Mbretëria e Bashkuar është zgjedhja e duhur!
Mbretëria e Bashkuar është një nga destinacionet kryesore në mbarë botën për të studiuar. E pasur me tradita te përsosura që datojnë qindra vjet, institucione të larta në çdo pjesë të saj , ajo ofron shumë mundësi për studentët ndërkombëtarë.Mbretëria e Bashkuar është një forcë e madhe politike dhe ekonomike, anëtare e G8 dhe renditet e pesta në botë dhe e dyta në Europë për zhvillimin ekonomik. Mbretëria e Bashkuar është e njohur për shoqërinë e saj multikulturore dhe cdo vit mirëpret kultura dhe tradita të reja. Si një shoqëri me një diversitet të madh kulturor ajo vazhdon të jetë qendra e shumë nacionaliteteve.
Mbretëria e Bashkuar ka një shumëllojshmëri sistemesh edukimi me mbi 100 universitete që ofrojnë programe të ndryshme arsimimi për studentët e saj dhe studentët ndërkombëtarë. Diplomat dhe kualifikimet nga institucionet e arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar janë të njohura në nivel ndërkombëtar për cilësinë e tyre. Ky standard përcaktohet nga disa prej universiteteve më të vjetra dhe më në zë si Oksford dhe Cambridge dhe është përçuar edhe në universitetet dhe kolegjet e tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Cdo vit, me mijëra studentë ndërkombëtarë zgjedhin të studiojnë në Britaninë e Madhe, duke bërë atë vëndin e dytë të zgjedhjes për studentët ndërkombëtarë në botë pas SHBA. Studentët ndërkombëtarë kanë qenë gjithmonë një prani e rëndësishme në Britaninë e Madhe dhe numri i tyre është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit.
5 arsye përse duhet të studioni në Mbretërinë e Bashkuar
Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar ofrojnë një nga sistemet arsimore më të mira në botë , të vlerësuar ndërkombëtarisht.
Mundësi zgjedhjeje në më shumë se 50 mijë programe studimore të ofruara nga institucionet arsimore .
Mbretëria e Bashkuar është e pasur me një diversitet kulturor ,me gjuhë dhe besime të ndryshme .
Universitetet ofrojnë qasje individuale dhe mbështetje maksimale ndaj studentëve ndërkombëtar .
Studentët përfitojnë nga mesimdhënia e stafik akademik të kualifikuar dhe ekspertëve botëror të fushave të ndryshme.
Apliko tani me Integral dhe bëhu pjesë e studentëve në një nga universitetet më të mira angleze si : Coventry University , University of Northampton , University of East London, University of Greenwich , University of Sunderland, University of Essex.
Regjistrohuni ketu dhe rezervoni konsulencen tuaj FALAS !
Ose na telefononi ne : +355694040401 / 694040901