Në Europë ndodhen shkollat më elitare dhe universitetet më prestigjoze të cilat ofrojnë mundësi të pafundme nga ana akademike. Për më të vegjlit, Europa ofron kampet më të mira verore. Le të zbulojmë së bashku në këtë artikull kampet verore dhe kurset e gjuhës më të mira në Europë.
Shumica e këtyre shkollave verore kanë studentë nga e gjithë bota, të cilët duan të kalojnë një verë të mbushur me aktivitete në natyrë, kurse gjuhe dhe shumë argëtim! Gjithsesi, prindërit gjithmonë janë në dilemë se cili destinacion është më i miri për t’i dërguar fëmijët e tyre për shkollë verore jashtë vendit. Për t’ju ndihmuar të bëni një zgjedhje të zgjuar, më poshtë do ju sjellim sygjerimet tona për disa prej kampeve verore më të mira, qofshin kampe ditore apo kampe rezidenciale.
Pse është Europa një vend i mrekullueshëm për kampe verore?
Në Europë, fëmijët dhe adoleshentët do të kenë mundësi të pafundme programesh nga të cilat mund të përzgjedhin kampin që i përshtatet me tepër pritshmërive të tyre. Të gjitha këto kampe verore ofrojnë mjedise shumë komode, aktivitete zbavitëse të pafundme në natyrë për të eksploruar dhe për të njohur sa më shumë kulturën e vendit si dhe mundësinë për të mësuar ose perfeksionuar më tej një gjuhë të huaj.
- Vendndodhja
Mjafton të përfytyroni destinacionin perfekt për ju. Nese dëshironi një kamp në liqen, në mal, në det apo në qytet, Europa i mundëson të gjitha këto.
- Zgjedhja e Programit
Kampet verore në Europë ofrojnë një game të gjerë aktivitetesh kulturore dhe sportive. Për më tepër, fëmijët mund të zgjedhin të bëjnë dhe lëndë akademike, të tilla si mësime gjuhësore, kurse lidershipi, arte, shkenca mjekësore, teknologji etj.
- Kampuset cilësore
Fëmijët akomodohen në dhoma të veçanta për vajza dhe djem. Dhomat janë individuale ose të përbashkëta, ku akomodohen 2-3 fëmijë të grupmoshave të njejta por me nacionalitete të ndryshme.
- Tarifat
Tarifat e kampeve verore ndryshojnë në varësi të institucioneve që e ofrojnë kampin ashtu sikurse edhe në varësi të vendit.
Nga Europa ne ju sygjerojmë nga kampet më prestigjoze në grup:
UK
ACADEMIC SUMMER – SIDCOT
15 Korrik – 29 Korrik
Numri i javëve (2 javë)
Mosha: 7 – 17 vjeç
Çmimi all-inclusive: £2,690
Vendndodhja e Shkolles Verore per femije
Përjetoni bukurinë piktoreske të Bristolit me kodrat magjepsëse Mendip si sfond. Shkolla verore ku femijet do te akomodohen dhe do te qendrojne pergjate 2 javeve eshte Sidcot School, një shkollë tradicionale Angleze, me një kampus të madh e të bukur. Shkolla është 45 minuta nga qendra e Bristolit dhe më pak se dy orë nga Londra. Sidcot është një vend ideal për të shijuar Angline, për të përjetuar aventura dhe per te mesuar gjera te reja.
Akomodimi
Shkolla Sidcot afer qytetit Bristol ofron një gamë të gjerë lehtësish që do te pasurojnë përvojën e kampit veror te femijeve. Kami veror përfshin një pishinë të brendshme, fusha tenisi, një sallë sportive, fusha loje, një bibliotekë dhe një qendër arti të pajisur me klasa muzike, drame dhe arti. Femijet do te shijojne një shumëllojshmëri ushqimesh të shijshme, të bëra vetë. Lidhja me internet WI-FI mbulon te gjithe teritorin e kampusit dhe prinderit mund te jene gjate gjithe kohes ne kontakt me femijet.
ACADEMIC SUMMER – LONDON
15 Korrik – 29 Korrik
Numri i javëve (2 javë)
Mosha: 12 – 17 vjeç
Çmimi all-inclusive: £2,990
E vendosur drejtpërdrejt përballë House of Parlaments, vendndodhja ofron më shumë sesa thjesht një përvojë të jashtëzakonshme akademike; ofron një aventurë të paharrueshme në Londër, me monumente të famshme.
Shkolla verore per femije zhvillohet ne kolegjin DLD, i cili ka një vendndodhje të jashtëzakonshme, brenda një shëtitjeje nga disa prej monumenteve më ikonike të Londrës. Eye of London, House of Parlaments, Sheshi Trafalgar dhe Pallati mbretëror Buckingham janë të gjitha shume afer.
Zona e Westminster-it ka një rëndësi të madhe historike dhe politike. Është i njohur për monumentet e tij të famshme dhe, më e rëndësishmja, Pallatin e Westminsterit, ku ndodhet Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, dhe Kulla Elizabeth, e njohur si Big Ben.
Spanja
BARCELONA
7 Korrik – 14 Korrik
Numri i javëve (2 javë)
Mosha: 14 – 18 vjeç
Çmimi: €1590
Shkolla verore per femije ndodhet vetëm pak minuta nga zemra e Barcelonës, në Castelldefels, i cili ofron më shumë se 5 kilometra plazhe me rërë të imët. Ai shtrihet në bregdet, midis Detit Mesdhe dhe peizazheve të Parkut Natyror Garraf. Castelldefels, plazhi më i mirë në Barcelonë, njihet si një destinacion i turizmit sportiv nga Agjencia Katalanase e Turizmit, duke e bërë atë një vend ideal nëse femijet jane adhurues te aktiviteteve në natyrë. Rezidenca studentore ndodhet brenda universitetit UPC në zonën metropolitane të Barcelonës dhe është 10 minuta me makinë nga aeroporti.
Austria
VIENNA
28 Korrik– 3 Korrik
Numri i javëve (2 javë)
Mosha: 12 – 17 vjeç
Çmimi: €1790
Shkolla verore per femije zhvillohet ne nje kolegj privat prestigjioze, i themeluar nga Perandoresha Maria Theresia, qe ofron mjedise optimale të të mësuarit dhe rekreacionit. Shkolla ndodhet në qendër të Vjenës,shume afer me atraksionet me te bukura turistike te ketij qyteti.
Në mes të kampusit gjendet një park i madh per Kohen e lire duke ofruar një fushë futbolli, fusha tenisi, fusha sportive dhe volejbolli, të cilat janë në dispozicion pas mësimeve te gjuhes gjermane.
Shume shkolla verore do të jenë pjese e panairit të edukimit "World Education Fair" më 2 Mars, në Tiranë. Rezervoni vendin tuaj dhe bisedoni personalisht me përfaqësuesit e tyre.