Edukimi jashtë Shqipërisë, vjen panairi më i madh më 21 dhe 22 Tetor!

16.10.2023


 

Studimet jashtë vendit mundësojnë formimin tuaj profesional, por edhe njiheni me kultura të reja. World Education Fair (WEF), panairi më i madh për studime jashtë vendit, vjen në Tiranë dhe Korçë, përkatësisht me datat 21 dhe 22 tetor.

Në panairin e edukimit do të jenë të pranishme më shumë se 40 institucione arsimore me traditë në arsim nga Europa dhe Bota. Panairi do të mbahet edhe këtë vit në Hotel Rogner, Tiranë më 21 Tetor dhe në Hotel Grand Palace, Korçë më 22 Tetor.

Drejtuesit e INTEGRAL EDUCATIONAL PROGRAMS tregojnë se, do të keni mundësi të bisedoni personalisht me përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe të merrni informacion për programet, procedurat e aplikimit, kriteret e pranimit dhe jetesën  në një nga vendet e huaja me interes për ju. Për më tepër, për çdo institucion në dispozicionin tuaj do të jetë një përkthyes anglisht-shqip.

Institucionet e përzgjedhura, u përkasin pikërisht fushave me interesin më të lartë dhe nevojën më të madhe në tregun e punës, duke ju mundësuar të bëni zgjidhje për studimet, por edhe për një karrierë të sigurt.

Bumi turistik në Shqipëri, me 7.2 milionë vizitorë në 8 muaj, solli dhe sfidat e sipërmarrjes vendase për të menaxhuar bizneset turistike. Ata që preferojnë të studiojnë në shërbime hoteliere dhe të sigurojnë një punë të mirë në vendin e tyre, kanë një mundësi të veçantë që ofron ky panair. Bëhet fjalë për një prej 10 zgjidhjeve më të mira në botë, Swiss Hotel Management School.

Nëse doni një lidhje më të afër me familjarët, shkollat europiane janë një zgjidhje praktike. Britania e Madhe vijon të mbetet destinacioni numër një i studentëve shqiptarë dhe kjo duket se do të ndodhë edhe këtë vit. Ndaj INTEGRAL ka sjellë disa prej institucioneve arsimore më të mira, për të konsultuar nga afër mundësitë tuaja të studimeve. Mes tyre janë: University of Northampton, University of Essex, Middlesex University, etj.

Asnjë nga ju nuk duhet të hezitojë kur lexon emra të njohur universitetesh dhe të mendojë për tarifa apo kritere të larta aplikimi.

Integral është kujdesur të sjellë të gjitha mundësitë për t’i dhënë shans çdo studenti.

Një mori bursash do të prezantohen gjatë dy diteve të panairit, me 21 Tetor në Tiranë dhe me 22 Tetor në Korçë. Për shembull, universiteti Bishop ofron dy lloje bursash, Corvinus University ofron bursë 100% për kostot e studimit dhe jetesës, AUBG ofron bursa të shumta për studentët shqiptarë. Bursa studimi ofrojnë edhe Universiteti i Essex-it, Northampton, Middlesex , etj.

Për t’u njohur me të gjitha mundësitë e studimit jashtë dhe për të gjetur institucionin më të mirë arsimor për ju, bëhuni pjesë e panairit.

Panairi vlen të vizitohet nga e gjithë familja, pasi do të keni mundësi të njiheni me universitetet, shkolla të mesme dh madje edhe programet shumë të ndjekura të kampeve verore.

Rreth Integral Educational Programs

Integral Educational Programs është konsulenti nr. 1 për edukimin tuaj jashtë vendit dhe programit Work and Travel në SHBA. INTEGRAL Group ka mbi 30 vjet përvojëndërkombëtare në ofrimin e informacionit për studentët, prindërit dhe këdo që është i interesuar të zgjedhë programet dhe institucionet më të mira arsimore jashtë vendit, shkollat e mesme, universitetet dhe qendrat e gjuhës. Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 12-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 500 institucione të njohura në Britaninë e Madhe, Europë, SHBA, Kanada dhe Azi.

Rezervo Këtu vendin tënd FALAS në panair!

Etiketa:

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message