Takohuni me përfaqësues të Jacobs University në Tiranë, më datë 2 Maj

10.08.2017

Constructor University


Jeni të rinjë, ambicioz dhe po kërkoni për një inspirim? Keni përfunduar një shkollë të mesme, dëshironi të provoni jetën studentore dhe jeni të etur për të mësuar më tepër rreth botës dhe kulturave të saj? Atëherë, me siguri ju jeni të interesuar për Jacobs University.

Në universitetin Jacobs në Bremen, të rinjtë nga i gjithë globi bëhen qytetarë botëror me aftësi lidershipi.

Constructor University

Karakteristikat kryesore të Jacobs University janë:

  • Ambjent ndërkombëtar dhe ndërkulturor me qëllim përgatitijen e studentëve në mënyrën më të mirë për të mbuluar pozicione me përgjegjësi të lartë në një botë të globalizuar të punës dhe shkencës.
  • Interaktiviteti i botës së mësimdhënies dhe të jetuarit në konvikt duke patur një mbështetje intensive dhe duke qenë pjesë i një rrjeti social në kampus.
  • Zhvillimi i personalitetit duke jetuar dhe mësuar në një komunitet me diversitet të lartë.
  • Interdisiplinariteti dhe transdisiplinariteti që do të thotë: i orientuar për zgjidhjen e problemeve, bashkëpunimin ndërdisiplinor midis fushave të hulumtimit dhe mësimdhënies.
  • Krijimi i lidhjes së edukimit & trajnimit duke kombinuar në mënyrën më të mirë disiplinën e thelluar me një kornizë ndërdisiplinore të mbështetur nga principet arsimore dhe elementët shtesë
  • Integrimi i hulumtimit dhe mësimdhënies me kërkesa të larta për të arritur cilësitë akademike dhe kontributin e studentëve dhe profesorëve.

FOUNDATION PROGRAMS (VIT PËRGATITOR)
Bëhuni pjesë e vitit përgatitor në Universitetin Jacobs për të eksploruar fusha të ndryshme studimi dhe për të zhvilluar aftësitë akademike të të mësuarit përpara se të filloni studimet e nivelit Bachelor. Duke u bazuar mbi njohuritë akademike individuale, nevojave dhe qëllimeve, ju mund të dizenjoni eksperiencën tuaj të të mësuarit në një vit përgatitor. Duke qenë student i vitit përgatitor, ju mund të merrni pjesë në kurse të fushave të ndryshme të studimit dhe të zgjidhni midis llojeve të ndryshme të klasave përgatitore për të përmirësuar aftësitë tuaja akademike. Gjithashtu, duke jetuar në konviktin ndërkombëtar, ju mund të shijoni gjallërinë e plotë të jetës studentore. Studentët që e përfundojnë programin me sukses fitojnë garancinë e pranimit në Jacobs University. Hartoni vetë rrugëtimin tuaj!

PROGRAME UNIVERSITARE
Arsimimi universitar në Jacobs University i pajis studentët me kualifikimet kryesore të nevojshme për një karrierë të suksesshme akademike dhe profesionale. Duke kombinuar një disiplinë të thelluar dhe një kornizë ndërdisiplinore të mbeshtetur nga principet arsimore dhe elementët shtesë, studentët pregatiten të bëhen qytetarë të përgjegjshëm dhe të suksesshëm brenda shoqërisë në të cilën punojnë dhe jetojnë.
Struktura e programit mësimor ofron elementë të shumtë për të rritur mundësitë e punësimit në një ambjent ndërkombëtar. Rrugëtimi unik në Jacobs University ofron një hapësirë të gjerë kursesh të bëra si me porosi dhe të dizenjuara për të nxitur aftësitë e karrierës. Këtu përfshihen kurse të cilat promovojnë komunikimin, teknologjinë, biznesin, gjuhën Gjermane dhe aftësitë e menaxhimit. Programi “The World Track”, i përfshirë në vitin e tretë të studimeve ofron praktika të zgjeruara mësimore ose opsione për studime jashtë vendit. Pra, studentët përfitojne trajnime pune ose eksperienca ndërkulturore.

PROGRAMET PASUNIVERSITARE

Programet pasuniversitare në Jacobs University ruajnë standardet më të larta të mësimdhënies dhe kombinojnë platforma të ndryshme mësimore, duke përfshirë leksione, seminare, workshope, trajnime në laborator dhe ekskursione. Raporti student – fakultet është shumë i afërt, me kujdestar të dedikuar, duke i siguruar një këshillim akademik individual. Studentët përfitojnë nga orientimi kërkimor i universitetit duke u përfshirë në hulumtimet nga një fazë e hershme dhe duke u njohur me përdorimin e teknologjive më të fundit.

Vizitoni linkun e mëposhtëm për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj në këtë event:

https://integraledu.lpages.co/jacobs-university/

Lajme të lidhura

Siguria Kibernetike (Cybersecurity) është drejtimi...

Flasim me shumë studentë që ende nuk e dinë se çfarë duan të studiojnë. Ata vijnë me një listë opsionesh – biznes, teknologji informative...
06.07.2026 Lexo me shume

Rrugë e Sigurt për Sukses: Studio në EU Business S...

A jeni gati të çoni karrierën tuaj në nivelin tjetër dhe të zgjeroni mundësitë tuaja globale? Studimi jashtë është një nga mënyrat m&...
23.06.2026 Lexo me shume

Studime në University of Dubrovnik – Aty ku inovac...

Përfitoni një diplomë të njohur ndërkombëtarisht në UNIDU, një nga universitetet më të ndërkombëtarizuara në Croatia. I vendosur brend...
17.04.2026 Lexo me shume

Studio mjekësi në Çeki - Program në Anglisht ose s...

Të bëhesh mjek është një ëndërr që kërkon si pasion, ashtu edhe mjedisin e duhur. Charles University, e themeluar në vitin 1348, është nj&eu...
05.03.2026 Lexo me shume

Rruga juaj e shpejtë drejt një diplome inxhinierie...

Lajm i shkëlqyer për inxhinierët e ardhshëm! Nëse keni ëndërruar të studioni në zemër të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkua...
04.03.2026 Lexo me shume

Fontys University forcon mbështetjen për studentët...

Fontys University of Applied Sciences po ndërmerr hapa strategjikë për të përmirësuar përvojën e studentëve ndërkombëtarë. Iniciativat kryes...
20.11.2025 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message