Si të zgjidhni shkollën e mesme më të mirë në Evropë

28.12.2020

Evropa si destinacioni juaj arsimor


Të zgjidhni vendin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja në një shkollë të mesme, me perspektivën që një ditë ai të jetë dhe vendi ku do të ndërtoni të ardhmen tuaj, mund të duket jo e lehtë. Përveç diferencave atipike që vendet e zhvilluara kanë, sidomos ato në Evropë, të ndodhesh përpara kësaj zgjedhje në një moshtë fare të vogël nuk e lehtëson procesin.

Shkollat private jashtë vendit janë një mundësi e mirë për të marrë arsim cilësor dhe për të siguruar të ardhmen tuaj. Nëse po mendoni për një të tillë, dhe e keni të vështirë të vendosni se ku dëshironi ta ndiqni atë, duhet të keni në vemendje:

  • Të vendosni veten tuaj në perspektivë dhe të mendoni se ku dëshironi të jeni dhe çfarë dëshironi të bëni pas disa vitesh kur të keni përfunduar studimet. Kjo ju ndihmon për të kuptuar cilat janë pritshmëritë tuaja dhe ndihmon për të qartësuar qëllimet që ju doni të arrini.
  • Të bëni një hulumtim serioz lidhur me mundësitë e punësimit në profesionin që po mendoni të zgjidhni, në shtetin ku po mendoni të vazhdoni shkollën e mesme. Nëse akoma nuk e dini se çfarë dëshironi të bëni në të ardhmen, mos u shqetësoni. Mund të fokusoni kërkimin tuaj në faktorë të tjerë të lidhur me punësimin dhe ekonominë e një vendi siç është për shembull përqindja e punësimit në shtetin e zgjedhur etj.
  • Të mendoni me eficiencë, duke shfrytëzuar të gjithë potencialin tuaj akademik dhe individual duke kufizuar në maksimum shpenzimet financiare. Një mundësi shumë e mirë për këtë është aplikimi për një bursë studimi jashtë vendit.

Vendet më të zhvilluara të Evropës perëndimore janë destinacione të prferuara për shumë nxënës për vazhdimin e studimeve. Çfarë i bën të veçanta këto shtete?

Gjermania si destinacion për shkollat private jashtë vendit

Të zgjedhesh për të vazhduar shkollën e mesme në një vend si Gjermania, me një reputacion të lartë për cilësinë e jetesës dhe standartin e lartë ekonomik, mund të jetë një privilegj dhe një mundësi shumë e mirë për ju. Shkollat private internacionale në Gjermani ofrojnë ndërthurje të programeve akademike, duke ju dhënë mundësinë nxënësve të huaj të zgjedhin gjuhën në të cilën duan të ndjekin studimet. Nëse jeni të avancuar ne gjuhën gjermane, atëherë keni munësinë të ndiqni programin e Maturës Gjermane, Abitur.

Nëse keni njohuri shumë të mira të anglishtes, atëherë keni mundësinë të ndiqni programin e Maturës Ndërkombëtare (IB). Për më tepër, Gjermania ju jep mundësinë të studioni në shkolla – kështjella dhe të eksploroni qytetet e saj historike duke e bërë unike eksperiencën e të studiuarit në një vend të huaj.

Zvicra si destinacion për shkollat private jashtë vendit

Nëse po mendoni për cilësinë më të lartë të shërbimit të ofruar në fushën e edukimit, Zvicra është vendi i duhur për ju. Cilësinë e lartë në shkollat private të mesme të Zvicrës e gjejmë në çdo detaj dhe hapësirë, duke nisur nga godinat moderne të vendosura në një natyrë magjepsëse në të gjitha stinët e vitit, me klasat e laboratorët e pajisur me facilitetet e nevojshme për një mësimdhënie produktive, me hapësirat sportive dhe kreative për të praktikuar një gamë të gjerë aktivitetesh ekstra-kurrikulare për nxënësit, me ambjentet e akomodimit në godinat e konvikteve moderne etj. Kjo cilësi padyshim justifikon edhe çmimet mjaft konkuruese të shkollave private të mesme në Zvicër. Për më tepër, Zvicra ofron shumë mundësi lidhur me programet akademike, duke nisur nga Matura Zviceriane (dygjuhëshe me kombinim Frengjisht/ Gjermanisht/ Italisht), Matura Gjermane, Matura Italiane, Matura Ndërkombëtare (IB), Diploma Amerikane.

Shtete të tjera të Evropës si destinacione për shkollat private jashtë vendit

Shtete të zhvilluara të Evropës siç janë Franca, Austria, Hollanda, Portugalia, vendet Nordike etj janë gjithashtu të preferuara për të ndjekur shkollën e mesme. Një nga arsyet është sepse këto vende ofrojnë edhe shumë mundësi për programet akademike universitare dhe post-universitare. Për më tepër, standarti i lartë i jetesës dhe zhvillimi ekonomik i këtyre vendeve, refletohen edhe tek cilësia në mësimdhënie dhe në facilitete e shkollave të mesme private.

Për më shumë informacion rreth shkollave të mesme jashtë vendit merrni pjesë në eventin virtual rreth arsimit të mesëm jashtë vendit më datë 11 dhjetor ora 10:00 – 13:00.

Regjistrohuni në event tani!

☎️+355 69 80 40 601

📧anka@integral.al

news.front.related_news

Bursat për shkolla te mesme jashte vendit për viti...

Shumica e shkollave të pavarura ofrojnë bursa për kandidatët me aftësi të veçanta, në varësi të buxhetit të vendosur çdo vit nga institu...
12.01.2024 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message