Pavarësisht se cilat janë planet tuaja për të ardhmen, të flasësh më shumë se një gjuhë është gjithmonë një aftësi tepër e dobishme për të pasur. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijët. Ndërsa rriten, praktikimi i aftësive të reja gjuhësore u ofron atyre një mundesi për të kuptuar botën nga një këndvështrim krejtësisht i ri, duke i inkurajuar ata të përqafojnë zakone dhe nuanca të reja kulturore. Kampet verore janë ndoshta opsionet më efektive per të ndihmuar femijët te mësojne nje gjuhë të re, por gjithashtu ta praktikojnë duke komunikuar në perditshmëri. Në shkollat verore ka femijë te kombësive të ndryshme dhe gjuha që ata do të përdorin me njeri-tjetrin është gjuha e huaj. Gjithashtu, nuk ka me mirë sesa mesimi i nje gjuhe te huaj në vendin i cili atë e ka gjuhë amtare.
Por çfarë thonë zbulimet e fundit për përfitimet e mundshme të njohjes së një ose me shumë gjuhëve te huaj? Më poshtë eshtë nje permbledhje sesi ekspozimi ndaj një gjuhe të huaj sjell shumë përfitime dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësive të tjera.
-
Zhvillon ndjeshmërinë
Kur fëmijët mësojnë një gjuhë të re, ata njihen me zakonet dhe vlerat që i përkasin një shoqërie tjetër. Kjo i inkurajon ata të mendojnë nga një këndvështrim i ri, duke përmirësuar ndjeshmërinë kulturore. Në një moment vendimtar të zhvillimit të tyre, ekspozimi i fëmijëve ndaj mënyrave të reja për të parë botën dhe për të vlerësuar se nga vijnë të tjerët mund të përcaktojë karakterin. Një studim nga Universiteti i Çikagos zbuloi se fëmijët që flasin më shumë se një gjuhë janë më të mirë në “të vënë veten në vendin e njerëzve të tjerë” dhe të kuptojnë këndvështrime të ndryshme. Për të folur një gjuhë tjetër kërkon jo vetëm aftësi gjuhësore, por edhe aftësi për të kuptuar këndvështrimin e folësit tjetër.
-
Rrit fuqinë e trurit
Fëmijët qe dine me shume se dy gjuhe janë gjithashtu më të aftë në zgjidhjen e disa llojeve të gjëagjëzave mendore. Një studim i vitit 2004 nga psikologët Ellen Bialystok dhe Michelle Martin-Rhee zbuloi se keta femije ishin më të suksesshëm në ndarjen e objekteve sipas formës dhe ngjyrës kundrejt bashkëmoshatarëve të tyre qe dine vetem një gjuhë, që vuajtën kur u shtua karakteristika e dytë (renditja sipas formës). Kjo sugjeron që te njohurit e dy ose me shume gjuhëve përmirëson qendrën e komandës së trurit, duke i dhënë kështu aftësinë për të planifikuar, zgjidhur problemet dhe për të kryer detyra të tjera qe kerkojne ta vendosësh trurin ne punë. Këto detyra përfshijnë kalimin e vëmendjes nga një gjë në tjetrën dhe mbajtjen në mendje të informacionit.
-
Zhvillon aftësine për zgjidhjen e problemeve
Fëmijët që flasin më shumë se një gjuhë mësojnë të negociojnë si një pjesë thelbësore e komunikimit. Kjo gjithashtu i ndihmon ata me detyrat qe kerkojnë zgjidhje të problemeve dhe u jep fëmijëve aftësinë për të kërkuar qasje të ndryshme për ti zgjidhur këto probleme. Kërkimet tregojnë se ekziston një lidhje e fortë midis te folurit të me shume se nje gjuhe dhe disa aftësive, duke përfshirë aftësinë për të folur në mënyrë abstrakte dhe aftësise për të arsyetuar.
-
Rrit performancën ne shkollë
Studiuesit zbuluan se fëmijët që flasin rrjedhshëm të paktën dy gjuhë të huaja kanë aftësinë të përqendrohen më lehtë në detyrat e tyre, ata kanë një tendencë për të bllokuar faktorët që mund t’i shpërqendrojnë, duke injoruar informacionet e parëndësishme që mund ti vijnë nga jashtë. Këto aftësi formësohen pikërisht përmes procesit të kalimit nga një gjuhë në tjetrën dhe përmes aftësisë për të filtruar informacionin. Këta persona janë të prirur që të përballen më mirë me situatat kur i duhet të bëjnë shumë detyra njëkohësisht dhe situatat kur i duhet të bëjnë zgjidhjen e problemeve logjike, sepse ata kanë një fleksibilitet më të lartë njohës sesa personat që flasin vetëm një gjuhë.
OFERTAT E KAMPEVE VERORE 2024
-
ACADEMIC SUMMER – SIDCOT
15 Korrik – 29 Korrik
Numri i javëve (2 javë)
Mosha: 7 – 17 vjeç
Çmimi all-inclusive: £2,690
Përjetoni bukurinë piktoreske të Bristolit me kodrat magjepsëse Mendip si sfond. Shkolla verore ku femijet do te akomodohen dhe do te qendrojne pergjate 2 javeve eshte Sidcot School, një shkollë tradicionale Angleze, me një kampus të madh e të bukur. Shkolla është 45 minuta nga qendra e Bristolit dhe më pak se dy orë nga Londra. Sidcot është një vend ideal për të shijuar Angline, për të përjetuar aventura dhe per te mesuar gjera te reja.
-
ACADEMIC SUMMER – LONDON
15 Korrik – 29 Korrik
Numri i javëve (2 javë)
Mosha: 12 – 17 vjeç
Çmimi all-inclusive: £2,990
Shkolla verore per femije zhvillohet ne kolegjin DLD, i cili ka një vendndodhje të jashtëzakonshme, brenda një shëtitjeje nga disa prej monumenteve më ikonike të Londrës. Eye of London, House of Parlaments, Sheshi Trafalgar dhe Pallati mbretëror Buckingham janë të gjitha shume afer.
Zona e Westminster-it ka një rëndësi të madhe historike dhe politike
-
BARCELONA
7 Korrik – 14 Korrik
Numri i javëve (2 javë)
Mosha: 14 – 18 vjeç
Çmimi: €1590
Shkolla verore per femije ndodhet vetëm pak minuta nga zemra e Barcelonës, në Castelldefels, i cili ofron më shumë se 5 kilometra plazhe me rërë të imët. Ai shtrihet në bregdet, midis Detit Mesdhe dhe peizazheve të Parkut Natyror Garraf.
-
VIENNA
28 Korrik– 3 Korrik
Numri i javëve (2 javë)
Mosha: 12 – 17 vjeç
Çmimi: €1790
Shkolla verore per femije zhvillohet ne nje kolegj privat prestigjioze, i themeluar nga Perandoresha Maria Theresia, qe ofron mjedise optimale të të mësuarit dhe rekreacionit. Shkolla ndodhet në qendër të Vjenës,shume afer me atraksionet me te bukura turistike te ketij qyteti.
Le të fillojë aventura!
Nxitoni të përfitoni nga ofertat për grupet e verës 2024!
Për më shumë informacion na kontaktoni:
+355 69 40 40 801
xhesika@integral.al