Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se oficerët konsullorë do të udhëzohen të heqin dorë nga intervistat personale për disa aplikime për viza jo-emigruese, duke përfshirë këtu vizat studentore dhe ato të shkëmbimit akademik deri në fund të vitit 2022.
Njoftimi vjen si vazhdim i këshillave të mëparshme të Departamentit të Shtetit në shtator që miratoj heqjen e kufizimeve për intervistat personale deri në fund të 2021.
Për t’u kualifikuar për heqjen dorë nga intervista në vitin 2022, aplikantët për viza F, M dhe viza akademike J-1 për programin work & travel duhet të aplikojnë për vizë në vendin e tyre të kombësisë ose vendbanimit.
Oficerët konsullorë do të kenë autoritetin për të pezulluar intervistat për aplikantët të cilëve u janë lëshuar më pare viza të ngjashme dhe “të cilët nuk kanë papërshtatshmëri të dukshme ose papërshtatshmëri të mundshme”.
Intervistat mund të hiqen gjithashtu për aplikantët që aplikojnë për herë të parë për vizë nga vendet që janë pjesë e Programit të SHBA-së për heqjen e vizave (VWP) të cilët kanë udhëtuar më parë në SHBA nëpërmjet një autorizimi ESTA. Përcaktimi i mëparshëm i udhëtimit është një ndryshim nga këshillat e mëparshme për heqjen dorë nga intervistat.
Aktualisht, 39 shtete janë përfshirë në programin amerikan të heqjes së vizave, duke përfshirë shumicën e vendeve evropiane, Kilin, Korenë, Japoninë, Singaporin dhe Tajvanin.
Aplikantët që rinovojnë çdo lloj vize brenda 48 muajve nga skadimi do të kenë të drejtë gjithashtu të mos e zhvillojnë intervistën.
Duke konfirmuar lehtësimet në një deklaratë për shtyp, Departamenti Amerikan i Shtetit tha: “Ne njohim kontributet e shumta të vizitorëve ndërkombëtarë në komunitetet dhe kampuset tona”.
Në përditësimin e tij këshillues të ndryshimit mbi udhëtimin, Departamenti i Shtetit tha: “Burimet konsullore dhe kufizimet e qeverisjes vendore ndryshojnë shumë, dhe çdo seksion konsullor po rishikon vazhdimisht kapacitetin e tij për të gjykuar aplikimet për viza gjatë kësaj pandemie mbarëbotërore teksa trajtojmë çështjet globale dhe prioritetet konkurruese.
“Ne inkurajojmë aplikantët të kontrollojnë faqen e internetit të ambasadës ose konsullatës përkatëse të SHBA për të konfirmuar nivelin e shërbimeve të ofruara aktualisht dhe për të gjetur udhëzime për aplikimin për vizë pa intervistë.’’
Për më shumë informacion rreth programit Work and Travel:
Rezervoni konsulencën tuaj falas!
+355 69 40 40 901
xhensila@integral.al