera sportive në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Shpesh është e nevojshme të sigurohen dëshmi të një niveli të arritur të përsosmërisë në një sport të caktuar; në formën e një video ose rekomandimi të trajnerit. Bursat sportive mund të jenë deri në 5,000 £.
Tradita e strehimit të studentëve në kampuse shkon paralelisht me traditën arsimore angleze. Çdo studenti të vitit të parë i garantohet akomodimi në një konvikt studentor me aplikim në përputhje me afatet specifike të aplikimit për çdo universitet. Studentët gjithashtu kanë mundësinë të zgjedhin dhomat e tyre. Çmimet ndryshojnë në varësi të vendndodhjes dhe kushteve, mesatarisht nga 90 ₤ në 200 ₤ në javë.
Të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në Angli duhet të kalojnë procesin e aplikimit për vizë. Aplikimi për vizë studentore ka një tarifë te caktuar ekstra qe paguhet nga student. Viza studentore lëshohet për të gjithë periudhën e studimeve duke I dhënë studentëve të drejtën e qëndrimit në vend dhe punës deri në 20 orë në javë. Paga minimale në Angli është 6 ₤ në orë. Sipas ndryshimeve të fundit, studentët pas përfundimit të studimeve kanë mundësi të qëndrojnë për 2 vite dhe në këtë mënyrë të fitojnë përvojë pune në Angli
REGJISTRIMI UCAS
Regjistrimi në platformën UCAS
Ne do të bëjmë regjistrimin për ju, do t'ju ndihmojmë të plotësoni të dhënat e nevojshme, të zgjidhni programet e studimit dhe universitetet e dëshiruara dhe të kontrolloni dhe dorëzoni aplikimin.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Në sa universitete në Angli mund të aplikoj?
Aplikimet në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut bëhen përmes sistemit të centralizuar UCAS përmes të cilit mund të dorëzohen 5 aplikime për programe studimi.
Cili është universiteti më i mirë për programin që unë dua?
Ka renditje të ndryshme botërore, të tilla si renditja e universiteteve botërore QS, ku mund të gjeni më shumë informacion për universitetet individuale. Gjatë hulumtimit të universitetit dhe programit të studimit më të mirë, është e nevojshme të studiohen pozitat në listën e renditjes, por edhe kritere të tjera si mundësia e studimeve pasuniversitare dhe specializimi, aktivitetet shtesë, qyteti ku ndodhet universiteti etj.
Po mbas 15 Janarit a mund te aplikoj?
Po mund të aplikoni në gjithë universitetet e tjera qe kanë afate më të vona. Këto aplikime behen direkt tek universiteti I zgjedhur.
A mund të bëj praktikë gjatë studimeve?
Po, shumica e programeve ofrojnë mundësinë e praktikës gjatë studimeve, domethënë një praktikë njëvjeçare në një profesion të caktuar gjatë vitit të tretë të studimit.
Kur është afati i aplikimit?
Afati i fundit i aplikimit në Angli është 15 Janari, me përjashtim të Oksfordit dhe Kembrixhit dhe programeve të tilla si mjekësia, stomatologjia dhe mjekësia veterinare, të cilat kanë një afat aplikimi deri më 15 Tetor.
Cilat janë mundësitë e punësimit pas diplomimit?
Universitetet ne Angli kanë qendra karriere shumë të zhvilluara që i ndihmojnë studentët të përgatiten për kërkime pune dhe aplikime. Në universitetet me renditje të lartë, përqindja e studentëve të punësuar me sukses brenda 6 muajve pas marrjes së diplomës është mbi 85%.