Mësimet do te mbahen në grupe të vogla nga e hëna në të premte. Femijet do te praktikojne gramatikën, fjalorin, shqiptimin dhe cdo gje qe ka te beje me mesimin e gjuhes. Theksi vihet te gjuha për përdorim në situata të jetës reale jashtë shkollës, lojërat gjuhësore komunikuese dhe puna në grupe dhe në çift.
KAMP VEROR PER FEMIJE NE GJERMANISHT
KAMP VEROR PER FEMIJE NE GJERMANISHT
Shkolla verore per femije zhvillohet ne nje kolegj privat prestigjioze, i themeluar nga Perandoresha Maria Theresia, qe ofron mjedise optimale të të mësuarit dhe rekreacionit. Shkolla ndodhet në qendër të Vjenës,shume afer me atraksionet me te bukura turistike te ketij qyteti.
Në mes të kampusit gjendet një park i madh per Kohen e lire duke ofruar një fushë futbolli, fusha tenisi, fusha sportive dhe volejbolli, të cilat janë në dispozicion pas mësimeve te gjuhes gjermane.
Femijet do te akomodohen në kampus në dhoma moderne së bashku me studentë të së njëjtës moshë nga vende të ndryshme. Oret e mesimit te gjuhes gjermane do te zhvillohen në grupe të vogla. Nga ana tjeter, femijet do te kene mundesi te konsumojne te gjitha vaktet në mensen e shkollës. Pjatat ndërkombëtare (dhe gjithashtu specialitete austriake) do te shërbehen gjatë vakteve.
Akomodimi
Ofrohet një standard i larte akomodimi. Të gjitha dhomat ndahen nga 3 deri në 4 nxenes dhe kanë dushin e tyre brenda ne dhome. Tualeti eshte i perbashket në çdo kat.
Kampi veror ne Gjermani ofron mbështetje dhe mbikëqyrje 24/7! Në shkollën verore stafi është në dispozicion gjatë gjithë kohës! Daljet e pavarura nga ambientet kërkojnë leje me shkrim nga prindërit.
INFORMACION I PERGJITHSHEM
Mosha: | 12 – 17 vjeç |
Datat: | 28 Korrik 2024 – 03 Gusht 2024 |
Numri i javëve | 1 javë |
Çmimi: | €1750 |
Grupi udhëton me një konsulent arsimor te Integral nga Shqipëria. Personi shoqerues do te jete me grupin gjate udhetimit dhe gjate periudhes se qendrimit ne kampin veror jashte vendit. |
Mësimet e gjuhes gjermane
Koha e lire dhe ekskursionet
Udhëheqësit e grupeve organizojnë një program emocionues dhe të larmishëm për kohën e lirë.
Sportet
Ka shumë aktivitete sportive në dispozicion: volejboll, futboll, tenis, vizita në pishina të hapura dhe në ishullin e Danubit.
Aktivitete
Aktivitete krijuese: punime dore, muzikë, mësime valsi ose grup teatri. Aktivitete të tjera: ekskursione, filma, shfaqje, gjueti thesari, barbekju, shëtitje në qytet, karaoke.
NË CMIM PËRFSHIHET
Perfshihet ne cmim dhe bileta e udhetimit vajtje ardhje
ÇMIMI | ||
---|---|---|
1 javë | 23 Korrik 2024 – 03 Gusht 2024 | €1650 nga €1750 (ne cmim perfshihet cdo gje per qendrimin 1 javor ne kamp) |
VJENE
GALERI
REZERVO NJË KONSULENCË
KONTAKTONI KONSULENTËT TANË
Plotësoni formularin dhe rezervoni takimin tuaj për një konsultë me përfaqësuesin tonë