Bëj zgjedhjen e duhur për studime jashtë vendit - Studio në Londër

25.11.2020

Mundësitë për studime në Londër janë të shumta, aty ndodhen me dhjetëra institucione të arsimit të lartë me reputacion në mbarë botën.


Si të zgjidhni se cili universitet është i duhuri për ju dhe si të bëni zgjedhjen e duhur për studime jashtë vendit?  

Së bashku me institucionet e rangut të lartë si King’s College London, London School of Economics, University College London dhe Imperial College, ka shumë universitete të tjera në Londër, shumë prej të cilave renditen lart në rankime.

Përveç fushës tuaj të studimit, aspekte të tjera për tu marrë në konsideratë lidhur me studimet në Londër, janë vendndodhja dhe lloji i universitetit – ju pëlqen jeta e zhurmshme e qendrës së Londrës apo do të preferonit një kampus në zonat e qeta jashtë qytetit? A do të përshtateshit më mirë në një universitet me një popullatë të madhe studentore apo me një komunitet të mbledhur dhe të vogël studentësh?

Ekzistojnë disa faktorë që mund të ndikojnë në zgjedhjen e universitetit të duhur për ju.

  1. Zgjedhja midis një universiteti të specializuar ose të përgjithshëm për studime në Londër

Një universitet i përgjithshëm ideal është ai i cili ka një grup të larmishëm mësuesish dhe studiuesish nga shumë disiplina, që bashkëveprojnë dhe shkëmbejnë këndvështrime dhe talente të ndryshme. Ndërkohë, universitetet e specializuara ofrojnë një fokus intensiv që shpesh reflektohet në rankime më të larta të tyre brenda fushës së specializimit.

I konsideruar si një nga universitetet më të mëdhenj të vendit, Universiteti i Londrës është i përbërë nga 18 kolegje, duke përfshirë institucione me famë botërore si King’s College London, LSE dhe UCL, por edhe institucione më të specializuara si Royal Academy of Music, Royal Veterinary College dhe Instituti i Artit Courtauld. Ato veprojnë si institucione pak a shumë të pavarura dhe të gjitha kanë kulturat dhe identitetet e tyre.

  • LSE është një nga qendrat më prestigjioze në botë për studimin e politikave ekonomike dhe sociale. Sidoqoftë, Shkolla e Studimeve Orientale dhe Afrikane (SOAS) ofron diploma të kombinuara që shoqërojnë ekonominë me lëndë të ndryshme si Persisht, Hebraisht, Histori dhe Studime Afrikane.
  • Royal College of Art dhe University of the Arts London ofrojnë programet e studimit të rankuara më lart në botë për degën e Art & Design dhe janë institucione shumë të specializuara. Goldsmiths gjithashtu ofron një BA shumë të vlerësuar në Artet e Bukura brenda një mjedisi më të gjerë artesh.
  • Royal College of Music, Royal Academy of Music dhe Guildhall School of Music and Drama ofrojnë disa prej programeve më prestigjioze të Arteve Performuese në mbarë botën, ndërsa Royal Holloway, Queen Mary dhe King ofrojnë në mënyrë të ngjashme programet e artit dhe dizajnit në nivele të ngjashme.

Në disa fusha specifike të studimit, një institucion i specializuar është pothuajse mënyra e vetme. Për shembull, ekziston vetëm një vend në Londër për të studiuar Shkencën Veterinare. Royal Veterinary College është institucioni me nievlin më të lartë në botë për këtë lloj dege.

  1. Zgjedhja mes të jetuarit në zonën urbane apo periferike për studime në Londër

Shumica e universiteteve të Londrës ndodhen pranë qendrës së qytetit, që do të thotë se studentët kanë qasje ndaj pasurive kulturore të Londrës, infrastrukturës sportive dhe jetës së natës. Që nga Queen Mary dhe University of East London deri tek University of West Londonmë shumë se 30 institucione të arsimit të lartë ofrojnë programe studimi për dhjetëra mijëra studentë nga e gjithë bota.

Richmond, The American University in London është unik në ofrimin e diplomave në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, me një kampus të bukur në Richmond Hill, për të gjithë ata që preferojnë një atmosferë më të qetë. Universiteti Middlesex është një universitet me kampusin ngjitur me Sunny Hill Park në periferinë Hendon. Middlesex ofron një gamë të gjerë të programeve universitare.

Kampusi i St Mary’s është ndërtuar rreth Parkut të madh Universitar St Mary në Twickenham dhe ka dy fusha golfi në një distancë shumë të afërt. Një tjetër mundësi për të studiuar larg ritmit të ngarkuar të jetesës në Londrën qendrore është St George’s, i vetmi universitet i Mbretërisë së Bashkuar i përqendruar plotësisht në mjekësi dhe kujdes shëndetësor, i cili ndodhet në të njëjtin vend me Spitalin St George në Tooting, Londra jugperëndimore.

  1. Zgjedhja mes një universiteti me një popullatë të madhe studentore apo me një komunitet të vogël për studime në Londër

Zgjedhja e universitetit tuaj sipas madhësisë mund të mos duket e rëndësishme, por mund të jetë ndryshimi midis një përvoje pozitive apo një përvoje më sfiduese. Nëse nuk ndiheni mirë me idenë e një kampusi të madh me mijëra studentë, një ambient më i vogël dhe më intim mund t’ju përshtatet më mirë.

Ravensbourne është një universitet i vogël në Greenwich, i përqendruar në media, dizajn dhe arte krijuese dhe lidhjet e tij të ngushta me industrinë çojnë në një normë punësimi 96% për të diplomuarit e rinj në disa nga vendet e punës me nivelet më të larta të pagave në vend.

Nga ana tjetër, nuk mund të gjeni një institucion arsimor më të vogël se sa Courtauld Institute for Art, një institucion kryesor botëror për arsimin e historisë së artit. Me vetëm 200 studentë, ai mburret me numrin e lartë të pikturave të klasit botëror, i cili tejkalon edhe numrin e studentëve.

  1. Kritere të tjera për zgjedhjen e universitetit për studime jashtë vendit

Ka shumë kritere për të shqyrtuar kur shikoni për studime të arsimit të lartë në Londër.

Ndoshta aktivitetet sportive studentore janë të rëndësishme për ju, në këtë rast edhe Universiteti Brunel edhe Universiteti i Londrës Lindore ia vlen të konsiderohen. Jetesa gjatë periudhës së studimeve mund të jetë një eksperiencë e cila mund të ndikojë shumë tek përvoja juaj e studimeve jashtë vendit, kështu që sallat e banimit të tilla si UCL’s St Pancras Way, ose Gowar Hall në Royal Holloway ia vlejnë të meren në konsideratë.

Ka shumë kritere për t’u marrë parasysh. Vendosni cilat aspekte janë më të rëndësishmet për ju për të siguruar që përvoja juaj në një universitet në Londër është e dobishme – si nga ana akademike ashtu edhe jo akademike. Ju mund të jeni të sigurt, se me kaq shumë mundësi, ekziston një universitet në Londër i cili i përshtatet nevojave dhe kritereve tuaja.

Merrni pjesë në panairin virtual – “Study in UK”, 3 Dhjetor, ora 14:00 – 18:00:

  • Takime me përfaqësuesit e institucioneve arsimore më të mira Britanike
  • Mbi 50.000 programe studimi
  • Mbi 1.000 bursa të ofruara

Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në institucionet arsimore në UK

Për tu regjistruar në event:

Panairi Virtual – Study in UK

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message