Academic Summer uron që si cdo verë, të mirëpresë studentët në kampet Academic Summer UK , Zvicër dhe Kanada. Pas gjithë kesaj periudhe të mbyllur në shtëpi dhe pa shkollë për ca kohë, ne besojmë se një kamp veror akademik është pikërisht ajo cfarë u duhet studentëve për t’u përgatitur për sezonin e ri shkollor në Shtator. Ndërkohë që presim për verën Academic Summer vjen në shtëpinë e secilit prej jush me Academic Tutor Online, duke ju ofruar një mundësi të shkëlqyer të gjithë studentëve për të ndjekur kurse të ndryshme online.
Me përvojë mbi 20 vjet, Academic Tutor Online ka ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për suksesin akademik me një ekip individësh të përkushtuar ndaj arsimit. Përputhja e studentëve me mësuesit me përvojë, të trajnuar mirë, të cilët nëpërmjet punës së tyre do të kuptojnë nevojat e studentëve.
Në Academic Tutor Online të gjithë mund të mësojnë, nga themeluesit deri tek stafi administrativë dhe kështu ata e kuptojnë vërtet rëndësinë e mësimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm. Nëpërmjet stafit të tyre Academic Tutor frymëzon studentët të fitojnë zakone kampionësh: duke punuar çdo ditë, duke bërë hapa të vegjël dhe duke bërë pyetje. Pasioni dhe energjia është pikërisht ajo cka inkurajon studentët të zhvillojnë nje performancë të qëndrueshme.
Pikerisht që ju të krijoni një ide më të qartë se për cfarë bëhet fjalë, Academic Tutor Online dhe mësuesit e tyre me përvojë do të ofrojnë mësime online FALAS për një javë. Nga data 20 deri në 24 Prill ju do tu mund të bashkoheni online klasave të ndryshme si: Matematikë, Shkenca, Prezantime , Shkrim Eseje, Teori Akademike por edhe programe specifike si “Të përgatitemi për tu bërë Mjekë”.
Këtu mund të shqyrtoni oraret mësimore për javën e mesimeve falas. Në një orë mësimi mund të marrin pjesë jo më shumë se 10 studentë. Vendet janë shumë të limituara ndaj nxitoni të rezervoni vendin tuaj:
Rezervoni vendin tuaj!
Një program tjetër mjaft interesant vjenë sidomos për ju që dëshironi dhe aspironi të studioni në degën e mjekësisë në të ardhmen. Programi që do të vijë në shtëpinë tuaj quhet “Get Ready for Medicine Online!” dhe do të zhvillohet në datat 11 – 29 maj 2020.
Ky kurs inovativ, intensiv dhe interaktiv tre-javor online është i përsosur për ju nëse jeni mbi 15 vjec dhe jeni të interesuar të ndiqni një karrierë në mjekësi ose dëshironi të shihni nëse është një profesionë i përshtatshëm për ju. Ju do të merrni leksione nga studentë të mjekësisë të cilët kanë studiuar në universitetet më tv mira të mjekësisë në botë të cilet do tju përgatisin e do tju tregojnë se çfarë është e nevojshme për të arritur ëndrrën tuaj për të studiuar në këtë dëgë.
Kursi përfshin 40 orë mësim në grupe me nga 10 studentë, mësime individuale, leksione nga ekspertë, prezantime dhe studime mjekësore, aplikimin për shkollën mjekësore përfshirë praktikën e intervistimit, shkrimin e letrës së motivimit / përmbledhjen tuaj personale dhe testet e pranimit në Britaninë e Madhe dhe Kanada (BMAT dhe UCAT) të gjitha online nga komoditeti i shtëpisë tuaj.
Ju do të zhvilloni inteligjencën kërkimore dhe do të përmirësoni projektin tuaj kërkimor. Do të përmirësoni anglishten tuaj me prezantime dhe komunikim në fushën e mjekësisë. Në perfundim të kursit tre javor do të pajiseni me një çertifikatë, një raport të detajuar dhe një zbritje prej 10% për kampin “Get Ready for Medicine” në verë në Academic Summer DLD Londer.
Vendet në dispozicion janë tejet të kufizuara. Për më shumë informacion rreth këtij programi, tarifave dhe për të rezervuar vendin tuaj ju lutem kontaktoni konsulentët e Integral.