Zbuloni ofertën nga Integral per kampet e verës në Europë!

14.02.2023


Zbuloni ofertën nga Integral per kampet e verës në Europë! 

Gjatë verës ju mund të dergoni fëmijen tuaj në një kamp veror në Europë ku ata pervec argetimit, mund te praktikojne gjuhet e huaja te preferuara. Çdo shtet në Evropë ka një histori të pasur nga e cila mund të mësojnë më shumë, dhe kontinenti është plot me vende të bukura e me arkitekturë të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, në Europë ndodhen shkollat më elitare dhe Universitetet më prestigjoze të cilat ofrojnë mundësi të pafundme nga ana akademike.

Gjithsesi, prindërit gjithmonë janë në dilemë se cili destinacion është më i miri për t’i dërguar fëmijët e tyre për shkollë verore jashtë vendit. Për t’ju ndihmuar të bëni një zgjedhjen e duhur, më poshtë do t ju sjellim sygjerimet tona për këtë vit duke ju prezantuar me ofertën për grupet.

Përse UK? 

Regjistrimi i fëmijës suaj në një kamp veror në UK do t’i sigurojë përfitime të shumta akademike, do t’i japë një shans për të takuar njerëz të rinj nga kultura të ndryshme dhe do t’i japë mundësinë për të përmirësuar anglishten duke u argëtuar. Përmes kombinimit të peisazheve piktoreske dhe kulturës unike, UK premton të jetë një destinacion ideal për kampet verore me vende të mrekullueshme që presin për t’u eksploruar.

Nga UK ne ju sygjerojmë dy nga kampet më prestigjoze:

ACADEMIC SUMMER – SIDCOT

  • 9 Korrik – 23 Korrik
  • Numri i javëve (2 javë)
  • Mosha: 7 – 12 vjeç
  • Çmimi all-inclusive: £2,690 / (£2,590 deri në fund të muajit Shkurt)

Shkolla Sidcot ndodhet në jugperëndim të Anglisë, vetëm 20 minuta larg nga aeroporti i Bristol dhe afërsisht 2 orë larg Londrës.

Kursi përfshin 26 orë mësimi anglishteje çdo javë, matematikë, shkenca natyrore, art dhe vetpërgatitje. Mësuesit janë profesionistë dhe me shumë eksperiencë.

Akomodimi i nxënësve bëhët në dhoma individuale ose dyshe. Ofrohen edhe dhoma me nga 3 ose 4 shtretër. Tualetet janë të përbashkëta për çdo kat. Në kampus ka dhoma të përbashkëta të cilat shërbejnë për kalimin e kohës së lirë dhe janë të pajisura me kuzhinë dhe lavanderi.

Gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve organizohen aktivitete si: kërkim thesari, qitje, bowling, disko, kinema, barbecue, teatër. Nxënësit mund të përdorin bazën sportive të shkollës, e cila përfshin sallën e sportit dhe pishinën. Kundrejt një pagese shtesë ofrohet edhe sporti i hipizmit në hipodromin e shkollës.

ACADEMIC SUMMER – LONDON

  • 9 Korrik – 23 Korrik
  • Numri i javëve (2 javë)
  • Mosha: 12 – 17 vjeç
  • Çmimi all-inclusive: £2,690 / (£2,590 deri në fund të muajit Shkurt)

Prej vitit 2015 kolegji privat “DLD College London” është shpërngulur në një ndërtesë të re në qender të Londrës, në një kampus me pamje nga Westminster dhe Lumi Thames. Në DLD College ka shumë ambjente moderne studimi, salla sporti, mensë modern etj.

Akomodimi i studentëve bëhet në dhoma të reja brenda kolegjit DLD. Dhomat janë individuale ose suita. Studentët mund të përdorin shërbimin e lavanderisë.

Kampusi disponon salla sporti, studio kërcimi, fitness dhe fushë tenisi. Gjatë mbrëmjeve organizohen një sërë programesh dhe aktivitetesh të ndryshme. Gjatë kohës së lirë studentët mund të vizitojnë Londrën.

Në fundjavë organizohen 2 ekskursione ditore në Oxford, Cambridge, Windsor, Winchester, Brighton, Bournemouth dhe 4 ekskursione gjysëm ditore në javë në vendet më të bukura të Londrës.

Përse Spanja? 

Epo Spanja ka kaq shumë për t’u ofruar fëmijëve që vijnë në kampet verore dhe mbetet një nga destinacionet me me vlerë në Europë. Me plazhe të bukura, aktivitete të panumërta, ushqim të mirë, kulturë dhe natyrë të jashtëzakonshme, Spanja është një destinacion i mrekullueshëm udhëtimi. Dhe sigurisht kampi veror në Barcelonë i ka të gjitha: kurse në spanjisht\ anglisht pa hequr dorë nga plazhi dhe në atmosferën e një qyteti të madh si Barcelona.

BARCELONA

  • 2 Korrik – 16 Korrik
  • Numri i javëve (2 javë)
  • Mosha: 5 – 18 vjeç
  • Çmimi: € 2,340 / (€2,290 deri në fund të muajit Shkurt)

Kursi përfshin 20 orë mësimi të gjuhës spanjolle ose angleze me 4 mësime të përditshme, nga e hëna deri të premten, akomodim, të treja vaktet, program argëtimi për kohën e lirë dhe ekskursionet. Çdo orë mësimi është 45 minuta dhe klasat janë të përbëra me një maksimum prej 14 nxënësish.

Rezidenca ku akomodohen studentët ndodhet në universitetin UPC, një zonë metropolitane e Barcelonës. Dhomat janë teke ose me nga dy shtretër, me ajër të kondicionuar dhe tualet privat.

Programi veror është projektuar në mënyrë që studentët të jenë në çdo moment të ditës të përfshirë në aktivitete të shumta. Duke marrë pjesë në lloje të ndryshme aktivitetesh, studentët nuk pushojnë kurrë së argëtuari! Kundrejt një pagese shtesë mund të merren mësime futbolli, tenisi apo sporte të ndryshme ujore si kanoe, surf, vozitje etj.

Gjatë kampit organizohet një ekskursion i plotë ditor dhe dy ekskursione gjysmë ditore në vende të ndryshme në afërsi të kampit.

Përse Gjermania? 

Gjermania është vendi ideal për një ekperiencë ndryshe në Europë për shkak të kështjellave, pallateve, katedraleve dhe peizazheve te saj. Femijet do të magjepsen pas keshtjellave mesjetare, liqeneve të pastër kristal dhe ushqimit te shijshëm. Gjithashtu, kampet verore do jenë nje mundësi e mire për të ndihmuar fëmijët të flasin gjermanisht.

MUNICH

  • 16 Korrik– 29 Korrik
  • Numri i javëve (2 javë)
  • Mosha: 14 – 17 vjeç
  • Çmimi: € 2,290 / (€ 2,090 deri në fund të muajit Shkurt)

Shkolla është e vendosur në ambjentet e hotelit për të rinj “A&O” Hotel i cili ofron ambjente për trajnime dhe akomodim të shkëlqyeshëm.

Zhvillohet nga mësues të kualifikuar me përvojë në mësimin e gjermanishtes për të huajt. Nuk ka orë mësimi të shtunën dhe të dielën por një program argëtimi ose sportiv.

Nxënësit akomodohen në dhoma dyshe ose katërshe, të pajisura me tualet në dhomë. Akomodimi përfshin 3 vaktet, ndërsa shërbimi i lavanderisë ofrohet kundrejt një pagese shtesë.

Qendra ofron një gamë të gjerë aktivitetesh të organizuara, të tilla si: lojra, sport dhe vizita në destinacione të ndryshme turistike. Gjithashtu organizohen edhe ekskursione të plota ditore në fundjavë.

Përfitoni nga ofertat e grupeve për kampet verore jashtë vendit!

Sigurojini femijës tuaj nje verë te paharrueshme mbushur me udhetime e aktivitete qe do e ndihmojnë të jete më social dhe te zhvilloje aftësitë e tyre.

Regjistrohuni këtu!

Për më shumë informacion na kontaktoni: 

☎️+355 69 40 40 801

📧xhesika@integral.al

Etiketa:

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message