Ja cilat janë 5 ndryshimet mes A – levels dhe IB! | Integral

Ja cilat janë 5 ndryshimet mes A – levels dhe IB!

31.03.2020

Si dy sistemet arsimore kryesore në përfundimin e dy viteve të fundit të gjimnazit, Programi i diplomimit në A-levels dhe Programi i Diplomimit IB, kanë pikat ku ndahen dukshëm mes tyre. Edhe pse të dy kanë një reputacion të lartë në nivel botëror, janë disa faktorë që i diferencojnë ato.

  1. Origjina
  • Kualifikimi në A-levels ose e quajtur ndryshe dhe “sixth form”, refruar dy viteve të fundit të gjimnazit, është pjesë e sistemit tradicional britanik të arsimimit. Ky sistem arsimi ka fituar një reputacion të lartë për shkak të kualitetit akademik që ofron dhe është përqafuar nga shumë vende të tjera në Evropë dhe botë. Ai u prezantua për herë të parë në vitin 1951 në UK.
  • Ndërkohë, diploma e mbarimit të gjimnazit në sistemin IB (International Baccalaureate), ose e thënë ndryshe “Matura Ndërkombëtare, u themelua disa vite më vonë, në vitin 1968 në Gjenevë të Zvicrës nga John Goormaghtigh.
  1. Përhapja
  • Sistemi IB ka një shtrirje të madhe në vendet e zhvilluara të Evropës si Zvicër, Gjermani, Francë, Hollandë, UK etj. Në botë sot numërohen rreth 156 shtete të cilat kanë shkolla IB, me mbi 5,000 shkolla që ofrojnë Programin e Diplomës IB (IBDP) referuar të dhënave të fundit të Organizatës IB (IBO).
  • A-levels janë provimet shtetërore që nxënësit në Angli, Wales dhe Irlandën e Veriut ndjekin por ndërkohë, sot janë rreth 125 vende në botë që e ofrojnë si program alterantiv studimi për gjimnazin krahas programeve shtetërore përkatëse.
  1. Karakteri
  • Programi IB është më i gjerë dhe gjithëpërfshirës. Ai u jep mundësinë nxënësve të eksplorojnë cilësi të shumta të vetes dhe të fitojnë aftësi siç janë bashkëpunimi, zgjidhja e problemeve, vendimmarrja dhe iniciativa.
  • A-levels kanë një karakter më të theksuar akademik dhe e përgatisin nxënësin duke synuar përsosmërinë akademike të tij. Kështu nxënësit ndjehen më të sigurt për njohuritë e përvetësuara dhe më të përgatitur për të ndjekur degët që duan në universitet.

« Programi i Diplomës Ndërkombëtare IB është më i mirë në inkurajimin e një ‘perspektive globale’ tek nxënësit, ndërsa A- levels u japin nxënësve më shumë ‘njouri të thelluara’ », sipas gjetjeve të Raportit të Zyrtarëve të Pranimeve në Universitet për vitin 2017.

  1. Kurrikula dhe Struktura
  • Në programin IBDP, nxënësit mësojnë 6 lëndë të cilat i zgjedhin nga 6 grupet e lëndëve IB që shkolla ofron: Gjuhë dhe letërsi, Gjuhë e huaj, Individët dhe shoqëritë, Shkenca, Matematikë dhe Arte. Gjithashtu nxënësit mësojnë “Teoria e njohurive”, në të cilën ata reflektojnë mbi natyrën e njohurive, “Eseja e zgjeruar”, i cili është një studim i pavarur, që përfundon me shkrimin e një eseje me rreth 4,000 fjalë dhe projekti “Kreativitet, aktivitet, shërbim (CAS)”, në të cilin nxënësit përfundojnë një projekt që lidhet me këto tre koncepte.
  • Në A-levels, nxënësit mësojnë 3 deri në 4 lëndë të cilat ata përsëri i zgjedhin nga grupi i madh i lëndëve që shkolla ofron të pandarë në kategori si në IB dhe kanë mundësinë e kombinimeve nga më të ndrsyhmet sipas preferencave dhe interesave për të ardhmen.
  1. Vlerësimet e nevojshme për aplikimet në universitet

Vlerësimet e kualifikimeve organizohen ndryshe në këto dy siteme:

  • Kështu, provimet e A-levels bëhen në periudhën Maj – Qershor dhe për tu kualifikuar duhet të marësh njërën nga pesë vlerësimet A, B, C, D ose E, ku A (dhe A*) është më e larta dhe E është më e ulta.
  • Provimet IB bëhen pak më herët, në Prill – Maj dhe vlerësimi bëhet me pikë nga 7-1, ku pikët kaluese janë 3 dhe pikët më të larta 7. Rezultati përfundimtar i diplomës IB përbëhet nga rezultatet e kombinuara për secilën lëndë që jepet provim dhe Diploma u jepet nxënësve që fitojnë të paktën 24 pikë, duke përfshirë këtu edhe përfundimin e suksesshëm të tre elementëve thelbësorë të programit IB.
  • Në lëndët që studiohen në nivel të lartë (HL), 7 në IB është ekuivalente me A* në A-levels dhe 3 është ekuivalente me E.

 

☎️ +355694040801