Një nga vendet me sistemin arsimor më tëzhvilluar në botë, Kanadaja, po tërheq gjithnjë e më shumë studentë ndërkombëtarë për studime Bachelor, gjithashtu edhe për studime Master.
Avantazhet e një universiteti në Kanada
- Universitetet janë të një rangu shumë të lartë
- Ofrojnë programe shumë cilësore Bachelor dhe Master
- Studimet dhe kostoja e jetesës janë tejet të përballueshme
- Këto janë disa nga arsyet që të studiuarit në Kanada mund të jetë zgjedhja e duhur për ju.
Universitete të shkëlqyera kanadeze
Kanadaja krenohet me universitetet dhe institucionet të larta kërkimore, të njohura në të gjithë botën. Kjo për shkak se sistemi arsimor bazohet në studime ndërdisiplinore, të kombinuara me metoda mësimore të transferueshme të shkëlqyera për studentet.
Procesi i vizës studentore në Kanada
Një nga arsyet kryesore pse Kanadaja është një destinacion ndërkombëtar në rritje i studentëve është sepse vendi ka një proces transparent, të pranueshëm për aplikimin e vizave për studentët ndërkombëtarë.
Kostot e ulëta të shkollimit
Në krahasim me vendet e tjera, tarifat e shkollimit ndërkombëtar kanadez, akomodimi dhe shpenzimet e tjera të jetesës mbeten konkurruese. Gjëja më e mirë në lidhje me Kanadanë është fakti që kostoja mesatare e studimeve dhe shpenzimet e jetesës për studentët ndërkombëtarë janë më të ulëta se në shumë vende të tjera.
Kanadaja ofron programe Bachelor dhe Master shumë të mira.
Ky vend bilingual ofron programe studimore nga më të ndryshmet, dhe shumë lehtësisht mund ta gjeni veten për të studiuar një nga këto degë.
Ju mund të punoni dhe studioni në Kanada
Studentët ndërkombëtarë mund të punojnë 20 orë / javë gjatë semestrave të shkollës dhe deri në 30 orë / javë gjatë pushimeve shkollore. Për më tepër, nëse punoni në zonën e kampusit, nuk do t’ju duhet leje pune. Një leje e tillë kërkohet për punësim me kohë të plotë jashtë kampeve.
Kanadaja ka një përzierje të përsosur të natyrës, teknologjisë dhe kulturës
Përtej arsyeve të qarta pse duhet të studioni në Kanada, ka disa arsye shtesë për të ndjekur studimet Bachelor ose Master atje. Kanadaja është një nga vendet e renditura më lart përsa i përket cilësisë së jetesës. Ka parqe dhe kopshte, madje edhe në qytetet e mëdha, ju mund të gjeni një event kulturor për të marrë pjesë në çdo kohë — në teatrot, qendrat e artit dhe muzetë. Kanadaja gjithashtu renditet si një nga vendet më të sigurta dhe më paqësore në botë, kështu që kjo përfundimisht duhet të jetë një plus i madh në zgjedhjen tuaj.