Përjetoni eksperienca të paharrueshme në festivalet më të famshme në Amerike

13.04.2020

Work and Travel USA


Nëse tashmë jeni pjesë e programit Work and Travel USA per këtë verë përgatituni të kaloni një verë të paharrueshme dhe plotë aktivitete. Ndër këto aktivitete pse mos të vizitoni një nga festivalet më te famshme? Hidhini një sy sugjerimeve tona për të përjetuar këtë eksperiencë:

  • Pitchfork Music Festival

Festivali zhvillohet në gjysmën e dytë të korrikut në Chicago dhe ndërthur disa zhanre muzikore, rock, hip-hop, jazz, punk dhe nën-zhanre të tjera, shumë prej të cilave janë pjesë e skenës muzikore underground.

Ku dhe kur: 19-21 korrik, Union Park, Chicago

Mësoni më shumë: https://pitchforkmusicfestival.com/

  • Mo Pop

Festivali bashkon muzikë indie-rock, pop dhe hip-hop me ushqime dhe pije në Detroit. Megjithëse është një festival i vogël, ai krahasohet me festivale të tjera muzikore si Coachella, Lollapalooza dhe Pitchfork.

Ku dhe kur: 27-28 korrik, West Riverfrot Park, Detroit

Mësoni më shumë: https://mopopfestival.com/

  • Lollapalooza

Festivali i Lollapalooza në Chicago një nga festivalet më të famshme ofron një muzike të larmishme dhe mbledhë rreth 160,000 njerëz çdo vit. Edhe pse është i pranishëm tani në shumë qytete, përfshirë Paris, Berlin, Stockholm ose Buenos Aires, festivali i Grant Park në Chicago është më i madhi.

Ku dhe kur: 1-4 Gusht, Grant Park, Chicago

Performuesit: Ariana Grande, Childish Gambino, The Strokes, Tame Impala, Flume, J Balvin dhe shumë të tjerë.

Mësoni më shumë këtu: https://www.lollapalooza.com/

  • Woodstock 50

Pas 50 vjetësh të Woodstock ’69, kthehet me një formacion krejt tjetër. Sigurisht, do të ishte e vështirë të sjellësh The Who, Creedence Clearwater, Janis Joplin, Joe Cocker ose Jimi Hendrix, dhe me siguri muzika ka ndryshuar goxha shumë në 50 vjet.

Ku dhe kur: 16-18 gusht, Watkins Glen, New York

Performuesit: The Killers, Miley Cyrus, Santana, The Lumineers, Chance the Rapper, The Black Keys, Jay-Z, Dragons, Cage the Elephant etj

Mësoni më shumë: https://www.woodstock.com/

  • Burning man

Burning man është një ngjarje vjetore që zhvillohet në javën e fundit të shtatorit në shkretëtirë. Festivali është eksperimentues dhe bazohet në instalime të shumta artistike të çdo lloji, duke përfshirë ritualin simbolik që zhvillohet çdo pasdite të shtunë, pra me pak fjalë, për të ndezur në flakë skeletin prej druri, pra  ‘Njeriu i djegur ’. Festivali është i bazuar në shumë parime, përfshirë përgjegjësinë qytetare, aftësinë për të dhënë dhe lënë asnjë gjurmë, sepse në fund të festivalit nuk do të ketë asnjë gjurmë ne shkretëtirë per realizimin e këtij festivali.

Ku dhe kur: 25 gusht – 2 shtator, Black Rock Desert, Nevada

Pjesemarresiti: Burning Man nuk është lloji i festivalit që krenohet me një formacion te larmishem, por përkundrazi promovon muzikë, art, kulturë.

Mësoni më shumë: https://burningman.org/

  • Electric Zoo

Electric Zoo, këtë herë një koncert muzikor elektronik që përfaqëson lloje të ndryshme të muzikës elektronike, duke sjellë DJ ndërkombëtarë dhe koncerte live në 4 skena.

Ku dhe kur: 30 gusht – 1 shtator, Randall’s Island, New York

Pjesemarresit: 4B, Above & Beyond, Bijou, Afrojack, Armin Van Buuren, Diplo, Edric Prydz, Alison Wonderland etj.

Mësoni më shumë: https://electriczoo.com/

 Për më shumë informacion rreth programit WAT, klikoni këtu!

 

Lajme të lidhura

Gjithcka qe duhet te dini rreth programit Work and...

Ky është programi më i njohur për studentë. Qëllimi i këtij programi është t’ju mundësojë studentëve të huaj, që gjatë...
05.09.2025 Lexo me shume

5 benefite të Programit Work and Travel USA

5 benefite të Programit Work and Travel Programi Work and Travel USA është një aventurë mahnitëse për këdo që guxon të dalë nga zona e komf...
03.01.2024 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message