Zbulo pse Hollanda është ndër zgjedhjet më të preferuara për studentët ndërkombëtarë që kërkojnë arsim cilësor, me një perspektivë globale.
Holanda njihet për inovacionin, qasjen ndërkombëtare dhe standardet shumë të larta të arsimit të lartë. Universitetet hollandeze dallohen për cilësinë e provuar, metodat moderne të mësimdhënies dhe programet e shumta të specializuara që ofrohen plotësisht në anglisht.
Pse të zgjedhësh Holandën?
- Cilësi e Provuar: Traditë e gjatë akademike dhe diploma të njohura ndërkombëtarisht.
- Pa pengesë gjuhe: Shumica e programeve ofrohen tërësisht në anglisht.
- Kosto të përballueshme: Tarifa konkurruese dhe mundësi të shumta bursash.
- Aplikim i lehtësuar: Shumë universitete nuk kërkojnë provime pranimi!
Afati i rëndësishëm i aplikimeve!
Programet më të kërkuara në Hollandë – veçanërisht ato me numër të kufizuar pranimesh (Numerus Fixus) – kanë afatin e aplikimit më 15 janar.
Kjo do të thotë se është momenti ideal për të filluar përgatitjen e aplikimit!