Shkollat e mesme jashtë vendit janë zgjedhja më e mirë që mund të bëni për edukimin e fëmijës tuaj dhe për të ardhmen e tyre. Duke studiuar në shkollat më të mira jashtë vendit, fëmija juaj ka një mundësi më shumë jo vetëm për tu pranuar në universitetet më të mira në botë, por gjithashtu për të zhvilluar aftësi dhe vlera si individ i shoqërisë.
Cilësia e lartë e kolegjeve private dhe niveli i lartë në mësimdhënie, facilitete, angazhimet extrakurrikulare etj, i bëjnë këto shkolla të kushtueshme. Padyshim që aspekti financiar është shumë i rëndësishëm kur duhet të vendosni për të ardhmen e edukimit të fëmijes tuaj. Për këtë arsye, shumë shkolla private jashtë vendit, ofrojnë metoda të financimit për të gjithë familjet me një buxhet të limituar, duke ju dhënë mundësine nxënësve të talentuar dhe të shkëlqyer nga ana akademike, të kenë një mundësi për të studiuar në këto shkolla.
Procesi i aplikimit për shkollë të mesme dhe gjetja e mundësive për bursa elitare studimi, nuk ka përse të jetë një proces i vështirë. Aksesi ndaj informacionit mbi bursat si dhe procedurat e aplikimit bëhen më të lehta me ndihmën e konsulentëve arsimorë për studimet jashtë vendit.
Ja përse një konsulent arsimor për arsimin e mesëm, me nje eksperiencë shumë vjeçare në këtë fushë, mund ta bëjë procesin e aplikimit për bursë më të thjeshtë për ju.
- Informacioni rreth bursave të disponueshme është shpeshherë i limituar dhe kërkon kontakt të vazhdueshëm me kolegjet, kjo pasi te jenë identifikuar cilat nga shkollat e mesme ofrojnë të tilla bursa. Kështu, për të kursyer kohën tuaj dhe për të lehtësuar kërkimin rreth bursave, një konsulent arsimi ju ndihmon me eksperiencën e tij si dhe informacionin e përditësuar mbi opsionet e bursave.
- Disa shkolla të mesme jashtë vendit ofrojnë bursa ekskluzive për bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë. Integral ka një partneritet dhjetra vjeçar me grupin e kolegjeve Abbey DLD Group of Colleges duke ofruar zbritje ekskluzive vetëm për studentët që aplikojnë përmes Integral. Po ashtu, shumë shkolla të tjera mund të ndjekin të njëjtën skemë në ofrimin e bursave.
- Ndonjëherë bursat që ofrohen janë për një periudhë shumë të limituar dhe për të patur një reagim sa më të shpejtë dhe për të targetuar saktë audiencën e interesuar, kolegjet private jashtë vendit zgjedhin të njoftojnë përmes mediumeve të besueshme dhe të shpejta sic janë konsulentët arsimorë.
- Procesi i aplikimit të bursës kërkon që studenti ti nënshtrohet testeve dhe intervistave të mbikqyrura, në ambjente të aprovuara nga shkollat. Në rast të kundërt, procedurat e pranimit duhet të bëhen në amjentet e shkollës, gjë e cila është e vështirë dhe e kushtueshme. Për këtë arsye, shkolla jep aprovimin e saj që agjentët arsimorë të marin përsipër ndjekjen e testeve dhe intervistave duke ju lehtësuar dhe kursyer kohë dhe para.
- Konsulentët arsimorë që punojnë me shumë shkolla të mesme janë më të besueshëm. Lista e gjatë e kolegjeve private më të cilat konsulenti bashkëpunon është një formë garancie në ofrimin e shërbimit cilësor, me referencat e nevojshme për standartet e larta të punës dhe për sherbimin ndaj klientëve.
- Përveç anës teknike dhe të faciliteve në procedurat e testeve, ajo që është me shumë rendësi në aplikimin për bursa, është edhe prezantimi i kandidatit. Një përshkrim sa më i saktë dhe koherent, duke shfaqur interestat, aftësitë, talentet dhe hobbyt e studentit, mund të realizohet mjaft mirë nga një konsulent arsimor.
- Përvoja e gjatë e konsulentëve arsimorë nuk është vetëm në gjetjen e opsioneve të bursave apo plotësimin e dokumentacionit, por në të gjithë procesin. Ata kanë eksperiencën reale me aplikantë të viteve të kaluara, duke ju ofruar mundësinë të takoni personalisht ose të keni një takim virtual me këta student, që janë të gatshëm të ndajnë me ju dhe fëmijën tuaj të gjithë eksperiencën e tyre në aplikimin për shkollat e mesme dhe bursat.
Zgjedhja e konsulentit të duhur arsimor ështe gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Pyetjet që duhet të marrin përgjigje përpara se të merrni vendimin përfundimtar: vite në industri, vite përvojë në treg, numri i shkollave me të cilat punon agjenti, referenca nga klientët e kaluar. Shkoni gjithmonë për një takim personal me agjentin. Marrëdhënia konsulent arsimor – aplikant është shumë e rëndësishme për suksesin e procesit. Duhet të ketë besim të plotë mes të dyja palëve. Në fund të fundit, e ardhmja e fëmijës suaj varet nga zgjedhjet e duhura që bëni tani.
Për më shumë informacion na kontaktoni:
+355 69 80 40 601