Ja përse duhet të zgjidhni një shkollë të mesme në Amerike | Integral

Ja përse duhet të zgjidhni një shkollë të mesme në Amerike

04.08.2020

Ndryshimet në shoqëritë njerëzore kanë sjellë edhe ndryshime në sistemet arsimore në botë. Nëse po mendoni të zgjidhni një shkollë për studime jashtë vendit, është shumë e rëndesishme të dini mbi të gjitha se cili sistem arsimor mund të përshtatet më shumë me profilin tuaj. Zgjedhja është në varësi jo vetëm të profilit tuaj akademik por gjithashtu edhe të objektivave tuaja në lidhje me degën e studimeve që do të zgjidhni për të ardhmen.

Shkolla të mesme USA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arsimi është i detyrueshëm me ligj duke filluar nga mosha 5 ose 8 vjeç deri në moshën 16 dhe 18 vjeç, në varësi të shtetit. Fëmijët zakonisht ndahen në klasa sipas grupmoshave, duke filluar nga kopështi (5–6 vjeç) dhe klasa e parë (6-7 vjeç) për fëmijët më të vegjël, deri në klasën e dymbëdhjetë (17-18 vjeç) si viti i fundit i shkollës së mesme.

Nxënësit amerikanë mund të ndjekin shkollat publike, shkollat private të çertifikuara nga shteti ose një program të aprovuar të shkollave që bëhen në shtëpi. Në shumicën e shkollave, arsimi i detyrueshëm është i ndarë në tre nivele: shkolla fillore, shkolla e mesme e ulët (junior high school) dhe e mesme e lartë (senior high school). Po kështu edhe nxënësit e huaj nga e gjithë bota mund të bëhen pjesë e sistemit amerikan të studimit në çdo vit arsimor duke realizuar ëndrrën e tyre për studime jashtë vendit në çdo moshë.

Diploma Amerikane e Shkollës së Mesme punon në vlerësimin e vazhdueshëm për 4 vitet e shkollës së mesme, klasat 9-12. Studentët duhet të punojnë shumë gjatë gjithë vitit për të fituar kreditet të cilat jepen për një vit shkollor që përfundon me sukses. PSAT dhe SAT janë provime bazë në shkollat amerikane. Ato janë të detyrueshme për tu diplomuar në një gjimnaz amerikan si dhe në shkollat e tjera evropiane siç është Brillantmont në Zvicër e cila ofron sistemin amerikan të studimit dhe i përgatit nxënësit për këto provime.

 

Shkolla të shumta në SHBA ofrojnë larmi programesh akademike duke siguruar që të gjithë nxënësit të gjejnë veten e tyre në këto shkolla. CATS Academy Boston dhe Kokomo High School janë shembuj të shkollave të cilat ofrojnë zgjedhjen e programit të perfundimit të gjimnazit në 3 sistemet A-levels, IB ose Diploma Amerikane (HSD).

Çfarë përfiton një student i huaj nga marja e Diplomës Amerikane të shkollës së mesme?

  1. Mundësi për studime jashtë vendit në shkolla të mesme duke siguruar që të vazhdoni rrugën e edukimit në universitetet më të mira amerikane
  2. Studime jashtë vendit në një shtet i cili është lider botëror në shumë fusha të jetës duke ju dhënë mundësinë të keni një të ardhme ndryshe
  3. Studime jashtë vendit në shtetin e lirisë së fjalës dhe zgjedhjes duke ju dhënë mundësinë të ndiqni degën e studimeve që ju doni dhe të përgatiteni në programin që ju doni
  4. Mbështetje në studimet tuaja jashtë vendit duke ju ofruar mundësi të shumta për tu përgatitur sa më mirë nga ana akademike dhe në drejtim të përshtatjes me stilin e jetesës për studimet e ardhshme në kolegj apo universitet

Regjistrohuni në eventin e shkollave të mesme Amerikane!

☎️: +355 69 40 40 801

📧: krysia@integral.al