Studentët që pranohen në universitetet më të mira jashtë vendit kanë një gjë të përbashkët — ata e nisin procesin e aplikimit përpara të tjerëve.
Shpesh dëgjojmë nga studentët që aplikimi në një universitet që në klasën e 11-të është ende një temë e largët për tu vlerësuar. Le ta pranojmë, është më e thjeshtë ta planifikosh aplikimin për në universitet disa muaj para apo akoma edhe më mirë një vit para. Në të njëjtën kohë, ne dëgjojmë edhe më shpesh nga studentët tanë në klasën e 12-të se nëse ata të paktën do kishin filluar të shqyrtonin mundësitë më herët, kjo do t'i kishte ndihmuar shumë, dhe nuk do ishte nevoja të kalonin procedura të vështira.
Aplikimi i hershëm është hapi më i zgjuar që mund të bësh! Është një strategji që rrit ndjeshëm mundësinë për pranim, të ofron më shumë mundësi për bursa, redukton stresin dhe të jep kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë aventurë të re ndërkombëtare.
Gati për të bërë hapin e parë drejt arsimimit tuaj ndërkombëtar? Rezervo një konsultë falas me konsulentët tanë me përvojë. Ne do t'ju mbështesim në çdo hap të udhëtimit tuaj arsimor.
⚠️Përditësim i rëndësishëm i çmimeve
Ju lutemi vini re se tarifat e shërbimit do të ndryshojnë duke filluar nga data 1 Korrik. Na kontaktoni përpara kësaj date për të përfituar nga tarifat e vitit të kaluar për mbështetjen e aplikimit tuaj.