I vendosur në të ashtuquajturën Silicon Valley e Britanisë së Madhe, pranë Londrës dhe Oxford-it, ky universitet modern ofron një eksperiencë akademike të nivelit të lartë për studentët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit dhe të ndjekin një karrierë ndërkombëtare në fusha strategjike.
Universiteti ka kampuse edhe në Malajzi dhe Afrikën e Jugut, duke i ofruar këtyre studentëve mundësinë të studiojnë për një semestër ose një vit akademik të plotë në Australi, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Programet si Bujqësia, Arti dhe Dizajni, Kontabiliteti dhe Financat, dhe Farmacia janë ndër më të kërkuarat dhe renditen në top 10 në Mbretërinë e Bashkuar. Shkolla është fituese e Queen's Anniversary Prize. Institucioni ndodhet në top 30 universitete britanike sipas QS World University Rankings 2020, dhe kërkimi progresiv forcon lidhjet me partnerët kyç, duke përfshirë korporata ndërkombëtare dhe biznese të vogla e të mesme inovative. Për ata që janë në procesin e aplikimit për universitet, apo që interesohen për mundësi për bursa studimi jashtë vendit, Universiteti i Reading është zgjedhja e duhur.