Mbretëria e Bashkuar është një lider botëror në shumë fusha të arsimit përfshirë inxhinieri, shkenca, art dhe dizajn, menaxhim biznes, ligj dhe financë. Ajo ka reputacionin e një qendre botërore për kërkime shkencore. Edhe pse përbën vetëm 1% të popullsisë së botës, Mbretëria e Bashkuar është përgjegjëse për 8% të botimeve shkencore globale.
Mbretëria e Bashkuar ofron një sistem arsimimi të njohur në të gjithë botën, me kualifikime që mund të bëjnë një ndryshim real në të ardhmen tuaj. Ky sistem tërheq mbi 600,000 studentë ndërkombëtarë çdo vit në një larmi programesh, duke variuar nga kurset e gjuhës angleze deri te programet e doktoraturave.
Sistemi arsimor për shkollat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar u jep nxënësve lirinë të kombinojnë lëndë të ndryshme në programin akademik të zgjedhur, duke përshtatur studimet sipas nevojave dhe interesave të tyre.
Bazuar në eksperiencën disa-vjeçare të Integral Programe Edukimi, shumë familje shqiptare preferojnë Mbretërinë e Bashkuar si zgjedhje për studimet në shkolla të mesme për fëmijën e tyre, për shumë arsye. Kështu, faktet tregojnë se janë disa atribute që e bëjnë cilësor arsimimin në një shkollë të mesme në Mbretërinë e Bashkuar, të tilla si:
- Rankimi – Institucionet arsimore në UK vazhdimisht renditen ndër më të mirët në botë dhe diplomat e mara në përfundim të ciklit të studimeve vlerësohen dhe njihen ndërkombëtarisht
- Metodologjia e mësimdhënies – Metodologjia e përdorur në Mbretërinë e Bashkuar në mësimdhënie dhe studim, i jep nxënësve lirinë për të qenë krijues dhe për të zhvilluar aftësi dhe besim në vete
- Stafi akademik – Nxënësit në një shkolle të mesme në UK, kanë mundësinë të përgatiten nga një staf akademik dhe ekspertë lider në rank botëror me eksperienca disa vjeçare në fushën e arsimit
- Mbështetja – Nxënësit përfitojnë një mbështetje të vazhdueshme akademike e cila sigurohet me metodologjinë “one-to-one”, pra mbështetje e personalizuar sipas nevojave të çdo nxënësi
- Gjuha angleze – Duke qenë vendi i origjinës së gjuhës angleze, Mbretëria e Bashkuar është një vend ideal për të zhvilluar aftësi gjuhësore dhe për të forcuar perspektivat e mëvonëshme të punësimit
- Aktivitetet Ekstrakurrikulare – Shkollat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar u mundësojnë nxënësve të provojnë shumë aktivitete jashtëshkollore, të cilat i japin një tjetër dimension edukimit që në moshë të hershme
- Mundësitë për të ardhmen – Bazuar në eksperiencat e vit pas viti, përfundimi i një shkolle të mesme në Britaninë e Madhe, hap dyert për mundësi të pafund zgjedhjesh për studimet vijuese universitare në çdo vend të botës.
Rezervo një konsulencë Falas me Integral
+355694040801 / +355698040601