6 arsyet përse të studioni në një shkollë të mesme në Kanada

15.07.2020

Eksperienca e një vendi përtej oqeanit


Shkolla e mesme është sigurisht mundësia për të shfaqur të gjithë potencialin tuaj dhe të eksploroni mbi mundësitë e edukimit tuaj në të ardhmen. Me një cilësi të shkëlqyer të jetesës dhe një sistem të jashtëzakonshëm arsimor, për ju që po kërkoni arsimin më të mirë përtej oqeanit, zgjidhja ideale do të ishtë të studionit në një shkollë të mesme në Kanada.

Ja cilat janë gjashtë arsye përse duhet të konsideroni zgjedhjen e Kanadasë për të filluar ose vazhduar shkollën e mesme:

  1. Kurrikula akademike – një nga arsyet kryesore për të zgjedhur një shkollë të mesme në Kanada është ajo e kurrikulës dhe lëndëve që mësohen në shkollë.

Në sistemin arsimor të Kanadasë, secila krahinë ofron një kurrikulë specifike, angazhuese me një larmi zgjedhjesh në të gjitha disiplinat. Jo vetëm që ju mund të studioni për tu përgatitur për studimet e mëtejshme, por gjithashtu mund të ndiqni kurse të individualizuara për të pasur sukses në çfarëdo fushe që do të zgjidhni si Shkenca, Teknologji, Matematikë dhe Inxhinieri, Arte etj. Me çdo mësim të planifikuar me kujdes, përmbajtja dhe idetë e marra nga kurset kanadeze ju përgatisin në mënyrë të konsiderueshme për karrierën tuaj të ardhshme. Në biologji, mund të analizoni çështjet etike që lidhen me hulumtimin e qelizave staminale ndërsa në ekonomi, mund të shihni të njëjtën çështje nga një këndvështrim i bazuar në treg.

  1. Programet e Intershipit dhe edukimi i ndërthurur – mundësi të larmishme edukimi në një shkollë të mesme në Kanada

Përveç një kurrikule sfiduese dhe tërheqëse, ju keni mundësinë të plotësoni studimet tuaja me përvojë pune në botën reale. Megjithëse struktura e edukimit të ndërthurur ndryshon nga provinca në provincë, studentët janë në gjendje të jenë vullnetarë ose të punojnë brenda komunitetit për të fituar kreditet e shkollës së mesme në të gjithë Kanadanë. Duke marrë pjesë në këto lloj programesh, ju mund të përgatiteni për karrierën e ardhshme dhe të provoni veten nëse keni besimim për ndjekjen e atij profesioni në të ardhmen. Praktika është një mënyrë e shkëlqyeshme për të aplikuar dhe testuar aftësitë e dikujt në një mjedis të caktuar ku teoria nuk është fokusi kryesor i të mësuarit. Nga asistenti i kërkimit shkencor tek punëtori i thjeshtë, ka mijëra mundësi që ju të eksploroni punën tuan të ardhshme!

  1. Staf i jashtëzakonshëm dhe shumë i kualifikuar

Si një profesion i përgjithshëm, profesioni i mësuesit është i rregulluar me ligj nga secila krahinë dhe janë në gjendje të japin mësime vetëm brenda fushave për të cilat janë kualifikuar përmes arsimit të tyre të lartë. Mësuesit vërtet kujdesen për studentët e tyre dhe përpiqen të bëjnë gjithçka munden për t’i mbështetur ata gjatë mësimit por jo vetëm. Gjithashtu, shkollat kanë staf mbështetës që mund të ndihmojnë studentët. Ndërsa ka shumë mësues të disponueshëm për të folur për shqetësimet personale, ka profesionistë që mund t’ju ndihmojnë për tu bërë pjesë e komunitetit.

Për më tepër, këshilluesit e karrierës janë gjithashtu të disponueshëm në çdo shkollë të mesme kanadeze për të ndihmuar në organizimin e të ardhmes tuaj. Ata janë në gjendje për të ofruar: këshilla për zgjedhjen e kurseve, këshilla për karrierën, hulumtime të bursave dhe shumë më tepër!

  1. Mjedisi optimal i të mësuarit

Në dallim nga shumë shkolla ndërkombëtare, shkollat ​​e mesme kanadeze kanë gjithmonë parasysh se të gjithë studentët mësojnë ndryshe. Si rezultat, në një shkollë të mesme në Kanada, ju keni mundësinë e studimit përmes një larmie metodash akademike. Pavarësisht nëse është struktura e mjedisit të shkollës apo dorëzimi i kurrikulës nga mësuesi që modifikohet, ofrohet një qasje unike për të gjithë.

Nxënësit inkurajohen shumë të hetojnë atë që po mësojnë dhe të vënë në dyshim vlefshmërinë e informacionit. Meqenëse idetë vijnë nga një larmi burimesh, qasja ndaj mësimit vjen nga këndvështrime të ndryshme. Ju keni mundësinë të vendosni teori në praktikë, të jeni krijues në idetë tuaja dhe të rriteni si individë. Për më tepër, shkollat ​​e mesme kanadeze kanë një mjedis fizik që është i sigurt, gjithëpërfshirës dhe i larmishëm – duke siguruar që e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësoheni janë studimet tuaja.

  1. Diplomat e njohura ndërkombëtarisht

Një çështje parësore brenda arsimit ndërkombëtar është se jo të gjitha diplomat e mesme janë të barabarta. Si rezultat, shumë shkolla do t’ju kërkojnë të bëni teste ose kualifikime shtesë në proceset e pranimit. Sidoqoftë, në Kanada, çdo diplomë njihet nga institucionet universitare në të gjithë botën. Përveç diplomave, shumë shkolla të mesme ofrojnë çertifikata ose programe ndërkombëtare që mund të mbështesin aplikimin tuaj për në universitet. Për shembull, diploma IB (International Baccalaureate), ofrohet në shumë shkolla publike dhe private në të gjithë vendin. Kjo diplomë përdor një sistem standard të notave që lejojnë universitetet dhe kolegjet të kthejnë notat në sistemet e tyre lokale shumë lehtë. Studentët që i nënshtrohen këtij programi gjithashtu mund të marrin kredite transferimi për lëndët e tyre të nivelit më të lartë që studiojnë.

Nëse po kërkon të studiosh në Kanada edhe pas shkollës së mesme, të kesh një diplomë të shkollës së mesme kanadeze do të rrisë ndjeshëm shanset e tua për pranim në krahasim me një diplomë ndërkombëtare.

  1. Klasat moderne – një arsye për një shkollë të mesme në Kanada është edhe cilësia dhe mbështetja me facilitetet e duhura dhe moderne.

Keystone International Schools

Sistemi arsimor publik i mirëfinancuar në Kanada, lejon një mjedis mësimor cilësor pa marrë parasysh në cilën shkollë zgjedh të studiosh. Me një akses të shtuar në teknologji, studentët praktikojnë rregullisht aftësitë dixhitale në shkrim dhe lexim, të domosdoshme për studimet e tyre në vazhdim dhe për më vonë në vendin e tyre të punës.

Pervec kësaj, Kanadaja ka një sistem të ngritur mirë të ofrimit të akomodimit me familje pritëse, për të gjithë nxënësit e huaj. Keystone International në Toronto është një prej shkollave të mesme në Kanada e cila mirëpret studentë nga Shqipëria dhe e gjithë bota dhe ofron një arsim cilësor në marjen e diplomës kanadeze si dhe ofron mbështetjen në akomodimin e studentëve në familje pritëse kanadeze duke e bërë më interesante eksperiencën e tyre në Kanada.

Për më shumë informacion rreth shkollave të mesme:

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS!

☎️: +355 69 40 40 801 / +355 69 80 40 601

📧: krysia@integral.al / anka@integral.al

news.front.related_news

Bursat për shkolla te mesme jashte vendit për viti...

Shumica e shkollave të pavarura ofrojnë bursa për kandidatët me aftësi të veçanta, në varësi të buxhetit të vendosur çdo vit nga institu...
12.01.2024 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message