Studio Art dhe Design ne Itali!

27.01.2021

Destinacionet e reja të studimit – Italia dhe Britania e Madhe


Një tjetër event online rreth studimeve jashtë vendit, “Study in Italy” dhe “Study Art & Design” do të zhvillohet më 18 Shkurt për të gjithë të rinjtë e interesuar për të studiuar në Itali, një vend ku arsimi i lartë është themeluar që në shekullin e 11-të. Traditë jetëgjatë me një përsosmëri në kërkime, shkencë dhe krijimtari – me pak fjalë, Italia është një destinacion që ofron mundësi të shumta studimi për të gjithë.

Për shkak të Sistemit të Bolonjës dhe standardeve të vendosura për përsosmëri në të gjithë kontinentin, sistemi i arsimit të lartë italian është shumë i pajtueshëm me shumicën e vendeve evropiane me një gamë të gjerë të disiplinave në nivelet Bachelor dhe Master të cilat ofrohen nga më shumë se 60 universitete. Prandaj, Italia është bërë një zgjedhje logjike për arsim cilësor për shumë të rinj evropianë, aktualisht në Itali janë duke studiuar më shumë se 30 000 studentë ndërkombëtarë.

Italia është një destinacion shumë i favorshëm për studentët ndërkombëtarë, pasi është një nga vendet me kostot e studimit dhe të jetesës më të përballueshme në Evropë. Tarifat e rregullta të shkollimit në universitetet italiane varen nga të ardhurat e familjes së studentëve dhe nga programi për të cilin studentët aplikojnë. Tarifat mund të variojnë nga disa qindra euro për universitetet publike ndërsa në ato private si Università Cattolica del Sacro Cuore fillojnë nga 3600 Euro dhe shkojnë deri në 8900 Euro. Sigurisht, tarifat e shkollimit mund të reduktohen nga bursat e bazuara e ofruara në bazë merite ose bursa të tjera specifike të ofruara çdo vit nga universitetet për studentët e talentuar ndërkombëtarë.

Kostoja e përgjithshme e jetesës në Itali ndryshon midis qyteteve, Milano dhe Roma janë më të shtrenjtat, ndërsa qytetet më të vogla universitare janë më të përballueshme. Prandaj, kostoja mund të variojë midis 700 dhe 1000 Euro / muaj. Studentët gjithashtu lejohen të punojnë maksimumi 20 orë në javë, gjë që mund të jetë një ndihmë financiare e shkëlqyer shtesë.

Në shumicën e universiteteve, strehimi i studentëve mund të menaxhohet me ndihmën e zyrës ndërkombëtare, qoftë në ambjentet e akomodimit në pronësi të universitetit ose shtëpi me qira.

Me një traditë të gjatë universitare, studentët në Itali kanë zhvilluar zakone shumë interesante, për më tepër, jeta studentore është e mbushur me aktivitete, të tilla si klube dhe organizata studentore, udhëtime në terren, biblioteka të bukura historike dhe ambiente moderne. Aktivitetet kulturore përfshijnë gjithçka, nga festivalet tradicionale deri tek ngjarjet kryesore sportive ndërkombëtare. Jeta e natës italiane është gjithmonë e gjallë, veçanërisht në qytetet kryesore. Në verë, shumica e njerëzve drejtohen për në det ose fshat. Përsa i përket cilësisë së jetës, Italia është e pakrahasueshme.

Krahas prezantimit për studimet në Itali, në eventin e datës 18 shkurt do të zhvillohet edhe panairi virtual “Study Art & Design” në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Industritë krijuese janë sektor gjithmonë e në rritje, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar ku ka më shumë se 50% rritje që nga viti 2010, madje edhe më e rëndësishmja, më shumë se dy milion njerëz në Britani punojnë në industri krijuese dhe ky numër po rritet. Duke punuar në këtë sektor, studentët do të kenë mundësinë të zhvillojnë profesione si artist, aktor ose stilist, apo edhe punë administrative ose menaxheriale siç janë administratori i arteve ose kuratori i muzeut.

Më 18 Shkurt, në eventet “Study in Italy” dhe “Study Art & Design”, studentët do të kenë mundësinë të takohen me përfaqësuesit e këtyre institucioneve:

  1. Università Cattolica del Sacro Cuore
  2. NABA Nuova Accademia di Belle Arti
  3. Istituto Marangoni
  4. Shkolla e Arteve Pamore dhe Skenike të Kembrixhit
  5. Universiteti York St. John, Shkolla e Arteve
  6. Universiteti i Ri i Buckinghamshire

 

Ngjarja do të zhvillohet nga ora 14.00 deri në ora 18.00. Në pjesën e parë, të interesuarit do të ndjekin prezantimet e universiteteve dhe sistemin italian të studimit. Atëherë studentët do të jenë në gjendje të hyjnë në diskutime private me përfaqësuesit e universiteteteve dhe konsulentët tanë arsimorë. Është e rëndësishme që regjistrimi në platformë të bëhet disa ditë më pare: https://www.worldeducation.al/events

 

14:00 – Hapja e ngjarjes

14:30 – Studio në Itali – Università Cattolica del Sacro Cuore

Ora 15:00 – Studio Art dhe Design në Itali – NABA- Nuova Accademia di Belle Arti

Ora 15:30 – Studio Art dhe Design në Evropë – Istituto Marangoni

16:00 – Studio Art dhe Design në Mbretërinë e Bashkuar – Shkolla e Arteve Vizuale dhe Performuese të Kembrixhit

16:30 – Studio Art dhe Design në Mbretërinë e Bashkuar – York St. John, Shkolla e Arteve

17:00 – Studio Art dhe Design në Mbretërinë e Bashkuar – Universiteti i Ri i Buckinghamshire

  1. Università Cattolica del Sacro Cuore

Università Cattolica del Sacro Cuore është një universitet privat i kërkimit shkencor i themeluar në vitin 1921. Cattolica, me pesë kampuset e saj të lidhur, është universiteti më i madh privat në Evropë dhe universiteti më i madh Katolik në botë. Kampusi kryesor i tij është i vendosur në Milano dhe 4 kampuse të tjerë në Brescia, Piacenza, Cremona dhe Romë duke operuar në rang kombetar. UCSC është vlerësuar me pesë yje nga QS Stars, një sistem global vlerësimi i universiteteve, në fushat e mëposhtme: punësueshmëri, mësimdhënie, lehtësira dhe angazhim. Renditjet e Universitetit Botëror QS 2017 sipas temave renditën Fakultetin e Drejtësisë në vendin e 80-të. Universiteti është i organizuar në 12 fakultete dhe 7 shkolla pasuniversitare.

Universiteti pervecse perbehet nga nje komunitet i gjalleruar, është edhe një qendër kërkimore ku nxënësit nxiten në një pjesëmarrje të vazhdueshme dhe intensive në jetën akademike duke përfituar nga mundësitë e shumta për rritje që ofron institucioni cdo ditë. Me diplomat e tij universitare, bachelor, master, doktoraturë si dhe programe të tjera pasuniversitare, universiteti Cattolica del Sacro Cuore i jep të rinjve mundësi të vazhdueshme për të bashkëvepruar me akademik të shquar dhe të plotësojnë në mënyrë sa më efektive angazhimin e tyre ndaj studimeve duke mundësuar një pasurim thelbësor me mbarëvajtjen e tyre profesionale dhe morale.

Tarifat e shkollimit fillojnë prej 3600 € dhe për studentët ndërkombëtarë ekziston mundësia e uljes vjetore të tarifës së shkollimit, një zbritje që mbulon rreth 30% të kostos totale përmes Bursës Ndërkombëtare të UCSC.

  1. NABA– Nuova Accademia di Belle Arti

Është një akademi e artit dhe dizajnit me famë ndërkombëtare e vendosur në qendrën botërore të dizajnit në Milano. E themeluar në 1980, NABA është akademia më e madhe private e artit në Itali e cila ofron një qasje multidisiplinare, globale, të orientuar drejt eksperimentimit në kampuset në Milano dhe Romë.

Disa nga programet e studimit përfshijnë: Set Design, Fashion Design, Graphic Design and Art Direction, Paining and Visual Arts, Visual Arts and Curatorial Studies. NABA mund t’u sigurojë studentëve mbështetje dhe udhëzime gjatë kalimit tuaj nga akademia në botën profesionale pasi stafi mund të ndihmojë në zhvillimin e mjeteve të vetë-promovimit dhe të ndihmojë studentët gjatë hapave tuaj të parë në botën e punës me një theks të fortë në praktikat në kompanitë e njohura.

Tarifa e shkollimit llogariten nga të ardhurat e familjes me më të ultën 7100 € për studimet universitare dhe 8900 € për kurset pasuniversitare për cdo vit akademik. NABA ofron ndihmë financiare që konsiston në një ulje të pjesshme të tarifës së shkollimit, për studentët e shkëlqyer që kanë kufizime financiare, të tilla si mbulimi i tarifës së shkollimit deri në 30% përmes konkursit NABA’s Got Talent.

  1. Istituto Marangoni

Është një rrjet global shkollash multikulturore prestigjioze, për modë dhe dizajn në Milano, Firenze, Paris, Londër. Istituto Marangoni është një shkollë ndërkombëtare me mbi 4,000 pjesëmarrës nga më shumë se 107 vende vijnë së bashku për të ndarë një përvojë unike të shkëmbimit kulturor dhe dialogut me talentë të tjerë të rinj të drejtuar nga i njëjti pasion për modën dhe dizajnin. Përmes mësuesve shumë të kualifikuar, studentët marrin kontakt me kompani udhëheqëse në industrinë e modës, të njëjtat kompani që i drejtohen akademisë për të gjetur profesionistët e tyre të radhës. Istituto Maragoni ofron kurse të ndryshme të modës, dizajnit dhe artit si: Fashion Design, Fashion Styling, Fashion Business, Multimedia Art, Art Curating & Business, Interior Design, Product design and Visual Design.

Istituto Marangoni jep bursa për studentët më të talentuar me 50% të tarifës së shkollimit ose 5 000 zbritje të tarifës së shkollimit.

  1. Cambridge School of Visual & Performing Arts

Është një shkollë e dedikuar për arte dhe shfaqje në qendër të Kembrixhit e cila ofron kurse me një metodë unike dhe shumë të personalizuar të të mësuarit. Kurse si: Acting, Graphic Design, Fashion or Fashion Branding and Creative Communication. Ofertat shkollore të kurseve të shkurtra verore si: Portfolio preparation, Film making, Music Production, etj. Shkolla ka pajisje moderne si 15 studio, 3 salla muzikore, 4 studio drame, regjistrim audio, studio imazhesh në lëvizje etj.

Shkolla do të mbajë tarifat e BE-së në vitin e ardhshëm prej vetëm 9450 GBP dhe një lajm i mahnitshëm është se do të ofrohet një bursë në dispozicion deri 40% të tarifës së shkollimit.

5.Universiteti York St. John, Shkolla e Arteve

Universiteti York St John themeluar në vitin 1840 krenohet me qasjen e tij individuale ndaj studentëve dhe mbështetjen që ata ofrojnë përmes çdo hapi nga aplikimi në studim dhe periudha pas-diplomimit, e cila ka mundësuar 97% të studentëve të tyre të punojnë ose të vazhdojnë studimet e tyre brenda 6 muajve nga diplomimi. Universiteti ka partneritet me Festivalin e Filmit të Shkurtër Aesthetica dhe Screen Yorkshire ku studentët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre në industrinë e medias. Të gjithë studentët e vitit të parë universitar kanë siguruar akomodimin në universitet! Disa nga kurset janë Acting, Furniture Design, Games Design, Music Production, Animation, etj.

Ofrohet ulje e tarifës së shkollimit deri në 1000 £ për studentët ndërkombëtarë në kampusin York.

  1. Buckinghamshire New University

Është një universitetit e ri, i përqëndruar në programe profesionale dhe praktike, si dhe akademike. Me një normë punësimi 98% (HESA 2020) dhe mundësi zhvillimi të karrierës të përqendruara në industri, Universiteti mund të ndihmojë studentët të fitojnë aftësi dhe njohuri të nevojshme për të zhvilluar një karrierë të suksesshme. Me një gamë të gjerë të kurseve të përqendruara në karrierë dhe objektet më të fundit, ata kanë gjithçka që do t’ju duhet për t’ju vendosur në rrugën tuaj drejt suksesit. Kurse të tilla si: Acting, Film production, Fashion Design, Graphic Design or Illustration.

Universiteti ofron 1,500 £ në dispozicion për të gjithë studentët ndërkombëtarë si pjesë e Bursës Ndërkombëtare të Studentëve të Zëvendës Kancelarit.

Rreth Integral Educational Programs

Integral është agjensia këshilluese më e rëndësishme arsimore për studime jashtë vendit dhe për programin Work and Travel USA, me zyra këshillimi në Bullgari, Rumani, Kroaci, Slloveni, Lituani, Serbi dhe Shqipëri. Grupi INTEGRAL ka një përvojë ndërkombëtare mbi 27 vjet në sigurimin e informacionit për studentët, prindërit dhe të gjithë ata që janë të interesuar në zgjedhjen e programeve arsimore dhe institucioneve më të mira arsimore jashtë vendit, shkollës së mesme, universitetit dhe kurseve të gjuhës.

Study in Italy – Study Art & Design regjistrohuni këtu!

+355 69 40 40 901 /+355 69 40 40 415 /+355 69 80 40 601

xhensila@intergal.al / leidia@integral.al / anka@integral.al

news.front.related_news

Rrugë e Sigurt për Sukses: Studio në EU Business S...

A jeni gati të çoni karrierën tuaj në nivelin tjetër dhe të zgjeroni mundësitë tuaja globale? Studimi jashtë është një nga mënyrat m&...
22.04.2025 Lexo me shume

Studioni në Amerikë me Bursë deri në $22,000!

University of Illinois Chicago (UIC) është një nga universitetet më të mëdha publike kërkimore në SHBA, i vendosur në zemër të qytetit të &C...
21.04.2025 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message