Studioni në Amerikë me Bursë deri në $22,000!

21.04.2025

Integral sjell një mundësi unike për studentët shqiptarë që duan të ndjekin studimet në SHBA me mbështetje financiare nga UIC


University of Illinois Chicago (UIC) është një nga universitetet më të mëdha publike kërkimore në SHBA, i vendosur në zemër të qytetit të Çikagos. Me mbi 33,000 studentë dhe më shumë se 200 programe studimi në nivelin bachelor dhe master, UIC ofron një arsim cilësor, inovativ dhe të përqendruar në karrierë. Universiteti është i njohur për programet e tij të forta në fusha si inxhinieria, shkencat kompjuterike, biznesi, shkencat shëndetësore, arkitektura dhe shkencat sociale.

Si pjesë e sistemit të Universitetit të Illinois, UIC kombinon përvojën akademike të nivelit të lartë me mundësi të shkëlqyera praktike dhe kërkimore. Me kampusin e tij modern, profesorë me përvojë ndërkombëtare dhe lidhje të forta me industrinë, UIC është destinacioni ideal për studentët që duan të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme.

Integral ju udhëheq hap pas hapi drejt ëndrrës për të studiuar në SHBA – zbuloni mundësitë që ju presin duke vizituar seksionin tonë dedikuar për Amerikën.

Bursa të Rralla për Studentët Shqiptarë nga UIC

University of Illinois Chicago ofron një mundësi të jashtëzakonshme financiare për studentët shqiptarë, përmes bursave që arrijnë deri në $22,000 në vit. Këto bursa janë të ndara në tre nivele dhe bazohen në mesataren akademike (GPA) të aplikantit:

🔹 $22,000 zbritje nga tarifa e shkollimit – për studentët me GPA 3.8+
🔹 $18,000 zbritje nga tarifa e shkollimit + 25% zbritje në programin e akomodimit – për studentët me GPA 3.5 – 3.79
🔹 $12,000 zbritje nga tarifa e shkollimit + 25% zbritje në programin e akomodimit – për studentët me GPA 3.0 – 3.49

Këto bursa janë një mundësi ideale për studentët shqiptarë që kanë rezultate të mira akademike dhe ëndërrojnë të ndjekin një arsim cilësor në SHBA me një kosto të përballueshme.

Pse të Zgjidhni UIC?

  • Vendndodhja strategjike: Në zemër të Çikagos, një nga qytetet më të mëdha dhe më dinamike në SHBA, me mundësi të pafundme për praktikë, punë dhe eksperienca kulturore.

  • Rrjet ndërkombëtar: Mijëra studentë ndërkombëtarë nga mbi 100 vende – një mjedis i larmishëm dhe mikpritës.

  • Mbështetje për studentët: Qendra për studentët ndërkombëtarë, këshillim akademik, ndihmë për strehimin dhe orientim profesional.

  • Diplomë e vlefshme globalisht: Një diplomë nga UIC hap dyer në tregun ndërkombëtar të punës.

🌍 Si Ndihmon Integral?

Integral është partneri juaj i besuar në çdo hap të rrugës drejt studimeve në SHBA. Me vite përvojë dhe bashkëpunime me universitete amerikane, ne ju ndihmojmë me:

  • Zgjedhjen e programit të duhur

  • Përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimit

  • Përkthimin dhe legalizimin e dokumenteve

  • Këshillim për vizën studentore

  • Gjetjen e akomodimit dhe përgatitjen për nisje

✈️ Mos e Humb Këtë Mundësi!

Bursat janë të limituara dhe aplikimet mbyllen ne daten 20 Korrik 2025! Nëse ke një mesatare të mirë dhe ëndërron të studiosh në një nga universitetet më të mira amerikane, tani është momenti yt. Na kontakto sot për të nisur aplikimin me Integral!

 

Lajme të lidhura

Siguria Kibernetike (Cybersecurity) është drejtimi...

Flasim me shumë studentë që ende nuk e dinë se çfarë duan të studiojnë. Ata vijnë me një listë opsionesh – biznes, teknologji informative...
06.07.2026 Lexo me shume

Rrugë e Sigurt për Sukses: Studio në EU Business S...

A jeni gati të çoni karrierën tuaj në nivelin tjetër dhe të zgjeroni mundësitë tuaja globale? Studimi jashtë është një nga mënyrat m&...
23.06.2026 Lexo me shume

Studime në University of Dubrovnik – Aty ku inovac...

Përfitoni një diplomë të njohur ndërkombëtarisht në UNIDU, një nga universitetet më të ndërkombëtarizuara në Croatia. I vendosur brend...
17.04.2026 Lexo me shume

Akademia e njohur e Artit dhe Dizajnit NABA hap nj...

Nuova Accademia di Belle Arti (NABA), akademia më e madhe dhe më prestigjioze private e artit në Itali, po zgjeron zyrtarisht praninë e saj ndërkombëtare. Për vitin...
11.03.2026 Lexo me shume

Studio mjekësi në Çeki - Program në Anglisht ose s...

Të bëhesh mjek është një ëndërr që kërkon si pasion, ashtu edhe mjedisin e duhur. Charles University, e themeluar në vitin 1348, është nj&eu...
05.03.2026 Lexo me shume

Rruga juaj e shpejtë drejt një diplome inxhinierie...

Lajm i shkëlqyer për inxhinierët e ardhshëm! Nëse keni ëndërruar të studioni në zemër të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkua...
04.03.2026 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message