➤ Preview (Për nxënësit e moshës: 14-17 vjec)
Testi Preview i ndihmon studentët të identifikojnë fushat dhe programet e përshtatshme për ta, të zbulojnë se si mund të zhvillojnë aftësitë dhe të marrin informacion të detajuar rreth fushave specifike që ata kanë interes, të marrin vendime për të ardhmen e tyre, si edhe të kuptojnë rëndësinë e degës dhe karrierës që ata dëshirojnë . Duke analizuar përgjigjet idividuale të çdo nxënësi, Preview përgatit një profil në bazë të interesave duke marrë parasysh 40 fusha. Përveç kësaj, ai siguron qasje në MyCareersRoom – një platformë të personalizuar online, ku studenti do të jetë në gjendje të eksplorojë në detaje rezultatet e testimit.
Testi është i përshtatshëm për nxënësit në klasat 9, 10 dhe 11.
➤ Centigrade (Për nxënësit e moshës : 17-18 years)
Testi Centigrade analizon interesat e studentëve dhe ofron një listë të fushave të studimit, programeve dhe institucioneve që i përshtaten. Ai i ndihmon ata të kuptojnë kërkesat e secilës fushë dhe sugjeron opsione praktike, duke përfshirë edhe ato opsione që studentet nuk i kanë konsideruar me parë. Testi gjithashtu ndihmon studentët të kërkojnë informacione shtesë lidhur me programet, si një element kyç për vendimmarrjen e tyre.
Përgjigjet e ofruara nga Centigrade vijnë si një libër pune që përfshin: një listë të 6-8 fushave të para, programeve, institucioneve dhe universiteteve, programet dhe analizen e tyre si edhe shumë burime të tjera informacioni të dobishme.
Testi është i përshtatshëm për klasën e 12-të, por mund të zhvillohet edhe nga nxënësit në fund të klasës së 11-të.
Testet zhvillohen në zyrën e Integral Albania. Interpretimi i rezultavete të testit, rekomandohet të bëhet me një nga konsulentët tanë. Testi zhvillohet online dhe interpetimi bëhet me vonë, pas daljes së rezultateve.
Për informacione dhe rregjistrime na kontaktoni në:
Email: ortensa@integral.al
Tel: +355694040901
Për regjistrimet e bëra gjatë panairit, do të përfitoni 20 % ulje të tarifës së provimit
➠ Bëhuni pjesë e PANAIRIT TË EDUKIMIT JASHTË VENDIT – WEF 2019 duke u regjistruar në linkun e mëposhtëm: