Suksesi i Abigelës: Nga një shkollë e mesme prestigjioze në një universitet të njohur të teknologjisë

15.08.2025


Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju historinë e jashtëzakonshme të suksesit të Abigelës, përkushtimi dhe këmbëngulja e së cilës në Queen’s College – një shkollë me konvikt e nivelit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar – kulmuan me një arritje mbresëlënëse: rezultatet AAB në provimet e A – levels. Këto rezultate i siguruan asaj një vend në Universitetin prestigjioz të Teknologjisë në Eindhoven (TU/e) në Holandë, një nga destinacionet më të kërkuara për inxhinierët e ardhshëm, ku ajo do të studiojë Data Science me një vit praktike në industri.


Udhëtimi i Abigelës me Integral nisi shumë herët. Në moshën vetëm 9-vjeçare, ajo pati për herë të parë eksperiencën e arsimit ndërkombëtar duke ndjekur një nga kampet tona verore në Mbretërinë e Bashkuar. Ky kontakt i hershëm me të mësuarit global hodhi bazat për rrugëtimin e saj të suksesshëm në vijim.

Kur iu bashkua gjimnazit Queen’s College, Abigela u bë shumë shpejt pjesë e pandarë e komunitetit akademik dhe të konviktit. Ne rolin e saj si kujdestare klase, ajo tregoi lidership dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, duke mbështetur shokët e saj dhe duke kontribuar në mënyrë pozitive në jetën e shkollës. 


Fituese krenare e Medaljes së Artë të Diplomes se Queen’s, dhe njëkohësisht fituese e Çmimit të lëndës për vitin e 13-të në Fizikë, ajo largohet nga shkolla jo vetëm me rezultate të shkëlqyera, por edhe me një portofol të pasur lidershipi, shërbimi dhe zhvillimi personal, që pasqyron më të mirën e frymës së Queen’s College.


“Ka qenë një kënaqësi e madhe ta kemi Abigelën pjesë të komunitetit tonë dhe jemi të bindur se ajo do të vazhdojë të shkëlqejë në kapitullin e ri të jetës së saj”, është shprehur stafi i shkollës Queen’s College për Abigelën.  


Suksesi i saj është një shembull frymëzues se si puna e palodhur, e kombinuar me mbështetjen e duhur, çon drejt mundësive të jashtëzakonshme. Jemi shumë krenarë që e kemi udhëhequr në këtë rrugëtim dhe besojmë se historia e saj është një dëshmi e fuqisë së këshillimit të vazhdueshëm dhe profesional. Mezi presim të ndihmojmë edhe shumë studentë të tjerë të ndjekin rrugën e suksesit dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
 

Lajme të lidhura

Siguria Kibernetike (Cybersecurity) është drejtimi...

Flasim me shumë studentë që ende nuk e dinë se çfarë duan të studiojnë. Ata vijnë me një listë opsionesh – biznes, teknologji informative...
06.07.2026 Lexo me shume

Rrugë e Sigurt për Sukses: Studio në EU Business S...

A jeni gati të çoni karrierën tuaj në nivelin tjetër dhe të zgjeroni mundësitë tuaja globale? Studimi jashtë është një nga mënyrat m&...
23.06.2026 Lexo me shume

Studime në University of Dubrovnik – Aty ku inovac...

Përfitoni një diplomë të njohur ndërkombëtarisht në UNIDU, një nga universitetet më të ndërkombëtarizuara në Croatia. I vendosur brend...
17.04.2026 Lexo me shume

Studio mjekësi në Çeki - Program në Anglisht ose s...

Të bëhesh mjek është një ëndërr që kërkon si pasion, ashtu edhe mjedisin e duhur. Charles University, e themeluar në vitin 1348, është nj&eu...
05.03.2026 Lexo me shume

Rruga juaj e shpejtë drejt një diplome inxhinierie...

Lajm i shkëlqyer për inxhinierët e ardhshëm! Nëse keni ëndërruar të studioni në zemër të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkua...
04.03.2026 Lexo me shume

Fontys University forcon mbështetjen për studentët...

Fontys University of Applied Sciences po ndërmerr hapa strategjikë për të përmirësuar përvojën e studentëve ndërkombëtarë. Iniciativat kryes...
20.11.2025 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message