Rëndësia e programit IB për shkollën e mesme !

27.05.2020

Përse nevojitet programi IB për të studiuat në një shkollë të mesme jashtë vendit?


Duke inkurajuar nxënësit të zhvillojnë anën e tyre intelektuale, emocionale, etike si dhe atë akademike, Programi i Diplomës së Maturës Ndërkombëtare (IBDP) ndryshon nga programet e tjera të arsimit për nxënësit e moshës 16 deri 19 vjeç. Sistemi IB u themelua në vitin 1968 në Gjenevë të Zvicrës dhe sot ka një shtrirje të madhe në të gjithë botën duke numëruar 156 shtete të cilat kanë shkolla të mesme IB. Për të studiuar sot në sistemin IB, ju mund të zgjidhni nga mbi 5,000 shkolla të mesme jashtë vendit që ofrojnë Programin e Diplomës IB.

Janë disa aspektet kryesore që lidhen me marrjen e një diplome IB në një shkollë të mesme jashtë vendit, qoftë në Evropë, Mbretëri të Bashkuar, Amerikë, Kanada etj, dhe që lidhen mbi të gjitha me mundësitë e studentëve për tu pranuar ne univeristetin dhe degën që ata duan.

  • Përfundimi i programit IB në një shkollë të mesme jashtë vendit rrit shanset për tu pranuar në universitet

IB punon vazhdimisht për të siguruar që diploma të njihet globalisht nga universitetet dhe që studentët e saj të fitojnë oferta konkurruese për studime të mëtejshme. Të gjitha kurrikulat e IB-së janë rishikuar në një cikël mësimi shtatë vjeçar për të siguruar që cdo kurrikul të jetë e përshtatshëme për një qëllim në një botë në ndryshim dhe përfshin hulumtimin më të fundit arsimor dhe mësimet e nxjerra nga një vlerësim i plotë i kurrikulës ekzistuese. Rishikimi i kurrikulave është një proces bashkëpunues me universitetet, që synon të prodhojë kurrikula të shkëlqyera, ndërkombëtare të bazuara në hulumtime dhe materiale mbështetëse, që u mundëson studentëve të zhvillojnë atributet e profilit të nxënësit dhe misionin e IB.

  • Shtrirja e Diplomës IB në vende të ndryshme

Ekzistojnë shkolla IB në 156 vende në të gjithë botën dhe studentët dërgojnë rezultate të provimeve në institucionet e arsimit të lartë në gati 90 vende cdo vit. Duke pasur parasysh larminë e gjerë të sistemeve arsimore lokale të shteteve, Organizata e IB (IBO) bën një përpjekje të bashkërenduar për të gjurmuar dhe komunikuar nivelin e njohjes, për programet e IB, në vendet e botës.

  • Cilat universitete njohin diplomën IB?

Institucionet e arsimit të lartë në të gjithë botën pranojnë studentë bazuar në kreditet e tyre të marra në programin IB, dhe shumë kanë politika dhe udhëzime specifike për pranime për studentët IB. Kriteret e pranimit mund të ndryshojnë shumë nga sistemi arsimor dhe selektiviteti i institucionit. Universitetet bazohen mbi Indeksin e politikave universitare i cili përfshin shembuj të informacionit të vetë-raportuar që universitetet japin për shkollat IB.

Pyetja që shumë nxënës bëjnë është se në cilat universitete kanë tendencën të shkojnë studentët IB dhe si është progresi i tyre i mëtejshëm. Të dhënat tregojnë se ka një zhvillim pozitiv apo progres në mënyrën se si universitetet vlerësojnë diplomën dhe kreditet e IB-së, në rritjen e numrit të nxënësve të IB që pranohen në universitet si dhe llojet e institucioneve që studentët IB priren të ndjekin, gatishmërinë për studim në universitet dhe përshtatjen ndaj jetës universitare.

  • Diploma IB në një shkollë të mesme jashtë vendit krahasuar me kualifikimet e tjera

Shumë sisteme kombëtare dhe shtetërore, si dhe universitete private, kanë vlerësimet e tyre ekuivalente për performancën e nxënësve në programin e diplomës IB. Këto përfshijnë ndër të tjera konvertimin pikëve nga UCAS në Mbretërinë e Bashkuar, konvertimin Australian ATAR dhe konvertimin AIU të Indisë.

Gjatë 10 viteve të fundit, disa organe kualifikimi dhe institucione kërkimore kanë krahasuar elementë të kurrikulave të kurseve të IB-së me programet e tjera të studimit dhe gjetjet e përgjithshme nga hulumtimi kanë qenë shumë të favorshme ndaj IB-së.

5 Ndryshimet mes A Levels dhe IB

Sistemi më konkurues i IB-së padyshim mbetet sistemi britanik A-levels. Në vitin 2012, Ofqual (Zyra për Rregullimin e Kualifikimeve dhe Provimeve) në Mbretërinë e Bashkuar ka krahasuar A- Levels me 19 kurrikula / provime të tjera, përfshirë Programin e Diplomës IB. Materiali akademik IB u vlerësua më lart në një numër fushash studimi.

Disa studime të viteve të fundit kanë treguar se, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, studentët e IB-së kanë tendencë të shkojnë në universitet në numër më të lartë, të shkojnë në universitete më selektive dhe të performojnë më mirë atje. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, studentët IB kanë më shumë se dyfish gjasa të pranohen në një nga 20 universitetet më të mira, krahasuar me një student mesatar i A-levels.

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS!

☎️+355 69 40 40 801

📧krysia@integral.al

Etiketa:

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message