Organizohen vizita në atraksione dhe evente kulturore në Vjenë, mësime të valzit vjenez, si dhe kuize. Aktivitetet e mbrëmjes përfshijnë disko, shfaqje filmash dhe shëtitje në Vjenën e natës.
Shkolla verore per te rinj Vjene
Qyteti dhe shkolla
Qendra e gjuhës ndodhet direkt përballë Pallatit Belvedere, në një ndërtesë të bukur në stilin Art Nouveau. Kjo është një nga zonat më të bukura të qytetit, ku ndodhen shumica e ambasadave dhe rezidencave të huaja. Me transport publik, Sheshi Stephansplatz arrihet për vetëm 15 minuta. Objekti i rinovuar ka 6 klasa moderne dhe me ajër të kondicionuar, një bibliotekë multimediale dhe një kafene. Gjatë sezonit veror, qendra përdor edhe 15 klasa shtesë në një ndërtesë pranë, afër parkut dhe fushave sportive.
Akomodimi
Akomodimi ofrohet në një hotel modern B&B “St. Marx”, me vendndodhje shumë të mirë, vetëm 15 minuta me transport publik ose 30 minuta në këmbë nga shkolla. Ofrohen dhoma treshe me banjo dhe peshqirë në përdorim. Mëngjesi është i përfshirë. Dhomat teke dhe dyshe janë të disponueshme me pagesë shtesë, si dhe darka në një restorant pranë. Ekziston mundësia për menu vegjetariane dhe vegane.