Bursa deri në 75% për Abbey College in Malvern

11.05.2023

Kolegje elitare


Abbey College u themelua në vitin 1874 në një sipërfaqe prej 70 hektarësh në Malvern, dhe ofron arsimimin me cilësi të lartë dhe konvikt me një atmosferë familjare. Shkolla mirëpret studentë nga e gjithë bota në programe cilësore dhe fleksibël. Rezultatet e provimit kanë qenë të jashtëzakonshme vitet e fundit. Mësuesit dhe stafi i konviktit sigurojnë që të gjithë studentëve t’u ofrohet mundësia për të përmbushur potencialin e tyre brenda dhe jashtë klasës.

Si rezultat, pavarësisht se ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet universitare, studentët e kolegjit janë të pajisur mirë për ardhmen. Të gjithë studentët që përfundojnë programin Foundation Mjekësor pranohen në degët e mjekësisë në universitet. Shkolla ka 15 klasa, një bibliotekë të pajisur mirë, klasa moderne me kompjutera, tre laboratorë shkencorë, dhoma të përbashkëta pushimi, një palestër dhe klasa të specializuara. Këshilli Studentor koordinon veprimtaritë e klubeve dhe aktiviteteve jashtëshkollore të ndryshme.

Abbey College in Malvern ofron bursa deri ne 75% për nxenesit Shqiptarë. Keto bursa jane te disponueshme per te gjithe nxenesit qe kane nota te mira ne shkollen aktuale, te cilest parashikohet te kene rezultate te mira në GCSE (O Level) ose A Level. 

Kritere te tjera: 

  • Mosha: 14-18 Vjec. 
  • Nivel mesatar ose i avancuar i anglishtes
  • Nje dosje e pajisur me aktivitete jashte-shkollore

Deadline:

  • Per hyrje ne Janar – deadline eshte dt. 31 Tetor i vitit te kaluar
  • Per hyrje ne Shtator- deadline eshte dt. 1 Qershor i te njejtit vit 

Sa me shpejt te aplikoni, me shume mundesi qe bursa te jete e disponueshme!

Bursa:

25% – 75% 

Bursat jane ne baze te tuition fee dhe jo accomodation fee. Bursat nuk kane limit kohor. Ato mund te vazhdojne per aq gjate sa nxenesit studiojne ne kolegj dhe nese nxenesit plotesojne kerkesa te caktuara si:

  • Sjellje te mire ne kolegj, jashte tij, si dhe ne performancen akademike
  • Nuk lejohet thyerja e rregullave te kolegjit
  • Te gjitha pagesat duhen mbyllur ne kohe
  • Pjesemarrje ne aktivitetet jashte mesimit

Oxbridge Award

  • Studentët që arrijnë 3A*s ose më shumë në A Level dhe vazhdojnë në universitetet e Oksfordit ose të Kembrixhit direkt nga ne marrin një çmim shtesë në vlerën 2,500 £, për të ndihmuar me kostot universitare.

Nëse jeni të interesuar për një bursë të tillë, kontaktoni konsulentët arsimorë të Integral  Educational Programs për të mësuar se cilat janë fazat e përgatitjes për marrjen e saj.

Rezervoni konsulencen tuaj Falas!

+355 69 80 40 601

anka@integral.al

news.front.related_news

Bursat për shkolla te mesme jashte vendit për viti...

Shumica e shkollave të pavarura ofrojnë bursa për kandidatët me aftësi të veçanta, në varësi të buxhetit të vendosur çdo vit nga institu...
12.01.2024 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message