Shkolla Taunton për të festuar 25 vjetorin e saj ofron dhjetë bursa ‘Foxcombe’ për studentë ndërkombëtarë me rezultate të shkëlqyera nga e gjithë bota të cilët janë të interesuar për arsimim jashtë vendit. Aplikantët e suksesshëm do të përfitojnë një zbritje të tarifës së shkollimit prej 25%.
Taunton School International e cilësuar si një ndër shkollat më të mira me konvikt jashtë vendit. Programi i bursave të Taunton është i hapur për çdo student midis moshave 14 – 18 vjec të cilët dallohen për nivelin e tyrre intelektual, artistik, muzikor ose sportiv. Kjo bursë vlerëson talentin e jashtëzakonshëm të studentëve dhe ofron mundësinë për të qenë një pjesë e Shkollës Taunton.
Aplikimet për bursa do të konsiderohen deri në korrik 2021 dhe pasi ofrohen vetëm dhjetë bursa në dispozicion, rekomandohet që studentët të paraqesin aplikimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Të gjithë aplikantët e bursave duhet së pari të zhvillojnë një test të gjuhës angleze dhe të paraqesin një deklaratë personale prej 300 – 500 fjalësh që përshkruan pse ata janë një kandidatë të përshtatshëm për këtë bursë. Është e mundur që studentët të konkurojnë për 2 bursa.
Afati i fundit për aplikimet për bursa është e Premtja 30 Korrik 2021.
Të gjithë studentët e interesuar për Bursa për studime mund të kontaktojnë konsulentët tanë: