Destinacionet kryesore për studime master në Evropë

25.01.2022

Sapo keni përfunduar studimet bachelor dhe jeni të pavendosur se cili është hapi i rradhës? Po mendoni të filloni studimet master por nuk jeni ende të sigurt? Në atikullin në vijim do të njiheni me destinacionet kryesore për studimet master në Evropë.


  • Studime Master në Gjermani

Pavarësisht cili është destinacioni juaj i studimeve: Berlini, Mynihu, Kolni, Frankfurti, apo ndonjë qytet tjetër gjerman, ofrojnë arsim të një standardi shumë të lartë, të kombinuar me kërkime të klasit botëror.

Universitetet gjermane janë të njohura për cilësinë e tyre akademike, mjediset moderne dhe shkallën e lartë të punësimit të të diplomuarve. Gjermania ka disa nga universitetet më të mira në botë për sa i përket mësimdhënies së shkëlqyer si dhe kënaqësisë së studentëve.

Përveç kësaj, një faktor i rëndësishëm përse Gjermania është ndër destinacionet më të preferuara nga studentët ndërkombëtarë është fakti se shumica e universiteteve publike kanë tarifa tepër të ulëta ose në disa raste mund të jenë edhe falas.

Universitetet në Gjermani

  • Studime Master në Holandë

Holanda është një nga vendet evropiane që mirëpresin një numër të madh studentësh ndërkombëtarë. Në Holandë, pjesa më e madhe e programeve universitare zhvillohen në gjuhën angleze dhe shumë universitete përdorin të njëjtin sistem vlerësimi si kolegjet dhe universitetet Amerikane.

Arsimi i lartë në Holandë bazohet në inovacionin dhe kreativitetin. Programet studimore integrojnë një kurrikulë që është 100% e përshtatur me ngjarjet, çështjet dhe zbulimet aktuale në fushat përkatëse; kështu që çfarëdo programi të studioni, ju do të merrni formimin e duhur që do t’ju bëjë ekspert në fushën e përzgjedhur. Shumë nga programet master në universitetet holandeze rankohen mjaft mirë në renditjet ndërkombëtare.

Universitetet në Holandë

  • Studime Master në Austri

Nëse dëshironi të jetoni dhe të studioni në një nga vendet më të sigurta në botë, të përfitoni nga tarifat e ulëta të shkollimit, të përqafoni një përzierje unike të kulturave gjermane, italiane dhe hungareze, atëherë Austria është destinacioni i duhur. Në Austri ndërthuren universitetet më të mira në botë me një mjedis elegant klasit të lartë.

Pavarësisht nëse zgjidhni Vjenën, Salzburgun apo ndonjë qytet tjetër, në Austri do të rrethoheni nga arkitektura e shkëlqyer, do të përqafoni kulturën tipike të kafesë dhe madje mund të merrni pjesë në një nga ballot më të famshme të kërcimit. Në Austri, mund të zgjidhni një program në Muzikë, veçanërisht në Vjenë i cili cilësohet si kryeqyteti muzikor i botës; Psikologji – pasi është vendi ku Freud hodhi themelet e psikoanalizës; biznes dhe më shumë.

Universitetet në Austri

  • Studime Master në Spanjë

Spanja është e njohur për mjedisin e saj miqësor, klimën e ngrohtë, koston e përballueshme të jetesës dhe tarifat e ulëta të shkollimit. Edhe pse shumë studentë që zgjedhin të shkojnë në Spanjë janë të interesuar për të mësuar gjuhën spanjolle, aty ofrohen programe të shumta Bachelor dhe Master që zhvillohen në gjuhën angleze.

Ju mund të studioni Shkenca Sociale, Gazetari, Turizëm dhe sigurisht Biznes, pasi Spanja është shtëpia e disa prej universiteteve më të njohura të biznesit në botë.

Universitetet në Spanjë

  • Studime Master në Itali

Italia, një nga destinacionet më të njohura evropiane, mirëpret mijëra studentë dhe turistë të huaj në çdo kohë të vitit. Nëse jeni të interesuar për artet, arkitekturën apo historinë botërore, Italia do të ishte padyshim destinacioni ideal për ju.

Ka kaq shumë arsye për të zgjedhur Italinë si destinacionin perfekt për studimet tuaja jashtë vendit. Mësimdhënia e shkëlqyer, qytetet me arkitekturë mahnitëse, kuzhina fantastike, kostot e ulëta të jetesës dhe atraksionet e shumta dhe të jashtëzakonshme turistike. Italia është një shtet që ofron shumë bursa studimi për studentët ndërkombëtarë.

Universitetet në Itali

  • Studime Master në Belgjikë

E vendosur në qendër të Evropës, shtëpia e selisë së Kombeve të Bashkuara, ofron një mjedis multikulturor.

Pavarësisht se gjuhë zyrtare në Belgjikë janë frëngjishtja, gjermanishtja dhe holandishtja, shumë universitete belge ofrojnë programe tepër cilësore në anglisht. Pra, nuk është çudi që Belgjika numëron një numër të konsiderueshëm studentësh të huaj, mbi 100,000 në vit.

Universitetet në Belgjikë

  • Studime Master në Irlandë

Irlanda është një nga zgjedhjet më të thjeshta kur bëhet fjalë për destinacionet e studimit në Evropë që ofrojnë programe në anglisht. Republika e Irlandës njihet si një nga vendet më miqësorë dhe universitetet janë vërtet të përkushtuara për ti ndihmuar dhe integruar studentët e huaj në shumë organizata dhe shërbime studentore.

Së fundmi, Irlanda ka shprehur interes të lartë për rekrutimin e studentëve ndërkombëtarë në universitetet e saj. Disa nga programet më të njohura janë Teknologjia e Informacionit, Biznesi dhe Shkencat e Jetës.

Universitetet në Irlandë

Nëse dëshironi të merrni më shumë informacion rreth programeve master, Integral më datë 16 shkurt zhvillonin eventin virtual rreth studimeve master jashtë vendit.

Për tu bërë pjesë e eventit:

Regjistrohuni këtu!

Etiketa:

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message