Roli i një shkolle të mesme në UK! | Integral

Roli i një shkolle të mesme në UK në përgatitjen për studimet e larta!

21.04.2020

Rruga drejt një të ardhme të ndritur

Me siguri shumë prej jush pyesin veten se si mund të rrisni shanset për tu pranuar në universitetet më të mira në UK dhe jo vetëm, ku konkurenca për tu pranuar është mjaft e lartë. Natyrisht që bazat për një arsim cilësor të lartë gjenden tek një shkollë e mesme e mirë dhe se përgatitja për në universitet nis që në shkollën e mesme.

Sistemi arsimor në Mbretërinë e Bashkuar është ndër sistemet me reputacion të lartë në të gjithë botën, për cilësinë akademike dhe lehtësirat facilitare në mësimdhënie që ofron. Shumë nxënës zgjedhin të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të përmirësuar arritjet e tyre akademike me qëllimin final për të fituar një vend në universitet.

Nëse dëshironi të studioni në një universitet britanik, studimi në një shkollë të mesme ose kolegj në Mbretërinë e Bashkuar është një përgatitje e shkëlqyer.

Por cilat janë disa nga faktorët që rrisin dhe përmirësojnë shanset e nxënësve për të fituar një vend në universitet, të cilat lidhen direkt me përfundimin e një shkolle të mesme në UK?

Diploma/ kualifikimi i një shkolle të mesme në UK

Duke studiuar në një shkollë të mesme në Mbretërinë e Bashkuar, ju keni mundësinë të studioni dhe të merni diploma/ kualifikime të cilat njihen nga universitetet britanike. Kështu, kjo jua bën më të lehtë aplikimin në krahasim me një diplomë të marrë në Shqipëri, e cila kërkon njehsimin apo edhe procedura të tjera të lidhura me akreditimin e institucioneve arsimore shqiptare.

Stili i jetesës

Duke studiuar në një shkollë të mesme në Mbretërinë e Bashkuar, ju keni mundësinë të njiheni me jetën në këtë vend. Kjo mund të mos lidhet direkt me shanset tuaja për të fituar një vend në universitet por nga ana tjetër, ju bën më të pregatitur për studimet e larta. Kur të nisni këto studime, ju do të keni arritur të përshtateni me jetesën dhe të keni gjithë fokusin dhe energjitë tuaja në arritjen e rezultateve të larta akademike.

Përmirësimi i gjuhës

Duke studiuar në një shkollë të mesme në Mbretërinë e Bashkuar, ju keni mundësinë  të përmirësoni aftësitë tuaja në gjuhën angleze, duke mësuar dhe praktikuar fjalorin dhe shprehje të reja anglisht. Kjo ju ndihmon pa diskutim për të përmirësuar edhe perspektivat e ardhshme të karrierës suaj.

Procesi i aplikimit në universitet

Duke studiuar në një shkollë të mesme në Mbretërinë e Bashkuar, ju keni mundësinë të merni ndihmë eksperte se si të aplikoni në universitetet britanike. Kjo ju sigurohet nga tutorë dhe mësues të cilët ju mësojnë rreth testeve dhe intervistave të pranimit, shkrimit të një letre pranimi etj.

Programi Oxbridge

Shkollat e mesme më elitare dhe të forta nga ana akademike në Mbretërinë e Bashkuar, ofrojnë për nxënësit e tyre programin Oxbridge, të dizenjuar për ata nxënës që synojnë universitete elitare si Oxford dhe Cambridge, por jo vetëm. Në varësi të shkollës së mesme, ai mund të ofrohet si një program shtesë i kurrikulës bazë dhe ku nxënësi angazhohet gjatë studimeve semestrale. Gjithashtu mund të ofrohet si një kurs i vecantë akademik i cili mund të zhvillohet në periudhën e pushimeve verore dhe cdokush mund t’i bashkohet, qoftë nxënës i shkollës ose jo. Në secilin rast, qëllimi i këtij programi është që t’i sigurohet nxënësit një mjedis ku cilësitë dhe intelekti i tij të zhvillohen dhe inkurajohen si dhe nxënësit të jenë të mirë-informuar mbi të gjitha fazat dhe kërkesat e aplikimit në universitet në mënyrë që të marin vendimet e duhura dhe të ndihen të përgatitur për intervistat dhe testet e pranimit.

Kështu, përmes një programi si Oxbridge, ju keni mundësinë të:

  • Mësoni rreth procesit të aplikimit në një universitet në UK (duke përfshirë UCAS)
  • Shkruani një personal statement
  • Përgatiteni për provimet e pranimit duke qenë pjesë e sesioneve mësimore individuale ose në grupe të vogla të modeluara sipas sistemit universitar të Oxbridge
  • Keni një tutor personal i cili është ekspert i lëndës dhe monitoron një program të personalizuar studimi për ju, për t’u aftësuar përtej mësimit standart
  • Praktikoni intervistat formale akademike të pranimit në stilin e universiteteve Oxbridge përmes simulimit
  • Të ndiqeni nga një supervizor personal i cili kujdeset që ju të avanconi dhe të jeni në rrugën e duhur në procesin e aplikimit
  • Të zbuloni si është jeta universitare duke jetuar dhe studiuar në kolegjin e universitetit Oxford, kjo falë partneritetit që shkolla e mesme ka me këtë universitet
  • Dëshmoni eksperienca nga studentë të viteve të kaluara, studentë aktualë të universitetit të Oxford dhe Cambridge, stafi i universitetit i cili meret me pranimet si dhe nga persona të cilët kanë dhënë mësim apo kanë përfunduar studimet në Oxbridge
  • Jeni pjesë e Open Days në Oxfrod dhe e vizitave individuale në Cambridge
  • Keni mbështetjen e shkollës në cdo hap të procesit të aplikimit

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS!

📧: krysia@integral.al

☎️: +355 69 40 40 801