Pse duhet te regjistroheni ne nje program master jashte vendit!

29.04.2022

Studimet Master ose MBA jashtë vendit! Bursa për studime Master dhe MBA jashtë vendit!


Keni mbaruar studimet bachelor dhe po mendoni për hapin e rradhës? A duhet të kërkoni për një punë të mirë dhe të filloni një karrierë, apo të vazhdoni një program master dhe të përfitoni menjëherë aftësi të reja profesionale? Nuk do të gaboni me asnjërin nga këto dy vendime.

Mund të zgjidhni mes studimeve master në Gjermani, Britani të Madhe ose Holandë. Në fakt është trend që menjëherë pas përfundimit të studimeve bachelor të gjeni një pune për një apo dy vite dhe më pas të regjistroheni në një program master.

Më poshtë do të gjeni 5 arsye për t’u regjistruar në një program master

  1. Përmirësimi i njohurive profesionale

Kur vendos të regjistrohesh në një program master, zgjedh fushën dhe specializimin që dëshiron t’i përkushtohesh. Duke ndjekur një program master, ju bëheni më profesionistë në fushën tuaj dhe bëni diferencën në një ambient profesional. Për shembull, nëse keni përfunduar një program bachelor në biologji, mund të fokusoheni, për shembull, në gjenetikë, biologji molekulare, botanikë ose zoologji në programin master.

  1. Fitoni më shumë të ardhura me një master

“… Një nga investimet më të mira në jetë”

Një diplomë master në Shqipëri ose jashtë vendit shpesh mund të nënkuptojë një investim shtesë, ndaj lind pyetja, a ia vlen? Sigurisht që është, në fakt, ky do të jetë një nga vendimet më të mira në jetën tuaj. Me përjashtim të degës së IT psh, me një diplomë master paga juaj do jetë goxha më e lartë se thjesht me një diploma bachelor.

  1. Avancimi në karrierë

Programi i masterit mund të jetë një hap i madh në karrierën tuaj, sepse ju do të jeni në gjendje të aplikoni për pozicione më të avancuara, të kualifikoheni automatikisht për një promovim dhe të siguroni një vend kyc në kompani.

  1. Ndryshoni karrierën ose specializimin tuaj

Ndodh që jeni diplomuar dhe nuk dëshironi të vazhdoni në drejtimin për të cilin jeni shkolluar, ose keni kuptuar që rikualifikimi për një profesion me potencial më të madh financiar do të ishte një vendim i mirë. Hapi i parë drejt këtij qëllimi mund të jetë një program master jashtë vendit. Një numër i madh i programeve master janë në dispozicion për studentët nga fakultetet përkatëse. Hapi i dytë është kërkimi dhe gjetja e studimeve të përshtatshme.

  1. Zhvillimi personal

Studimet master duan mjaft përkushtim. Kjo do të thotë që ju duhet të mbështeteni vetëm tek vetja gjatë kësaj periudhe, që duhet të organizoni vetë mësimin tuaj dhe të inkurajoni veten që ta kaloni të gjithë procesin deri në fund. Profesorët janë aty për t’ju udhëhequr, por pjesa më e madhe e barrës është mbi ju.

Jo rastësisht, ky nivel arsimimi inkurajon zhvillimin e një game të gjerë aftësish personale dhe profesionale, si vetë-motivimi, menaxhimi i kohës dhe pavarësia. Gjithashtu, nëse vendosni të përfundoni masterin jashtë vendit, aftësitë tuaja komunikuese dhe inteligjenca sociale do të testohen. Do të jeni të hapur ndaj kulturave të tjera, qëndrimeve, mënyrave të të menduarit. Gjatë kësaj periudhe fitohet vetëbesimi profesional. Të gjitha këto aftësi janë tepër thelbësore në avancimin në karrierë dhe jetën në përgjithësi.

Për shumë informacion rreth programe Master & MBA merrni pjesë eventin virtual më 12 Maj ora 15:00 – 18:00

Regjistrohuni këtu FALAS!

Lajme të lidhura

Siguria Kibernetike (Cybersecurity) është drejtimi...

Flasim me shumë studentë që ende nuk e dinë se çfarë duan të studiojnë. Ata vijnë me një listë opsionesh – biznes, teknologji informative...
06.07.2026 Lexo me shume

Rrugë e Sigurt për Sukses: Studio në EU Business S...

A jeni gati të çoni karrierën tuaj në nivelin tjetër dhe të zgjeroni mundësitë tuaja globale? Studimi jashtë është një nga mënyrat m&...
23.06.2026 Lexo me shume

Aplikimi në universitetet amerikane: Pse afatet e...

Nëse po mendon ose po planifikon të aplikosh për vitin akademik 2027 në një universitet amerikan, “e ardhmja” është shumë më afër sesa duk...
27.05.2026 Lexo me shume

Studime në University of Dubrovnik – Aty ku inovac...

Përfitoni një diplomë të njohur ndërkombëtarisht në UNIDU, një nga universitetet më të ndërkombëtarizuara në Croatia. I vendosur brend...
17.04.2026 Lexo me shume

Studio mjekësi në Çeki - Program në Anglisht ose s...

Të bëhesh mjek është një ëndërr që kërkon si pasion, ashtu edhe mjedisin e duhur. Charles University, e themeluar në vitin 1348, është nj&eu...
05.03.2026 Lexo me shume

Rruga juaj e shpejtë drejt një diplome inxhinierie...

Lajm i shkëlqyer për inxhinierët e ardhshëm! Nëse keni ëndërruar të studioni në zemër të kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkua...
04.03.2026 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message