Lajm i fundit rreth udhëtimit të studentëve drejt SH.B. A

28.10.2021

Nga data 8 nëntor do të aplikohet një politikë e re për udhëtimin drejt SHBA, përfshirë këtu edhe studentët nga Shqipria.


Qeveria e SHBA ka konfirmuar se nga data 8 Nëntor do të hiqen kufizimet e udhëtimit për të gjitha vendet, duke përfshirë këtu Brazilin, Kinën dhe të gjithë BE-në. Nga kjo datë cdo personi që do të udhëtojë drejt SHBA përfshirë këtu edhe studentët që do të studiojnë jashtë vendit do ti kërkohet pasaporta e vaksinimit. Shoqatat ndërkombëtare të arsimit po kërkojnë që të bëhen përjashtime për disa studentë të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet në Amerikë.

Detajet e plota të politikës dhe çdo përjashtim të mundshëm nuk janë bërë ende të ditura, por Departamenti i Shtetit konfirmoi se do të pranohen  vaksinat e miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në një deklaratë të shkurtër për shtyp të publikuar më 15 Tetor, Departamenti i Shtetit tha: “Siç u njoftua nga Shtëpia e Bardhë sot, politika e re e udhëtimit që kërkon nga shtetasit e huaj që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të demonstrojnë prova të vaksinimit të plotë kundër Covid-19 do të hyjë në fuqi në 8 Nëntor.” Faqja e internetit e CDC-së [Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve] shpjegon se, për qëllime të hyrjes në Shtetet e Bashkuara, vaksinat e pranuara do të përfshijnë vaksinat e miratuara ose të autorizuara nga FDA dhe vaksinat e Listës së Përdorimit Emergjent të OBSH-së.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë që të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë, sidomos studentët, duhet të vaksinohen deri më 8 Nëntor.

Departamenti i Shtetit konfirmoi më tej se po punon me CDC për të përpiluar urdhra dhe dokumente udhëzues për të zbatuar politikën e re të udhëtimit, dhe se detajet për linjat ajrore dhe udhëtarët në kufirin tokësor, detar dhe ajror do të publikohen para datës 8 Nëntor.

Në një artikull mbi ndryshimet e politikës së hyrjes, Reuters citoi se një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se personat nën 18 vjeç mund të përjashtohen nga politika e vaksinimit, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Ndalimet e udhëtimit nga BE, Mbretëria e Bashkuar, Kina, Brazili dhe India kanë qenë në fuqi pothuajse përgjatë gjithë periudhes së pandemisë, megjithëse përfituesit e vizave studentore F-1  kanë mundur të hyjnë në SHBA përmes “Përjashtimeve të interesit kombëtar”, një politikë e cila u lejon udhëtimin drejt SHBA personave për arsye studimi.

Heqja e kufizimit të udhëtimit do t’i lejojë studentët e vaksinuar të udhëtojnë për kurse afatshkurtra gjuhësore, studime të plota akademike dhe për programet e shkëmbimit J-1.

Në shtator, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se kufizimet e udhëtimit do të hiqen dhe se vendi do të miratoj në nëntor një politikë të re, e cila konsiston në lejimin e udhëtimit për  personat e vaksinuar, por asgjë nuk ështe e konfirmuar ende.

Një grup prej 38 shoqatash arsimore në SHBA – të udhëhequra nga Këshilli Amerikan për Arsimin dhe duke përfshirë Shoqatën e Edukatorëve Ndërkombëtarë NAFSA – i kanë shkruar Shtëpisë së Bardhë dhe CDC duke kërkuar lëshime për disa studentë ndërkombëtarë.

​”Ndërsa ne përshëndesim politikën e re për lejimin e hyrjes drejt SHBA për udhëtarët ndërkombëtarë dhe mbështesim përpjekjet për të kërkuar vaksinimin e udhëtarëve, ne mbetemi të shqetësuar se një politikë kaq e gjerë do të ndikojë në disa studentë dhe studiues ndërkombëtarë që udhëtojnë nga vendet ku vaksinat nuk janë gjerësisht të disponueshme,” thuhet ndër të tjera në letër.

“Ne ju nxisim të siguroni që kjo politikë e re do të lejojë fleksibilitet për studentët dhe studiuesit ndërkombëtarë që udhëtojnë nga vendet ku vaksinat e miratuara nga SHBA dhe OBSH nuk janë gjerësisht të disponueshme dhe që do ta kryejnë vaksinën në SHBA, qoftë në kampus ose në komunitetin përreth”, thuhet më tej në letër.

Aleanca për Shkëmbimin Ndërkombëtar, një shoqatë që përfaqëson industrinë e shkëmbimeve në SHBA, tha në një deklaratë se mirëpret heqjen e kufizimeve të udhëtimit, por bëri thirrje për përpunimin e menjëhershëm të vizave të shkëmbimit në vendet e prekura dhe për përjashtime për udhëtarët nga vendet ku vaksinat nuk janë gjerësisht të disponueshme.

Ëndrra juaj është të studioni në SHBA? Takohuni me përfaqësues të universiteteve  më të njohura amerikane  vetëm në eventin virtual “Study in USA” më datë 18 Nëntor.

Për tu regjistruar në event klikoni në linkun:

“Eventi Virtual – Study in USA”

Nëse jeni studentë dhe ëndërroni të udhëtoni drejt SHBA, Integral Educational Programs ka hapur aplikimet për programin Work & Travel USA 2022.

Për tu regjistruar për programin Work and Travel USA:

WORK AND TRAVEL USA – APLIKONI TANI!

Lajme të lidhura

Gjithcka qe duhet te dini rreth programit Work and...

Ky është programi më i njohur për studentë. Qëllimi i këtij programi është t’ju mundësojë studentëve të huaj, që gjatë...
05.09.2025 Lexo me shume

5 benefite të Programit Work and Travel USA

5 benefite të Programit Work and Travel Programi Work and Travel USA është një aventurë mahnitëse për këdo që guxon të dalë nga zona e komf...
03.01.2024 Lexo me shume

Rezervoni një konsulencë

Hapi 1 nga 3

Identifikimi

Fjalëkalimi i harruar?

Ende nuk keni një regjistrim?

Krijo profil

NDIQNI HAPAT E ARDHSHËM DREJT
ARSIMIT TË ËNDRRAVE!

Krijoni profilin tuaj për të gjetur kurset më të përshtatshme të gjuhës dhe mundësitë arsimore jashtë vendit dhe në Shqipëri.

Regjistrimi

A keni tashmë një regjistrim?

Identifikohu këtu

FJALËKALIMI I HARRUAR?

Ndodh tek secili. Shkruani adresën e e-mailit me të cilën jeni regjistruar që të mund të merrni qasje.

DËRGO KËRKESË

Lista e institucioneve të zgjedhura nuk do të ruhet nëse nuk regjistroni profilin tuaj. Jeni të sigurt që dëshironi të vazhdoni pa të?

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Ruani listën e institucioneve të zgjedhura.

Krijoni profilin tuaj personal në platformë!

  • Zgjat më pak se një minutë
  • Shihni përmbajtje të dobishme të disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar
  • Merrni të parët informacione dhe lajme për temat që ju interesojnë
Regjistrimi A keni tashmë regjistrim? Identifikohu këtu

ABONOHUNI PËR LAJMËRIME DHE OFERTA AKTUALE

Merrni informacionin aktual nga Integral

Ju lutemi zgjidhni për cilat programe dëshironi të merrni lajme dhe oferta:

pages.front.server_error_title pages.front.server_error_message