Që nga themelimi i tij, universiteti ka sjellë risi me futjen e programeve që përfshijnë praktika profesionale dhe, me zgjerimin e tij me kalimin e kohës, ka filluar të ofrojë një gamë të gjerë specializimesh në fusha si pedagogjia, arkitektura, inxhinieria, historia, shkencat detare, e drejtësia, biznesi dhe financa. Sot 25,000 studentë nga mbi 130 vende të botës studiojnë në kampuset e Londrës dhe Kentit.
Universiteti i Greenwich është fitues tre herë i çmimit prestigjioz ""Queen's Anniversary Prize"", dhe niveli i lartë i mësimdhënies në të është vlerësuar me çmimin ""argjendi"" nga “Teaching Excellence Framework”, due e bere ate nje nga universitetet me te kerkuara per studimet jashte vendit.
Nëse të studiuarit në Angli është pjesë e planeve të tua të së ardhmes, jepi Universitetit Greenwich një mundësi dhe nuk do të zhgënjehesh.