Studio në Gjermani, Jeto në Gjermani, Puno në Gjermani, Bëhu Internacional!

10.04.2020

Studime jashte vendit


Jeni i interesuar të studioni arkitekturë, design, marketing ose administrim biznes në Berlin? Dëshironi të filloni nje karrierë ndërkombëtare në Gjermani pas diplomimit? Seminari jone online është burimi i duhur i informacionit për ju! Integral dhe Berlin International University of Applied Sciences ju ftojnë të bashkoheni në seminarin tonë online “Merrni diplomën tuaj në qytetin e mundësive në Berlin International University!” në 20 Prill, ora 16:00-17:00 nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Duke marrë pjesë në këtë webinar, do të merrni informacione gjithëpërfshirëse për Berlin International University dhe programet e tij të njohura në mbarë botën. Do të mësoni gjithashtu detaje shumë interesante për jetën e studentëve në Berlin, si dhe për mundësitë e mahnitshme për karrierë në Gjermani pas diplomimit. Izabela Ahmad, prezantuesja e ftuar nga Berlin International University of Applied Sciences do t’u përgjigjet gjithashtu të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me studimin dhe punën në Gjermani si kandidat ndërkombëtar,  në një seancë të drejtpërdrejtë Pyetje/Përgjigje.

Berlin International University of Applied Sciences dhe Integral  presin që aplikimet për sezonin e vjeshtës së vitit 2020 të shkojnë përpara ashtu siç ishin planifikuar, me klasat që zhvillohen në kampusin BI në Berlin. Tani për tani, ne po ofrojmë këtë event virtual për t’u dhënë studentëve të ardhshëm mundësinë që të bëjnë planet e tyre të studimit paraprakisht.

Për të rezervuar vendin tuaj në webinar regjistrohuni në linkun më poshtë dhe më pas do të merni linkun e webinar-it nga konsulentet tona.

Rezervo vendin tënd këtu

Pse Berlin International?

Edukim me cilësi të lartë

Programet e klasit botëror mbahen në standardin më të lartë arsimor për të cilin Gjermania është e njohur. Diplomat e Bachelor dhe Masterit  janë të njohura dhe të respektuara në të gjithë globin.

Qyteti i klasit botëror

Historia e pasur e Berlinit, arkitektura e larmishme, kultura gjithëpërfshirëse dhe klima politike ofrojnë sfondin e përsosur për jetën e studentëve. Programet e Berlin International  shfrytëzojnë këto karakteristika duke ofruar  vizita  pranë ndërmarrjeve, praktika pune  dhe bashkëpunimet me kompani të ndryshme. BI gjithashtu mundëson  vizita dhe ekskursione në arkiva, muze dhe ekspozita, si dhe  ofron takime me prezantues ndërkombëtarë dhe me qendër në Berlin.

Orientimi i fortë ndërkulturor dhe ndërkombëtar

Universiteti BI  është një qendër për shkëmbimin kulturor dhe përvojën ndërkulturore. Studentët fitojnë aftësi dhe kompetenca kulturore për të pasur sukses në një treg ndërkombëtar konkurrues.

Mësimdhënie në gjuhën angleze

Anglishtja është gjuha e mësimdhënies në BI. Kjo u lejon studentëve ndërkombëtarë qasje në një arsim gjerman të klasit të parë, pa pasur nevojë të mësojnë gjermanisht në një nivel akademik.

Programet e Studimit

Fakulteti i Arkitekturës dhe Design

  • Architecture, BA
  • Interior Design, BA
  • Graphic Design &
  • Visual Communication, BA
  • Product Design, BA
  • Interior Design, MA

Fakulteti i Administrim Biznesi

  • Business Administration: International Management & Marketing, BA
  • Business Administration: Organizational Psychology, BA
  • Digital Business & Management, BA
  • Master of Business Administration, MBA

Rezervo vendin tënd këtu

Integral – Konsulenti nr 1 për edukimin tuaj jashtë vendit

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message