“Harrow School Online” është një shkollë e vendosur në veri-perëndim të Londrës e cila ofron programin e studimit A-levels online në kurrikulën britanike për të gjithë nxënësit e huaj. Shkolla ofron cilësi në arsim dhe perspektivë të lartë për studimet universitare dhe karrierën. Harrow është shkolla ku ka studiuar një figurat më të njohura të historisë botërore Sir Winston Churchill.
Kurset dy vjeçare online në lëndët Matematikë, Matematikë të Avancuar, Kimi, Fizikë dhe Ekonomi mundësohen nga Pearson Connexus, një platformë e përdorur gjerësisht në fushën e përgatitjes së kurrikulave dhe kualifikimeve britanike. Platforma përmban një kurrikul të pasur, me multimedia, seanca live në internet, chat dhe email. Mbështetja teknike është në dispozicion gjatë orarit të mësimit.
Nxënësit punojnë përmes materialeve interaktive të vetë-studimit për të zhvilluar një kuptim të përmbajtjes së lëndës, e ndjekur nga një mësim i drejtpërdrejtë në një klasë virtuale. Mësimi organizohet në një mënyrë interaktive dhe tërheqëse, ku shpjegohet me video dhe tekste krahas paraqitjeve grafike, nëpërmjet simulimeve dhe kontrolleve të shpeshta të të kuptuarit. Në seancat live online, nxënësit kanë mundësinë të diskutojnë dhe praktikojnë ato që kanë mësuar. Në Harrow School Online japin mësim mësues të zgjedhur jo vetëm për kualifikimet e tyre akademike dhe pedagogjike, por edhe me aftësinë për të komunikuar në një mjedis virtual.
Shkolla të Mesme
Harrow School Online ka disa avantazhe unike në lidhje me të mësuarit online si: nxënësit ndjekin një rrugë individuale të të nxënit, duke punuar përmes materialeve të vetë-studimit me një ritëm që u përshtatet atyre dhe studiojnë në klasa të vogla me mësime të përshtatura me kujdes për nevojat e tyre; pjesëmarrja është relativisht më e lartë krahasuar me studimet në klasa; nxënësit punojnë së bashku me bashkëmoshatarët nga e gjithë bota, duke zgjeruar të kuptuarit e tyre për kultura të ndryshme dhe duke ndërtuar një rrjet ndërkombëtar të miqve; fleksibiliteti në përshtatjen ndaj orareve duke i mësuar nxënësit se si të balancojnë studimin dhe të punojnë me angazhime të tjera etj. Kjo metodë e mësimdhënies rrit angazhimin e studentëve dhe inkurajon të menduarit kritik.
Harrow School Online siguron një mënyrë alternative të studimit duke shmangur pasiguritë e të udhëtuarit dhe jetuarit në një vend të huaj në situatën e Covid-19.
Shkolla po ofron “Taster Live” si sesione orësh mësimore provë të drejtuara nga mësuesit. Në çdo sesion mund të pranohen të marrin pjesë deri në 15 persona. Gjithashtu, shkolla ofron bursa për nxënësit që aplikojnë për Shtator 2020. Aplikantëve që demonstrojnë potencial të shkëlqyer akademik do t’u ofrohet një bursë prej 50% të tarifave të shkollimit.
Për më shumë informacion lidhur me bursat si dhe për tu regjistruar në “Taster live”, mund të kontaktoni me zyren e Integral.