Zgjidh të ardhmen që ti do!
Dëshironi të studioni në një shkollë të mesme jashtë vendit por jeni të shqetësuar lidhur me shpenzimet që mund të kërkojë? Keni dëshirë që t’i si siguroni fëmijës tuaj arsimin më cilësor të mesëm në një nga shkollat private më të mira në vendet e zhvilluara?
Të marësh arsimim cilësor kushton! Një bursë studimi në një shkollë të mesme jashtë vendit mund të ndryshojë të ardhmen tuaj, duke ju ndihmuar të hidhni hapin e parë drejt suksesit dhe të realizoni planin që kishit kohë që e mendonit apo ëndërronit.
Nisur nga dëshira për të ofruar të drejtën e studimit cilësor për çdo nxënës që ka potencialin e duhur, shkollat ndihmojnë çdo vit nxënësit nga e gjithë bota përmes programeve të bursave dhe granteve të tjera financiare që ofrojnë.
Ja çfarë duhet të keni parasysh për të fituar një bursë studimi në një shkollë të mesme!
- Kapni mundësinë të parët. Duhet të përgatiteni herët lidhur me aplikimin për një bursë studimi në një shkollë të mesme, të paktën një vit përpara, në mënyrë që të keni mundësinë për tu përgatitur edhe për provimet që duhet të jepni.
- Mundohuni të kërkoni lidhur me bursat që shkolla ka dhënë në të shkuarën. Historiku i shkollës në bursat e alokuara është një tregues i lidhur me shanset që mund të keni për të fituar një bursë studimi në një shkollë të mesme.
- Qëndroni realistë lidhur me pritshmëritë tuaja. Ju mund të jeni nxënësi më i mirë në klasën tuaj, por në aplikimin për bursë do jeni përballë konkurentëve të cilët janë po aq të mirë sa ju ose edhe më shumë. Prandaj, mundohuni të evitoni ankthin e fitores dhe qëndroni të inkurajuar duke menduar “përse mos ta provoj”?
- Mos u dorëzoni. Nëse ju refuzoheni për të marë një bursë, mos u dorëzoni. Mund të provoni përsëri vitin e ardhshëm.
- Dhe sigurisht, sigurohuni të keni një Plan B. Gjithmonë mbani në mendje çfarë do të bënit nëse kërkesa juaj për bursë do të refuzohej. Edhe pse në shkollat e mesme jashtë vendit, mundësitë janë gjithmonë të larta pasi ato bazohen në një sistem të fortë vlerash dhe meritash.
Çfarë të bën fitues të një burse?
- Merita akademike – baza për të fituar një bursë studimi në një shkollë të mesme
Kështu, nëse je një nxënës me një profil të fortë akademik, ti mund të jesh fitues i një burse! Çfarë të favorizon në këtë proces janë: Rezultatet e larta në provimet e pranimit, rezultatet në provimet shtesë për aplikimin për bursë, mesatarja e notave në vitet e fundit, pjesëmarrja në aktivitete jashtëshkollore si olimpiada, kompeticione me tematika të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare apo edhe përfshirja në shërbime komunitare si vullnetarë.
Këto tipe bursash mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të pagesës financiare si dhe në të njëjtën kohë i japin një nivel të caktuar prestigji marrësit të saj. Ato gjithashtu mund të jenë të dobishme në të ardhmen, si një mënyrë për ta bërë më të fortë edhe tërheqëse CV – në tuaj..
- Aftësitë artistike – mund të të bëjnë fitues të një burse studimi në një shkollë të mesme
Nëse zotëron aftësi artistike, në format e ndryshme të manifestimit të artit si muzika, teatri, kënga, piktura, baleti etj, dhe njëkohësisht ke rezultate të mira akademike, mund të jesh një kandidat i mirë për këto bursa. Në procedurat e aplikimit për bursat e artit pamor, do të duhet të kesh një portofol me krijimet personale të tuat, ndërsa bursat për muzikë dhe forma të tjera të artit të bazuara në performanca kërkojnë një audicion të regjistuar ose live. Këto lloj bursash janë më të zakonshme në shkollat dhe shoqërinë amerikane.
- Aftësi sportive dhe atletike
Nëse demostron një nivel të lartë aftësish sportive, si dhe ke rezultate të forta akademike, mund të jesh fitues i kësaj burse. Bursat jepen për lloje të ndryshme sporti, volejboll, golf, tenis, futboll etj.
Ndihma financiare
Bursat e studimit në një shkollë të mesme janë gjithashtu edhe të karakterit të ndihmës financiare, të cilat jepen në bazë të nevojës financiare. Ata kanë për qëllim të ofrojnë një mundësi shkollimi për fëmijë të aftë dhe të talentuar të cilët vijnë nga familje të cilat nuk janë në gjendje t’i mundësojnë atyre arsimimin në një shkollë të mesme private jashtë vendit. Këto grante priren të jenë në vlera më të mëdhaja se bursat e meritës. Ato mund të mbulojnë pagesa të plota ose të pjesshme, duke ofruar shpesh mbulim shtesë në dispozicion për shërbimet si sigurimi i uniformës, mjeteve shkollore etj.
Ju mund të merrni pjesë në eventin e shkollave të mesme Amerikane dhe të informoheni për më tepër mbi bursat e studimit.