Fitoni një diplomë bachelor ose master në Hungari me bursë të plotë përmes programit "Stipendium Hungaricum"!
Bashkohuni me ne në një webinar inspirues ku do të zbuloni të gjitha detajet për programin e bursave Stipendium Hungaricum! Kjo mundësi e shkëlqyer ofron bursa të plota për studentët ndërkombëtarë në universitetet prestigjioze hungareze.
15:30 – "Fitoni një diplomë bachelor ose master në Hungari me bursë të plotë përmes programit Stipendium Hungaricum" - Nikola Traživuk, Konsulent për Arsimin e Lartë, IntegralEdu
Hungaria po bëhet një destinacion gjithnjë e më i popullarizuar për studime ndërkombëtare, duke ofruar një përvojë arsimore cilësore në gjuhën angleze. Informohuni mbi programin Stipendium Hungaricum, i cili ofron: shkollim falas, akomodim, bursë mujore për shpenzime jetese dhe sigurim shëndetësor.
16:00 – "Discover University of Debrecen: A World-Class Education in Hungary" - Katalin Tatár-Györe , University of Debrecen
Zbuloni Universitetin e Debrecenit, një institucion lider në Hungari, që ofron një gamë të gjerë programesh në gjuhën angleze. Njihuni me qytetin e gjallë të Debrecenit, historinë e tij të pasur dhe mundësitë që ofron për studentët ndërkombëtarë. Eksploroni Fakultetin e Mjekësisë dhe programet inovative të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjisë.
Programi Stipendium Hungaricum bazohet në marrëveshjet dypalëshe të bashkëpunimit arsimor të nënshkruara midis ministrive të arsimit të Hungarisë dhe vendeve të tjera (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut).
Bursa mbulon:
Shkollim falas gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve;
Pagesë për shpenzimet e jetesës:
43.700 HUF (rreth 120 €) në muaj për studentët e studimeve bachelor dhe master;
140.000 HUF (rreth 386 €) në muaj për studentët e doktoraturës gjatë 4 semestrave të parë aktivë dhe 180.000 HUF (rreth 497 €) për 4 semestrat e fundit aktivë;
Sigurim shëndetësor falas;
Akomodim universitar ose një shtesë prej 40.000 HUF (rreth 110 €) në muaj (kompensim për akomodim) gjatë studimeve në të gjitha nivelet (Bachelor, Master, PhD).
Fushat e studimit të mbështetura nga programi "Stipendium Hungaricum":
Universitetet hungareze janë të hapura për aplikime me bursë të plotë!
Corvinus University of Budapest
"Corvinus Business School" fitoi vendin e parë në mesin e shkollave më të mira të biznesit në Evropën Lindore sipas Eduniversal, dhe gjithashtu mori akreditimin EKUIS në konferencën vjetore EFMD.
"Corvinus Business School" është gjithashtu e pozicionuar në mesin e 100 shkollave më të mira të biznesit në "Renditja e shkollave të biznesit të Financial Times"
Programet master në gjuhën angleze, të mbështetura nga programi "Stipendium Hungaricum":
Universiteti i Debrecenit është një nga universitetet më prestigjioze në Hungari, i njohur për programet e tij të shkëlqyera akademike dhe mundësitë ndërkombëtare.
Me një gamë të gjerë degësh studimi dhe infrastrukturë moderne, ofron një ambient ideal për studentët që aspirojnë arsim cilësor dhe karrierë të suksesshme.
Programi në gjuhën angleze, me mbështetjen e programit "Stipendium Hungaricum":
Computer Science BSc and MSc
Business Informatics BSc and MSc
Business Administration and Management BSc
Civil Engineering BSc
Commerce and Marketing
Nursing and Patient Care [Physiotherapist] BSc
Psychology BA
Music Performance BA
Mechatronical Engineering BSc
Biotechnology BSc
Biology BSc
Earth Sciences BSc
Biochemical Engineering BSc
Electrical Engineering BSc
Food Engineering BSc
Data Science MSc
Classical Singing MA
Classical Musical Instrumental Performance MA